Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmeOPINIONEGrushtshteti nė tentativė   
Grushtshteti nė tentativė

 


Grushtshteti në tentativë


Nga: Korab Blakaj Më: 21 mars 2020 Në ora: 19:44


 



Korab Blakaj




„Dy javë ka jetë Qeveria Haradinaj!Të gjithë treguesit orientojnë tek një fitore e ngushtë e VV së.Koha e Kurtit Kryeministër ka ardhur.“ Ky mesazh u gjet në imboxin tim të Email it, dërguar nga një ish deputet zvicran tashmë me punë në Amerikë, me të cilin jam njohur rastësisht në njërën nga ulëset e Hotel Dugagjinit para disa vitesh.Me Kurtin u pata takuar pak ditë pas.Mikpritja e tij më bëri që të rezervohesha nga ky informacion për të , por ne folëm për orientimin e Lëvizjes karshi Bashkimit Kombtar, diçka që më duhej për tu pozicionuar politikisht, dhe frikën se mos informacioni që kisha dilte i gabuar dhe unë bashkë me të!



Saktësisht doli e vërtetë.Haradinaj dha dorëheqje në një prononcim para mediave, duke kombinuar të pavërteta për largimin e tij.Dhe ndodhi 6 Tetori.LDK e menagjoi situatën në mënyrë brilante duke nxjerrur z.Vjosa Osmani kandidate për kryeministre, ani pse kisha dëgjuar më veshët e mij nga njërëz të rendësishëm të partisë që ajo ishte „kartë për tu djegur „.Për dëshirën time rezultatët e para nxorën humbës treshkronjat PAN !Stërzgjatja e numrimit e zbehu ndryshimin, pastaj veshtirësitë e arritjës së koalicionit I dhanë pamjen e një bashkimi artificial,fizionomi e të cilit do të ishte Plogështia!E mbi të gjitha me ra morali terësisht kur në mesin e figurave të mira për ministra u betonua Agim Veliu.E kam diskutiar me shumë shokë gabimin e LDK së në propozim dhe gabimin e z.Kurti në emërim të tij si ministër dhe përkundër dëshirës time ky gabim doli të ishte i vërtetë.



Miqve e familjarve në LDK u pata kërkuar publikisht të më kërkonin falje ngase më kishin kundërshtuar ashpêr për hilet e paralajmëruara nga unê të Isa Mustafës , që poashtu dolên dritës për diell!


Qeveria doli nga një seancë parlamentare ku analfabetë funksional e bythëlepirës partishë opozitare po provonin të lexonin pa belbëzime shkrimet e tyre të turpit, aq Sa edhe votuesve të tyre të turpëruar ua zgjoi gerdinë.Sytë u kthyen nga Kurti.



Kurti po përpiqëj ti krijonte hapsirë LDK së të shkëputej e para nga kthetrat e PRONTO MAFISË e kjo e vuri në dilemë Agim Veliun.Seq ka një ngjashmëri ajo figurë e korruptuar me tregimin ku qeni iu ankua luanit se emri I reflektonte nenqmim ndër kafshët e pyellit.Luanit siq I takonte e këshilloi të pajtohej me emrin por qeni insistoi të pastrohej nga ai emer!Atëherë luani I dha një copë mishi ta ruante deri të nesërmën si provë e meritës për ndërrimin e emrit!Por qeni e humbi durimin, filloi ti shkojë leng nga goja.Mendoi me veti, po e ha, emrin e mirë e kam, qen, dhe e hëngri!


Shkoi tek PAN i, tek strategjia antikombtare e rrezimit të Qeverisë.


Agimi e hêngri shkarkimin, sepse sabotimi dhe organizimi paralel nuk shkojnë bashkë me udhëheqjen e Ministrisë ma të randësishme të një shteti!


Në natën e të martës fuqitë e nëntokës po jetësonin grushtshtet klasik!


I prirë me disa veprime paraprake suksesi dukej I garantuar!



1) magazinimi i miellit dhe krijimi i frikës artificiale të ushqimeve në popull


2) shfrytezimi i kufizimit të lirisë se levizjës dhe mbledhjës se njerzve nga rreziku i virusit Corona


3) Sabotimi i vendimeve qeveritare nga Ministri i Punëve të Brendshme


4 ) diplomacia e dyfishtë e LDK së përmes Skender Hysenit e Abdullah Hotit me farsen e njohur të antiamerikanizmit „!



5) tentimin e shpalljës se gjendjës së jashtëzakonshme duke i kaluar PRONTO MAFISË pushtetin e plotë egzekutiv dhe duke eleminuar rolin e Kryeministrit


6) incidentet e orkestruara ndëretnike me plane për të vdekur nga radhët e FSK sê


7) eskalim real i situatës së sigurisë dhe pastaj vendimet e jashtëzakonshme.Nënshkrimin e marrveshjës për ndryshimin e kufijve: largimin e taksës dhe shpalljën e Lëvizjës Vetëvendosje si organizatë terroriste me „fakte „ të fabrikuara për sulmin mbi Kuvendin e Kosovës, vrasjën e Astrit Deharit, organizatën tashmë të shpallur terroriste Syri i Popullit!


Ky ishte skenari ogurzi i PRONTO MAFISË me qenin brenda Qeverisë!





Pra të lumtë Albin.Strategjitë ogurzeza i ke amortizuar duke e vetshkarkuar Qeverinë.Do të ndërtojmë Qeveri të re, 50 plus 1 përqind, atëherë kur populli ynë ta meritojë, e si dukët është afër kësaj merite!


Partia e akademikëve le të mbytet në mykun e tradhtive ndaj votuesve të vet si çdoherë.


Partia e dezorientuar e kryerrumve të Dugagjinit le të mbytet në tradhëtinë ndaj Çakorrit dhe tashmê takshes së famshme,


Partia e pragut le të mbytet në hajninë e tyre


Partia e PRONTO MAFISË le të vazhdojë...., sepse jeta njerzore nuk manifestohet vetemse në luftën e të mirës ndaj të keqës!


PS.Harrova.Antiamerikanizmin mos na le në derë Albin.Dhe merr vesh, Ministri I Brendshëm ...!






Nga Deēani, Shtunė, 21 Mars 2020 20:06, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.12945 sekonda me 39 veprime