Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmeLajme Nga KosovaKosova e premtimeve dhe dėshtimeve   
Kosova e premtimeve dhe dėshtimeve

 Qendra pėr Politika Evropiane (CEPP) ka publikuar analizėn e Raportit tė Progresit tė Komisionit Evropian pėr funskionimin e institucioneve tė Kosovės gjatė 12 muajve tė fundit. Analiza shqyrton tė gjeturat kryesore tė raportit.

CEPP thekson nevojėn qė institucionet tė forcojnė kapacitetet e tyre vlerėsuese dhe koordinuese pėr adresimin e shpejtė tė sfidave tė kėtij Raporti. Krahasuar me vitin e kaluar, Raporti identifikon mė shumė sfida pėr Kuvendin. Pėrkundėr bashkėpunimit tė pėrmirėsuar mes Komisionit Parlamentar pėr Integrim Evropian dhe Ministrisė pėr Integrim, sfidė e vazhdueshme mbetet mungesė kapaciteteve administrative tė Komisionit pėr tė siguruar koordinim tė pėrngjitshim dhe monitorim tė zbatimit tė planit tė veprimit pėr integrim evropian.

Qeveria dhe Kuvendi duhet tė bėjnė pėrkthimin e tyre nė prioritete konkrete nė buxhetin dhe agjendėn legjislative e vitit 2012. Institucionet e Kosovės duhet t’i shtojnė pėrpjekjet e tyre nė mėnyrė qė mos tė zhvillohet vetėm retroaktivisht por tė shėnoj edhe ndonjė progres tė ri.

Analiza e CEPP vlerėson ciklin e fundit zgjedhor si me shumė mangėsi tė cilat kanė rezultuar nė cenim tė kredibilitet dhe legjitimitet tė tė gjithė procesit zgjedhor. Kėrkohet nga institucionet e Kosovės qė me vendosshmėri tė adresojnė mashtrimet zgjedhore. Analiza e CEPP thekson rėndėsinė qė ky Raporti i Progresit i kushton veēanėrisht njė ēėshtjes sė administratės publike. Administrata publike nuk ėshtė identifikuar si problem vetėm nė Kriteret Politike, mirėpo duket se ėshtė shqetėsim serioz i cili shtrihet horizontalisht nėpėr tė gjitha fushat kur flitet pėr mungesė kapacitetesh.

Risia e kėtij viti ėshtė propozimi i Komisionit pėr tė filluar dialogun e strukturuar nė fushėn e Sundimit tė Ligjit. Modaliteti dhe forma tė cilėn do ta merr ky dialog nuk ėshtė bėrė ende publike. Analiza pėrmban shtojcėn qė paraqet sfidat e identifikuara nė secilin sektor dhe nėn-sektor tė pėrfshirė nė Raportin e Progresit. Nė mėnyrė qė ta bėjė mė tė kuptueshme llojin e sfidės, CEPP ka bėrė ndarjen e tyre nė tri kategori: kėrkesa politike, ligjore dhe institucionale.


Nga Albin, Hėnė, 17 Tetor 2011 08:34, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.12536 sekonda me 39 veprime