Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmeOPINIONEDhe, iku Albini e shkoi Vjosa   
Dhe, iku Albini e shkoi Vjosa




Dhe, iku Albini e shkoi Vjosa.


Tevona u tha gjithçka.
Mjaftoi pusit me ia çelë digën, e fushat m’u përmbytë!
Ata, ishin kanë fry si rrshiqi, e fryma u duel, jo vetëm gojës e veshve, por edhe birës madhe!
Medet, sa t’zezat i kishin pasë përbi për njeni tjetrin! Edhe vet habiteshin, se si kanë mujt me qëndrua bashkë, për pesëdhetë ditë!
Kur shpërthyen t’zezat me sperkala, i mbuluen fytyrat me maska, por shpirtin e lakuriquen!
U shpërlanë marresh! U kthyen n’hijena. Menzi frymojshin prej jargëve. Erë e keqe nisi me kutërbua! Silleshin rreth tij, si rreth hunit, tue gjuejtë si dreqin me gurë. Si shejtanin n’Qabe!
- Ik nalet! N’qafë na more. Ti je e keqja e këtij vendi!
S’na duhet fjala e shnoshë. S’na duhet truni ndryshe! Ik, se me gishta jemi mësua ne!
Me grushta me i mbushë xhepat, jemi mësua! Me lopata hambaret.
Na thave si krandet! Ik! Ti je i larëm. Ne ,me t’bardhën e t’zezën jemi mësua! Ti dredhke tepër! Shumë zhdredhke! Ne vetëm nji rrugë mësua e kemi! Ate tej Oqeanit! Nji derë, tjerat s’i duem!
E kishin rrethua si hienat luanin. Sa ruhej mos t’ia kafshojnë t’pasmen, sa ruhej mos t’ia shkyejnë barkun. Kur ulej i suleshin, kur çohej i zgërdhinin dhambët!
U fliste shqip, por s’mjaftonte. E kishin harrua gjuhën e arësyes!
Atëherë zbriti si nga Kosharja, ushtari i Agim Ramadanit, Gjeneral Anton Quni. E vuni besën e fjalën, zemrën peng e la mes tyne! Por s'piu ujë bujaria, se hijenat ishin tërbua!
Ky i riu i t'rinjve, u ngrit e tha: Nji derë t’madhe e kemi, e po mundohem me çelë edhe tjera! T'madhën s'e kam mbyllë, mos folni keq, se nuk mundem edhe me dashtë! Ajo s’byllet për shqiptarët! Ajo asht buka e uji, qielli e toka. Vet liria e ’99-tës. Ekzistenca e këtij populli. Amerikë asht ajo, që flenë edhe n’zemrën time!
Pse nuk shkove pra? N’kor krrokatën!
Sepse nuk shkohet dosido. Duhet mendua dhetë herë para se t’prehet fati i atdheut! Para se t’vehet firma ime! S’i kthehen asaj fjalët mbrapa. Amerikë asht ajo!
Por kot fliste. Ata e gjuenin me gurë, sikur ta vranin t’keqën e vet!
U frigove! U dorëzove! Mashtrues je, ik!
S’na duhet fjalë e mençur, fjalë guri na duhet, komandantash që djegin si rrufeja!
Na e largove gjelin! S’mund t’kokorisin pulat ma, as ve s’bajnë. Kotecin na e shkretnove!
Dhe gurgulloi lum Vjosa!
S’flas me juve u tha. Me popullin tim flas. Me ata që me zgjodhën, dhe ata nuk i mashtroj!
Për gjithçka që foli Albini, pajtohem, se premtua n’fushatë u kemi. Unë s’frikohem si ju, as nga pula as nga gjeli, se atyne, nji kokërr votë populli s’ua dha!
S’e tradhtoj partinë, por nuk e votoj poshtërsinë tuaj e urdhnin e saj!
Popullit i premtuem mos me lidhë besë me hajna, hijena, ujq që kafshojnë! Me kriminela miqësi s’bajmë. Ata duhet t’largohen. S’baj me ta kualicion!
Dhe mori fund gjithçka.
Ata, t’mjegulluem mendjësh, i ngritën duert. E votuen vdekjën e vet, tue ia kthye popullit shpinën, t’mbuluem me maska!
Dhe, iku Albini e shkoi Vjosa. Triumfues si n’fushata!
Tani, don Zoti e del populli nga birucat, i shnoshë, e bari gufon nga shiu veror, e luzojmë edhe njiherë për me knua kangën “Kur ta ktheva Kosovë shpinën”
Unë shkrova, por s'dita kush pati të drejt?


Dardani, 26, 03. 2020





Nga Deēani, Enjte, 26 Mars 2020 18:51, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.13386 sekonda me 30 veprime