Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmeOPINIONEAnkthi i trathtarėve tė Kosovės:Populli qė do t'i shporrė shumė shspejt!   
Ankthi i trathtarėve tė Kosovės:Populli qė do t'i shporrė shumė shspejt!


Ankthi i tradhtarëve të Kosovës: Populli që do t’i shporrë shumë shpejt!


Nga: Hajro Limaj  Më: 31 mars 2020 Në ora: 20:07


 


 


 



Kolonel Hajro Limaj
Drejtor i Instututit të Politikave të Sigurisë Kombëtare


 


 


 


Nga  kriza politike e ditëve të fundit ne Kosovë ,e krijuar nga  skenaristët e përhershëm Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, në kohën kur e gjithë bota është ngritur në këmbë për t’u mbrojtur nga kercënimi jetësor i COVID-19,  u sqaruam nga shumë  debate, fakte dhe deklarime të  brendshme dhe të jashtme  për shkaqet e vërteta dhe të vetme  të mësymjes për shkarkimin e qeverisë Kurti.
Vendimet e qeverisë 50 ditore të drejtuara nga Albin Kurti për politikat e brendëshme dhe të jashtëme të Kosovës, duket se  tronditën të gjithe paraardhësit e tij shtetarë, qeveritarë dhe politikë, vecanërisht Thaçin dhe Mustafën, të cilët kanë probleme të vjetra e të reja edhe me drejtësinë në Kosovë dhe në Hagë. 1.Me vendimet e qeverisë dhe ligjërimin në kuvend,Thaçit  iu hoq e drejta e përfaqësimit të Kosovës në dialogun me Serbinë, detyrë, e cila sipas kushtetutes i takon kryeministrit. 2.Kurti, i vendosur dhe pa asnjë ekuivok, deklaroi  se të gjitha takimet e ardhëshme me Serbinë dhe negociatorët amerikanë dhe europianë, do të kryhen vetëm nga kryeministri. 3.Gjatë  takimeve dhe diskutimeve  direkte me Serbinë apo edhe me negociatorët e SHBA-së, Bashkimit Europian apo të  institucioneve të ndryshme të sigurisë botërore, do të trajtohen problemet dhe çeshtje të marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, përjashtuar sovranitetin dhe tërësinë territoriale të saj, të njohur nga 115 vende të botës. Kosova dhe shqiptarët janë të gatshëm që të kenë me Serbinë marrëdhënie të fqinjësisë të mirë, sikur Franca-Gjermania, por, së pari, Serbia duhet të njohë krimet, të kërkojë ndjesë dhe të heqë dorë nga lufta që bën kundër shtetit të vogël të Kosovës, të cilit ia pengon anëtarësimin në OKB, si dhe në institucionet ndërkombëtare, sikur UNESCO, OMS, INTERPOL etj 4. Pastrimi i administratës dhe shkrirja e bordeve të panevojshme, rishikimi i korrupsionit dhe krimit ekonomik në qeverisjet e kaluara tronditën dhe frikësuan në palcë Thaçin, Mustafën dhe të gjithe gardën e vjetër, që ka  qeverisur Kosovën.
Masat  që Kurti po merrte për  formimin dhe konsolidimin e shtetit demokratik dhe ligjor të Kosovës, e  tmerruan Thaçin, që akuzohet deri për tradhëti kombëtare dhe është paralajmëruar për shkarkim nga detyra dhe ndjekje penale. Në këto kushte, ai zgjodhi si varkë shpëtimi të realizonte skenarin e shkarkimit të qeverisë Kurti me bashkëpunëtorin e tij, Isa Mustafa. Që Mustafa ishte me zemër  dhe urdhëra kundër krijimit të qeverisë Kurti, e tregoi plotësisht vehten  gjatë bisedimeve për formimin e koalicionit qeverisës, të cilin e tejzgjati për 2 muaj. Kushtëzimi që i bënte Kurtit, që në marrëveshje të shkruhej Isa Mustafa, si presidenti i ardhshëm i Kosovës, tregoi  karakterin e tij  të pasinqertë, karrierist dhe të pavlera. Në vend të interesave të popullit të varfër e të shumëvuajtur të Kosovës ai kërkonte të mbreteronte vetë, kur më parë ishte dëshmuar si një  kryeministër pa aftësi drejtuese,apo më tepër. Për ta rrëzuar qeverinë Kurti me mocionin e besimit, Mustafa përdori  si preteks shkarkimin që i bëri kryeministri ministrit të Punëve të Brendëshme, Agim Veliu, me arësyen bindëse  se ai,  në kundërshtim të plotë me funksionimin e një anëtari të  qeverisë, bënte opozitë kundër saj.Shkarkimi nga detyra e një ministri është e drejtë eskluzive e kryeministrit dhe jo e pazareve politike, që kërkon Mustafa, ky varrmihës politik i fshehtë apo i urdhëruar i një qeverisjeje demokratike.
Vendimet me shumicë ministrore janë të detyrueshme për të gjithë, ai që është kundër jep dorëheqjen dhe pastaj është i lirë të mbrojë e komentojë mendimet dhe qëndrimet e tij. Dhe më e madhja, Isa Mustafa si pikë të dytë përdori “antiamerikanizmin “ e Kurtit për mos-heqjen tërësisht të taksave ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnje- Hercegovina, pa i vënë asnjë kusht Beogradit, që të ndalë revanshin e ndërmarrë për tërheqjen e njohjes së shtetit të Kosoves në disa nga vendet e Botës së Tretë. A ka shërbim më të madh ndaj Serbisë dhe ortakllëk më të hapur  me Vuçiçin? Qëndrimi i kryetares së kuvendit,Vjosa Osmani, e cila është nën kryetare e LDK-së në mbeshtetjen zyrtare ndaj politikave dhe qëndrimeve të qeverisë Kurti ngriti në këmbë dhe bëri për vehte shumicën e popullit liri dhe shtet-dashës të Kosovës.
Në faqet zyrtare të Kurtit dhe të Osmanit me mijëra qytetare të Kosoves, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Diasporës Shqiptare u shprehin hapur e me kurajo mbështetjen e tyre. Vjosa  dhe  Albini janë besnikë edhe të SHBA, edhe të BE, edhe të popullit të Kosovës! Prandaj populli më  proamerikan,kosovar i votoi më shumë këta të dy pikërisht për këtë dashuri të sinqertë ndaj SHBA-ve.. Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa janë dy liderë të komprometuar, që kanë vjedhur me mashtrim votat e popullit të Kosovës për të zgjatur pushtetin! Ekspertët amerikanë dhe evropianë e dinë shumë mirë se me çfarë manovrash kanë uzurpuar pushtetin Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, sikur e di edhe populli i Kosovës. Faktorizimi i Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës nga Richard Grenell është absurd. Nuk përkon me stilin e demokracisë amerikane! . 5.Debatet e shkakut kryesor të rrëzimit të qeverisë Kurti, ku i dërguari i administratës  së Trumpit, Grenell, akuzohet se mbështeti Thaçin për largimin e Kurtit,  për arësye se ai kundërshtonte çdo lloj diskutimi apo harte për shkëmbim territoresh, e detyruan atë që menjëhere të dilte dhe të justifikohej, duke thënë se “nuk ishte në dijeni”. Por e gjithë masmedia amerikane dhe evropine Grenellin e  përshkruajnë jo vetëm si ambasadorin amerikan më të dështuar në Gjermani, por edhe si një përfaqësues të një pjese të administratës Trump, që mund të realizojë një marreveshje të shpejtë Vuçiç -Thaçi, kur më parë  deklaronte se do të mbështeste çdo marrëveshje, që ata do të firmosnin. Dhe kjo do të përdorej si një sukses politik i Trump për zgjedhjet presidenciale  të muajit nëntor, fushata  e të cilave ka filluar, me një bilanc negativ apo dizavantazh për Trump në frontin e politikës së jashtme.
Por ndaj Grenellit analistë  me emër ne gazetat kryesore amerikane dhe evropiane kanë shtruar më shumë të drejtë një pyetje thelbësore: Nëse shkëmbimi i territoreve nuk është duke u negociuar, atëherë përse në deklarimet e tij nuk shprehej formulimi,”njohje reciproke e sovranitetit dhe e integritetit territorial të Kosovës”. Qëndrueshmëria  në detyrë e Kurtit ose kalimi në zgjedhje të përgjithëshme të parakoheshme, ku ai, nga sondazhet jo vetëm do t’i fitojë thellë zgjedhjet, por mund të krijojë i vetëm qeverinë, do ta shpëtojë nga ky revansh i realizimit të pershpejtuar të një marrëveshjeje Thaçi-Vuçiç, nga e cila Kosova do të humbasë territore dhe shumë të drejta të tjera të njohura sot ndërkombëtarisht.
Këtë fitore  ai do ta ketë më të lehtë, nëse kryetarja aktuale e Kuvendit, një intelektuale dhe atdhetare e vërtetë, do të shkëputet nga Mustafa dhe do të krijojë sa më parë një parti, që të përfaqësojë LDK-në e vërtetë apo të Ibrahim Rugovës dhe të ardhmen e Kosovës. 6.”Gjarpëri” i Kosovës, Hashim Thaçi, duke shfrytëzuar COVID-19,  kërkoi të shpallte gjendjen e jashtëzakonëshme, me të cilën ai përfitonte shumë nga kompetencat që i jepen në këtë gjendje. Kundërshtimi i prerë i kryeministrit Kurti, e detyroi presidentin deri sa t’i bënte thirrje popullit të Kosovës, që të mos zbatonte vendimet e qeverisë për masat kundër koronavirusit, kur e gjithë bota po merr masa më të forta  për ndalimin e lëvizjes së njerëzve, të mjeteve të transportit, të punës në fabrika, arësim në të gjitha nivelet. Prandaj, me të drejtë, më 30 mars 2020,  ministri i brendshëm e kallzoi Thaçin në prokurori për shkelje të ligjeve kushtetuese. Dhe po të kishte shtet me pushtete të ndara do të dënohej 5 vjet me burgim. 7.Në këtë situatë  të vështirë të Kosovës, ku në vend që Thaçi dhe Mustafa të mbeshtesnin qeverinë Kurti, për të shpëtuar jetën e qytetarëve të Kosovës ndaj rrezikut të COVID-19, krijuan skenarin e rrëzimit të qeverisë. Qëndrimeve dhe deklarateve hipokrite të Thaçit, Mustafës dhe Grenellit iu përgjigj miku i madh i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel, i cili shkruan më 20 mars: “Unë e kam vizituar Kosovën shumë herë dhe me besim mund të them se amerikanët nuk marrin një mirëseardhje më të ngrohtë në asnjë vend tjetër në botë”. Si kryesues i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, ai  shprehu shqetësimin e tij rreth qasjes së administratës së Donald Trump karshi Kosovës.
“Kjo është arsyeja pse unë jam shqetësuar gjithnjë e më shumë me taktikat e ashpra që administrata e Trump po përdor me Prishtinën. Departamenti i Shtetit ka kërkuar prej kohësh që Kosova të heqë tarifat e saja ndaj Serbisë. Por kjo administratë shkoi drejt ndëshkimeve ekonomike vetëm pak javë pasi qeveria Kurti mori detyrën. Në vend që të linte një qeveri të re të ballafaqohej me pandeminë, agjencitë e saj dhe të vendosë procedura të brendshme, SHBA-ja kontribuoi në një krizë politike në Prishtinë mbi taksën për Serbinë”..“Presioni që i është imponuar Prishtinës për tarifat është i pabalancuar”,sepse “diplomatët serbë po lëvizin nëpër vende të ndryshme të globit duke bërë presion për të tërhequr pavarësinë e Kosovës dhe Serbia po i thellon marrëdhëniet me Moskën, duke blerë sasi të konsiderueshme të armatimit rus”. “Në fakt, nën Aktin Kundër Kundërshtarëve të Amerikës përmes Sanksioneve (CAATSA) të miratuar nga Kongresi, pas ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016, këto blerje të armëve kërkojnë nga Administrata të vendosë sanksione ndaj Serbisë.
Ne as që i kemi imponuar ato sanksione dhe as nuk kemi bërë presion mbi Serbinë për t’i dhënë fund përpjekjeve të saj të ç’njohjeve të pavarësisë së Kosovës”,,Andaj konsideron ai, “diçka nuk është në rregull me politikën e SHBA-së dhe ne duhet ta korrigjojmë atë”. “Ne duhet të fillojmë me ribalancimin e qasjeve tona ndaj Serbisë dhe Kosovës. Ne duhet të punojmë me aleatët tanë evropianë për t’i trajtuar të dy vendet si partnerë të pavarur dhe sovranë, duke zbatuar standarde të qëndrueshme për të dy palët ndërsa përpiqemi të rinisim bisedimet e paqes. Kur ligji amerikan thotë se duhet të sanksionojmë Serbinë për shkak të lidhjeve të saj të sigurisë me Rusinë, kjo duhet të ndodhë”. Për më tepër, SHBA duhet të rifillojë menjëherë ndihmën e saj përmes Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC). Modeli MCC bazohet në tregues objektivë, të bazuar nga të dhënat dhe në një bazë të dakorduar reciprokisht midis SHBA-së dhe vendit pranues. Përdorimi i kësaj ndihme si presion për veprimet që nuk kanë të bëjnë me MCC ose misionin e saj, e bëjnë agjencinë në një tjetër mjet presioni – pikërisht në çfarë nuk synon të mos jetë”. “Po ashtu personalitete të tjera politike dhe mediatike amerikane ditët e fundit kanë shprehur të njejtin shqetësim për gabimet e një pjese të administratës së presidentit aktual, me përfaqësuesin e tij të posaçëm Grenell, si edhe ndaj përfaqësuesit të tij për Ballkanin Perendimor, dhëndërin e Beogradit, Palmer. Por edhe pse më qetë, shprehet qartësisht dhe publikisht se Bashkimi Europian,veçanërisht  zonja e hekurt e Gjermanise, Angela Merkel, nuk janë dakord me këto qëndrime të Thaçit, Mustafës, Ramës dhe Grenellit, duke refuzuar çdo lloj negociatash Kosovë –Serbi pa reciprocitetin e barabartë dhe veçanërisht me kushtin që  të mos shtrohet në asnjë tavolinë  bisedimesh idea apo kërkesa serbo-ruse e ndryshimit të kufijve dhe për shkembimin e territoreve.
Ata  mbrojnë vendosmërisht sovranitetin dhe tërësinë territorialë të Kosovës, duke i kushtëzuar prerë Serbisë se pa njohur pavarësine dhe shtetin e Kosovës nuk do të bëhet kurrë anëtare e Bashkimit Europian. Për këtë qëllim, ditët e fundit BE emëroi edhe  negociatorin e saj, i cili do të lëvizë brenda këtij kuadri. Në këto ditë të vështira BE e rishprehu dashamirësinë dhe mbështetjen e  Kosovës edhe me 5 milionë euro ndihmë për të zbutur dëmet nga coronavirusi, ndërsa SHBA me 1 milion euro. Të gjitha keto sqarime i bëjme për të influencuar tek opinioni publik i Botës Shqiptare, mbi të vertetat rreth gjendjes, që po kalon Kosova, kur përsëri  Thaçi, si president i Kosovës nuk mbron interesat më madhore të vendit, por kërkon të rishkelë kushtetutën për krijimin e një qeverie të re të gardës së vjetër të korruptuar dhe të denigruar. Se përse kuptohet lehtë. Ai kërkon të realizojë qëllimet e tij të mbrapshta me Vuçiçin dhe t’i shpëtojë  gjykimit ndërkombëtar dhe atij të Kosovës. Nga ana e tij, Isa Mustafa, një gur i vjetër shahu, diletant dhe dilerant në politikë, sot në mengjes, më 31 mars, kërcënoi kundërshtarët e tij kosovarë  dhe “disa shqiptarë”(nënkuptohet nga Tirana, Shkupi, Tetova), që këmbëngullin për shporrjen dhe dënimin sa me shpejte të tij dhe të Thaçit,  sepse me kundërvënien e tyre përbëkan  shqetësim “për jetën e qytetarëve, familjeve …”.
Është e pritshme që ai dhe Thaçi të ndjejnë frikë dhe panik e të kërcënojnë. Ata e ndjejnë se fundi i poshtërsive të tyre do të jetë  i shpejtë. Fatkeqësisht, Bota shqiptare vazhdon të prodhojë shumë tradhëtarë, të cilëve populli kërkohet t’u kundërvihet me vigjilencë e në rrugë demokratike, duke  i flakur me votë nga institucionet shtetërore dhe duke i vënë pas hekurave.




Nga Deēani, Enjte, 02 Prill 2020 09:17, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.02437 sekonda me 30 veprime