Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmeOPINIONEProfesori tregon kė po duan ta eliminojnė...   
Profesori tregon kė po duan ta eliminojnė...

profesori tregon kë po duan ta eliminojnë...


Nga: A.M. Më: 18 prill 2020 Në ora: 09:38


 



Foto ilustrim “Bota sot”




Njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka zbuluar qëllimin e qeverisë së mundshme LDK-AAK-NISMA-AKR.



“Qëllimi i Qeverisë së re LDK-AAK-NISMA-AKR më shumë ka të bëjë me eliminimin e frymës së re politike në krye me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, sesa me nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë, për shkak se për këtë marrëveshje nuk vendos as Serbia e as Kosova, po BE-ja me Lajçakun dhe SHBA-ja me Grenelli e si do thonë ata do bëhet, prandaj kjo është më shumë propagandë mashtruese ndaj popullatës së Kosovës”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.



“Kjo Qeveri e re është e pa pëlqyeshme për popullatën, po e pëlqyeshme vetëm për Thaçit dhe dëshirat e tij, ai tejkalon Kushtetutën e Kosovës vetëm për ta çuar kahjen e drejtimit politikë drejt interesave të tij politike. Qeveria e re LDK-AAK-NISMA-AKR, Thaçit ia siguron mandatin e dytë të Kryetarit të R. së Kosovës e kurrgjë më shumë. Qëllimi i kësaj qeverie të re mbron e mban gjallë klikën e vjetër politike të korruptuar, njëkohësisht lufton klasën e frymën e re freskuese politike të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Qëllimi i qeverisë se re është mposhtja e LVV-së e asgjë më shumë”, ka përfunduar Mehazi për “Bota sot”.






Nga Deēani, Martė, 21 Prill 2020 13:17, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.17644 sekonda me 30 veprime