Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmePOLITIKAZbulohet se nga kush morėn urdhėr Mustafa dhe Haradinaj pėr ta refuzuar thirrjen e Kurtit pėr tryezen e diskutimit   
Zbulohet se nga kush morėn urdhėr Mustafa dhe Haradinaj pėr ta refuzuar thirrjen e Kurtit pėr tryezen e diskutimit

Zbulohet se nga kush morën urdhër Mustafa dhe Haradinaj për ta refuzuar thirrjen e Kurtit për tryezen e diskutimit


Nga: M.H Më: 19 prill 2020 Në ora: 08:37


 



Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj




Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë thirrje partive politike që të mblidhen në një tryezë e të bisedojnë për pandemin të cilen e ka kapluar Kosovën.



Kësaj thirrje nuk iu përgjigjen AAK-ja e as LDK-ja, duke e quajtur antikushtetuese këtë thirrje pasi sipas tyre kjo thirrje është e vonshme dhe e padrejtë nga një qeveri e cila është votuar për mocion mosbesimi.



Në lidhje me këtë temë, Profesori universitar, Enver Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që Mustafa është duke bërë çmos për ta marr një post të cilin ja ka premtuar presidenti Thaçi, duke treguar edhe arsyjet që Mustafa ka refuzuar ftesën e Kurtit.


“Para tri ditësh Isa Mustafa foli online me disa përfaqësues të Parlamentit Europian. Ai ka komunikuar edhe me përfaqësues të Komisionit Europian, ata të Partisë Popullore Europiane si dhe me zyrtarë të kancelares Merkel. Të gjithë këta kanë kërkuar që politika në Kosovë të fokusohet te kriza e rëndë që ka shkaktuar Covid-19. Madje zotit Mustafa i është bërë presion që të heq dorë nga ambiciet dhe lufta politike në kohë pandemie. Të njëjtën kërkesë përsëriti ambasadori amerikan në Prishtinë, Kossnet. Megjithatë Isa Mustafa vazhdon me vetëdije obskurantizmin e tij ndaj katastrofës që përjeton Kosova dhe gjithë bota dhe po merret me të ardhmen e tij politike për të garantuar një mandat si president i Kosovës. Ia ka premtuar këtë post edhe Hashim Thaçi gjithnjë me dakordësimin e Aleksandër Vuçiq. Tashmë çdo shqiptar duhet të bindet se në Prishtinë është e pamundur të kesh pushtet, nëse për këtë nuk jep miratimin Beogradi. Nëse ndodh kjo, atëherë bëhen bashkë të gjithë serbofilët dhe i rrëzojnë ata që nuk i binden Serbisë. Lista Srpska është mbështetje për këto makinacione. I përmenda të gjitha faktet e mësipërme për dy arsye. Së pari për të argumentuar shkakun pse Lidhja Demokratike e Isa Mustafës e refuzoi ftesën e kryeministrit në detyrë për të marrë pjesë në takimin e të hënës për të shqyrtuar masat për përballimin e krizës se koronaviirusit. Dhe së dyti për të tërheq vëmendjen se deri ku ka shkuar, sa thellë janë ngulur rrënjët e politikës serbe te shqiptarët”, u shpreh Profesori.



Më tej, Bytyçi, thotë që edhe Mustafa, edhe Haradinaj e kundërshtuan ftesën e kryeministrit në detyrë, sepse mesa duket kështu kanë marrë urdhërin nga Beogradi. Nuk e di direkt, apo përmes Hashimit e Batonit. E sigurt është se për qëndrimet që Isa Mustafa mban, urdhërat i merr nga Beogradi.


“Nëse Isa Mustafa nuk është shfaq në kohën e artë të Ibrahim Rugovës në këtë linjë, kjo ka ndodhur për shkak se presidenti historik nuk e ka afruar. Dhe s’kishte si ta afronte kur ky burrë lojcak me fatet e Kosovës e kishte lënë peng në hotelin e Zyrihut, derisa shkoi një biznesmen shqiptar dhe i pagoi qëndrimin në atë hotel. Tani e ka nxjerrë fytyrën plotësisht. Në këmbim të postit që ia ka premtuar Thaçi, kërkon të krijojë një qeveri të pakicës shqiptare, por me mbështetje publike të Listës Srpska dhe të filialit të saj, Partisë Demokratike. Fatkeqësisht si filial i Listës Srpska po na provohet edhe AAK. Sa për nismën e Pacollin, ata shkojnë përtej PDK-së. Edhe Mustafa, edhe Haradinaj e kundërshtuan ftesën e kryeministrit në detyrë, sepse mesa duket kështu kanë marrë urdhërin nga Beogradi. Nuk e di direkt, apo përmes Hashimit e Batonit. E sigurt është se për qëndrimet që Isa Mustafa mban, urdhërat i merr nga Beogradi. Nëse do t’i merrte nga Europa dhe Amerika, ata kanë folur: Lereni luftën politike dhe merruni me pandeminë. Vendimi që ata shpallën është në kundërshtim me vullnetin e aleatëve tanë perëndimorë. Ndërkohë Lidhja Demokratike është anëtare e Partive Popullore të Europës. E megjithatë nuk i bindet vijës politike të këtij grupimi evropian. Nuk do të kalojë kjo pa pasoja për Lidhjen Demokratike dhe për Kosovën”, tha Bytyçi.


Profesori, thotë që kryeminsitri I ftoi ata për t’u konsultuar dhe nuk ka shkelje të kushtetutës, mirëpo duke u treguar edhe skeptik se nësë Kurti do të mund të shpëtojë Kosovën.
“U ka humb udha në oborr”, ishte fjala përmbyllëse e Profesorit për LDK-në, e cila kur ishin rastet e para kërkoi karantinimin, tani që virusi është përhap aq shumë kërkon lëvizjen e lire.


“Por lakmia për pushtet dhe frika nga një veting për korrupsionin dhe pasurinë e paligjshme ua ka errësuar sytë të gjithë atyre që në vend të qeverisin, e kanë vjedh popullin e Kosovës. Mospjesmarrja në takim dëshmon se këto subjekte politike nuk kanë në programin e tyre interesat e qytetarëve. Dëshmon se interesat e pushtetit janë mbi jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Kryeministri i ftoi ata për t’u konsultuar. Nuk i ftoi që t’u thoshte “mos e shkelni kushtetutën”, duke krijuar një qeveri antikushtetuese e të paligjshme. Shkeljen e kushtetutës tashmë nuk ka fuqi ta parandalojë Albin Kurti, sepse janë bërë bashkë djajtë që për të mbrojtur pasurinë e vjedhur duan ta shkoqin edhe hartën e Kosovës”.


Image
Enver Bytyçi

Foto galeri

“Nuk e di nëse Albin Kurti do ta mbrojë Kosovën. Sepse shumë patëm shpresuar edhe te Ramush Haradinaj se do ishte gjithë jetën gardian i territorit të saj. Pa thënë mendimin e vlerësimin e fundit për zotin Haradinaj, do të thosha se zhgënjimi ka filluar. Prandaj do të jem skeptik edhe në adresë të Kurtit, madje edhe në adresë të Vjosës, pavarësisht se këtë të fundit nuk e kam parë asnjëherë të çedojë në këtë pikë. Refuzimi për t’u marrë me menaxhimin e krizës e çon LDK edhe në qëndrime kontradiktore. Atëherë kur ishin rastet e para kërkoi karantinimin, tani që virusi është përhap aq shumë kërkon lëvizjen e lirë?! O temporal, o mores! Janë kaq të çoroditur sa harrojnë çfarë kanë thënë para një muaji e çfarë thonë sot! Ndaj dhe nuk dinë as se çfarë bëjnë! U ka humb udha në oborr”, përfundon Profesori për “Bota sot”.






Nga Deēani, Martė, 21 Prill 2020 16:35, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.02403 sekonda me 30 veprime