Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmeOPINIONENėse nuk respektohet Vullneti i popullit tė Kosovės dhe Kushtetuta, do tė ketė protesta popullore   
Nėse nuk respektohet Vullneti i popullit tė Kosovės dhe Kushtetuta, do tė ketė protesta popullore

 


Nëse nuk respektohet Vullneti i popullit të Kosovës dhe Kushtetuta, do të ketë protesta popullore


Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 21 prill 2020 Në ora: 18:01


 



Skënder Sadri Kapiti




Rrëzimi i qeverisë legjitime KURTI dhe më pas imponimi dhe presioni qe behet nga Presidenti Thaçi për një qeverisje tjetër antiligjore dhe kundërkonstitucionale realisht ky do te ishte shfuqizim arbitrar i rëndë i demokracisë dhe i sistemit të saj në Kosovë, pasi ky veprim bie ndesh me ligjet, kushtetutën dhe me shtetin demokratik, pra është një grusht shteti poqese realizohet edhe qeveria sipas skenarit Mustafa-Thaçi, formimi i ndonjë qeverie pa VETEVENDOSJEN, pa fituesen e zgjedhjeve. Pra, nëse nuk respektohet me përpikmëri Vullneti i lirë dhe demokratik i popullit dhe Kushtetuta e Kosovës atëhere do të ketë protesta paqësore popullore.



Ajo e cila konstatohet është fakti se Presidenti i Kosovës ka marrë përsiper dhe po luan edhe rolin e një opozitarizmi kërcënues dhe destruktiv, kunder legjitimitetit demokratik dhe kundër qeverisë Kurti e cila ka shënuar dhe ka hyrë në historinë gjithëshqiptare si qeveria më e mirë, më e përgjegjshme, transparente, më e aftë dhe më e përgjegjshme kombëtarisht e demokratikisht dhe më se e përkushtuar për ta fituar betejën me krimin, korrupsionin dhe me paligjshmërinë. A nuk e shikojnë Presidenti dhe klani antidemokratik e pucist se sa mbështetje të madhe gjithkombetare ka sot Qeveria dhe Albin Kurti?!



Nuk dihet se si ka mundësi dhe ku e gjen guximin apo ku buron presioni e mbështetja e Presidentit të Kosovës për ndërmarrjen e një veprimi të tillë provokativ kaq të rëndë.Si është e mundur që në kohë pandemie, të këtij kërcënimi global për jetën njerëzore që parësore dhe më kryesore për LDK-në, PDK-në, AAK-në, dhe NISMA qënka “ fillimi i dialogut me Serbinë”, madje edhe me një qeveri e cila nuk do të kishte legjitimitetin popullor, kur nuk është as emergjente dhe as jetike normalizimi pa reciprocitet dhe pa i vënë detyrime dhe kushte Serbinë për genocidin e saj kundër shqiptarëve dhe Kosovës; pa i vënë kushte politikës arrogante dhe agresive të saj kundër shtetit të Kosovës?! Në këto kushte dhe me këto pasoja që po u imponohet shqiptarëve populli i Kosovës do të reagojë paqësisht deri me mosbindje civile



Mosbindja civile është një protestë paqësore që bëhet në emër të demokracisë, ligjit, moralit, të drejtës dhe të vërtetës.


Edhe në SHBA, në shtetin kampion të lirive e të drejtave të njeriut, në shtetin model të demokracisë shumë të drejta civile në SHBA janë fituar vetëm me mosbindje civile.


Proteste e mosbindjes civile ndodh kur ndërgjegjsohet masivisht populli si për pasojat ligjore që vijnë nga refuzimi i ligjeve të shtetit; por nga ana tjetër mosbindja ndodh aq më tepër kur nuk respektohen zgjedhjet demokratike, legjitimiteti demokratik dhe as proceduralizmi konstitucional nga qeveria e politika.


Pra, nëse Presidenti i Kosovës vepron me arrogancë në kundërshtim me vullnetin e popullit dhe me Kushtetutën për formimin e një qeveria jolegjitime atëhere ai kështu provokon popullin, a pastaj populli nuk do ta njohë këtë lloj qeverie dhe nuk do t’i bindet asaj. Pra, nuk do ta lejojë që populli të qeveriset nga një qeveri e cila vjen kundër vullnetit të popullit dhe në mënyrë të padrejtë dhe antiligjore.


Shenjat dhe paralajmërimin për mosbindje civile shqiptarët e treguan në protestat e tyre edhe në ditet e puçit parlamentar të datës 25 Mars 2020 ku qytetarët që nga ballkonet e tyre protestuan duke bërë zhurmë më mjete metalike kundër ngjarjeve politike në vend, duke protestuar kundër mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, i iniciuar nga LDK-ja dhe i përkrahur nga partitë opozitare.



Nëse nuk do të ishte kriza e pandemisë së koronavirusit puçistët nuk do të kishin guxuar për ta organizuar grushtin parlamentar të shtetit, por pabesia dhe ligësia antihumane e tyre gjeti kohët më të vështira për të organizuar rrëzimin e qeverisë legjitime të Kosovës. 


Ja se çfarë nder të tjera edhe nga


Deklarata Publike e Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane Prill 20


-Roli i Ambasadorit Grenell ishte i qartë duke e armatosur fort liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafa që të ndahet nga Vetëvendosja (LVV) me qëllim që të rrëzojë qeverinë e koalicionit LVV-LDK të shpresës dhe të ndryshimit, të udhëhequr nga dy politikanë më të mbështetur publikisht — Kryeministrit Albin Kurti dhe Kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani, anëtare e LDK-së. Përveç Hashim Thaçit, Grenell ftoi Skender Hysenin, ish-Ministrin e Punëve të Jashtme dhe përfaqësuesin e gardës së vjetër të partisë së koalicionit të ri të LDK-së, për të dhënë udhëzime se si ta përfundojë këtë qëllim disa ditë para propozimit të votimit të mosbesimit më 25 Mars. Procesi i prishjes dhe destabilizimit të qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike është në kundërshtim me vlerat amerikane, kundër vullnetit të popullit të Kosovës dhe kundër interesave strategjikë të Shteteve të Bashkuara. Ishte gjithashtu e turpshme sepse kjo ka ndodhur në një kohë kur Kosova, Amerika dhe e gjithë bota po luftojnë për të shpëtuar jetët derisa koronavirusi po përhapet. Shumica e përfaqësuesve evropianë kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ndërhyrjes politike të administratës Trump në Kosovë.


Nëse Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij të inkurajuar nga Ambasadori Grenell përpiqen të marrin qeverinë pa zgjedhje të reja ose në kundërshtim me ndonjë dispozitë kushtetuese, trazirat dhe destabilizimi në Kosovë do të pasojnë dhe ka gjasa që Presidenti Trump do të fajësohet.






Nga Deēani, Martė, 21 Prill 2020 17:06, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.02429 sekonda me 30 veprime