Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmeKomente Dhe AnalizaAlbin Kurti letėr ambasadorit tė Francės   
Albin Kurti letėr ambasadorit tė Francės

Kreu i Lėvizjes Vetėvendosje Albin Kurti, i ka dėrguar njė letėr Ambasadorit tė Francės nė Prishtinė Jean-Franēois Fitou, ku ai shpreh pakėnaqėsinė e tij pėr deklaratat e ambasadorit, por edhe jep arsyet qe sipas tij veprime e tyre ishin tė drejta.

Mė poshtė letra e plotė e Albin Kurtit drejtuar Ambasadorit tė Francės, Jean-Franēois Fitou

Albin Kurti
Shkėlqesisė sė tij Jean-Franēois Fitou,
ambasador,
Ambasada Franceze nė Prishtinė, Kosovė,
”Ismail Qemali” 67,
Prishtinė, Republika e Kosovės
I nderuari Ambasador,

Ditėn e djeshme, nėntė aktivistė tė lėvizjes VETĖVENDOSJE! pėrdorėn tė drejtėn e tyre pėr tė protestuar kundėr qeverisė gjatė njė prezantimi pėr liberalizimin e vizave, qė u mbajt nga ministri i Brendshėm, Bajram Rexhepi, nė Institutin e Studimeve Politike Evropiane (ISPE).
Ndėrkohė qė situata nė veri po degradon dhe shumė njerėz e kanė jetėn e tyre nė rrezik, ministri Rexhepi i ka tallur vazhdimisht nė publik qytetarėt, duke shpėrfillur kėrkesat e tyre pėr siguri dhe pėr mbrojtje.


E drejta pėr tė protestuar ėshtė e garantuar nga Kushtetuta e Republikės sė Kosovės, si dhe nga konventat ndėrkombėtare dhe evropiane pėr tė drejtat e njeriut. Protestat konsiderohen si njė kontrbut tepėr i vyeshėm pėr demokracinė nė shumė vende evropiane perėndimore. Gjatė kėsaj proteste, aktivistėt tanė kanė protestuar paqėsisht, por ata janė rrahur, arrestuar dhe mė pas edhe janė keqtrajtuar pasi u ėshtė hequr liria.

Aktivistėt e lėvizjes VETĖVENDOSJE! kanė vepruar ashtu siē do tė kishin vepruar edhe qytetarėt e ndėrgjegjshėm nė cilindo vend tė botės. Aktivistėt kanė vėrshėllyer dhe kanė hedhur pamflete nė ajėr pėr tė mbrojtur tė drejtat e qytetarėve nė tė gjithė vendin, si dhe duke shprehur pakėnaqėsinė e tyre me politikat e qeverisė.


Kjo protestė u bė pėr tė hedhur poshtė manipulimin dhe demagogjinė e njė qeverie, e cila nuk arrin dot tė garantojė as lirinė e lėvizjes brenda territorit tė Kosovės, njė qeveri e cila ka dėshtuar qė tė mbrojė kufijtė e saj dhe nuk plotėson as nevojėn bazė tė qytetarėve tė saj pėr t’u ndjerė tė sigurt nė atdheun e tyre.

Nėntė aktivistė u shtynė dhe u nxorėn me forcė nga salla e konferencave. Por, ata nuk u lejuan tė largoheshin nga ndėrtesa e kolegjit ISPE. Truprojat e ministrit Rexhepi dhe disa policė i ndanė aktivistet nga aktivistėt tanė, duke i mbajtur tė mbyllur kėta tė fundit nė mėnyrė tė jashtėligjshme nė njėrėn prej dhomave tė ndėrtesės, ku dhe filluan t’i rrihnin rėndė.


E gjithė kjo ka nisur nė prezencėn tuaj dhe ka vazhduar gjatė kohės qė ju keni qenė nė prezantim. Pasi ju u larguat, aktivistėt u dėrguan nė burg. Tė gjitha mediat kanė mbuluar komentet tuaja ku ju e keni cilėsuar aksionin tonė politik si njė aksion “fashist”. Pėr mė tepėr, ju i keni krahasuar aktivistėt tanė me fashistėt e vitit 1943, tė cilėt u hiqnin tė tjerėve tė drejtėn e fjalės sė lirė, duke e ēuar krahasimin deri aty sa keni pėrmendur edhe Hitlerin dhe Bavarinė.


Deklaratat tuaja janė thellėsisht ofenduese pėr studentėt qė kanė marrė pjesė nė protestė, pėr Lėvizjen VETĖVENDOSJE!, dhe pėr popullin e Kosovės. Aktivistėt dhe aksioni i tyre nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me fashizmin.


Pėrkundrazi: nuk ka asnjė subjekt tjetėr politik nė Kosovė qė ushqen qėndrime dhe ndjenja antifashiste siē e bėn kėtė Lėvizja VETĖVENDOSJE!. Duke qenė se jemi takuar drejtpėrdrejt dhe kemi diskutuar sė bashku, unė nuk mund ta besoj qė ju nuk jeni nė dijeni tė kėsaj. Prandaj dhe deklaratat tuaja na kanė shokuar sė tepėrmi.


Nėpėrmjet kėsaj letre dėshirojmė tė qartėsojmė nėsė deklaratat tuaja pėrfaqėsojnė edhe qėndrimin zyrtar tė Ambasadės sė Republikės Franceze nė Kosovė, dhe qėndrimin e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme nė Francė.


Kėtė letėr po e nisim edhe tek Ministria e Punėve tė Jashtme nė Francė, tek kryetari i Parlamentit francez, si dhe tek subjekte politike dhe media franceze. Nėse deklarimet tuaja pėrfaqėsojnė qėndrimin zyrtar, dėshirojmė tė shprehim indinjatėn tonė mė tė thellė kundėr kėtyre deklarimeve tė padrejta.


Franca, si popull dhe si Republikė, ėshtė njė shembull i demokracisė pėr botėn. Liria pėr tė protestuar dhe pėr tė shprehur pakėnaqėsinė me politikat qeverisėse pėrmes aksioneve paqėsore politike ėshtė diēka e shenjtė qė qėndron nė themelet e shtetit francez. Franca gjithashtu gėzon njė respekt tė madh si dhe pėrkrahje nga Kosova. Kjo i bėn edhe mė shqetėsuese deklaratat dhe cilėsimet qė ju keni artikuluar.


Ne shpresojmė me tė vėrtetė se ju do t’iu kėrkoni falje aktivistėve dhe publikut, dhe se do ta sqaroni kėtė incident sa mė shpejt qė tė jetė e mundur.


Sinqerisht,
Albin Kurti
kryetar i Lėvizjes VETĖVENDOSJE!
(Kjo letėr i ėshtė dėrguar dje Ambasadorit tė Francės, Jean-Franēois Fitou)




Nga Albin, Mėrkur, 26 Tetor 2011 19:45, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.0312 sekonda me 39 veprime