Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmeAKTUALELoshi “nxehet” me Mustafėn e Hotin, kėrkon pėrjashtimin e kryetarit tė LDK-sė nga Akademia e Shkencave   
Loshi “nxehet” me Mustafėn e Hotin, kėrkon pėrjashtimin e kryetarit tė LDK-sė nga Akademia e Shkencave

 


Loshi “nxehet” me Mustafën e Hotin, kërkon përjashtimin e kryetarit të LDK-së nga Akademia e Shkencave


Nga: A.Zh Më: 29 prill 2020 Në ora: 08:48


 



Avdullah Hoti dhe Isa Mustafa




Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, ka kritikuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafën dhe kandidatin e saj për kryeministër Avdullah Hotin.


Loshi ua ka kujtuar atyre dy deklarata, kur thonin se do ta votonin qeverinë Kurti si qeveri të pakicës dhe se qeveria e varur nga Lista serbe nuk mund të krijohet.




Loshi ka thënë se “nuk ka derë me rrejtë akademiku”, teksa ka kërkuar përjashtimin e Mustafës nga Akademia e Shkencave të Kosovës.



Postimi i Loshit në Facebook, pa ndërhyrje:


A ju kujtohet kur Isa Mustafa deklaronte: “Ne jemi në gjendje ta votojmë qeverinë Kurti si qeveri të pakicës dhe të kalojmë në opozitë?!”


Tash, shih se si nuk lënë gurë pa lëvizur për ta bërë vetë një qeveri të pakicës!


A ju kujtohet kur Avdullah Hoti deklaronte: “Nuk bën të krijohet një qeveri e varur nga Lista serbe. Nuk duhet të lejojmë që qeveria të varet direkt nga Beogradi!?”


Shiheni tash se si vrapon ky vetë pas Listës Serbe!

Me të rrejtë politikani është keq boll, por prapë e ka një derë. Ama, me të rrejtë akademiku, nuk ka derë, bre! Akademia e Shkencave të Kosovës duhet ta ruajë “prestigin” e vet. Ajo duhet t’i përjashtojë nga antarësia Isa Mustafën dhe Avdullah Hotin pse kanë genjyer publikisht. E, këta pastaj le të kënaqën t’u rrejtë. Së pakut, populli ta dijë se Isa dhe Abdullahu janë politikanë, por jo edhe akademikë.






Nga Deēani, Premte, 01 Maj 2020 12:13, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.16084 sekonda me 30 veprime