Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmeAKTUALEIsh bashkėpunėtori i Rugovės: Avdullah Hoti po gėnjen, ai ishte pjesė e partisė sė Bukoshit dhe e shante Rugovėn   
Ish bashkėpunėtori i Rugovės: Avdullah Hoti po gėnjen, ai ishte pjesė e partisė sė Bukoshit dhe e shante Rugovėn

Ish bashkëpunëtori i Rugovës: Avdullah Hoti po gënjen, ai ishte pjesë e partisë së Bukoshit dhe e shante Rugovën


Nga: D.RR Më: 24 prill 2020 Në ora: 13:08


 



Bujar Bukoshi dhe Avdullah Hoti




Ish bashkëpunëtori i presidentit Rugova, Qazim Bajgoraliu, në një postim në Facebook e ka demantuar kandidatin e LDK-së për kryeministër, Avdullah Hotin, i cili tha se në politikë ka hyrë në vitin 2006.



Bajgoraliu ka publikuar listën e kandidatëve të partisë PREK, partia kjo e udhëhequr nga Bujar Bukoshi në vitin 2004, ku shihet se në listë është edhe Avdullah Hoti.



Ai thotë se Hoti me partinë e Bukoshit, e shanin Rugovën dhe shtëpinë e tij në atë kohë.


Postimi i plotë:



Avdullah Hoti, sonte në T7, tha se në politikë ka hy që nga viti 2006. Pse e mshefë kandidimin e tijë (me nr. 078) në PReK-un e Bujar Bukoshit në vitin 2004? Atëhere e shanin Rugovën dhe shtëpinë e Ibrahim Rugovës e quanin çerdhe të krimit, e sot të partë në LDK.
Sa poshtë ka ra Rugovizmi në LDK.


Image





Nga Deēani, Premte, 01 Maj 2020 12:23, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.02339 sekonda me 30 veprime