Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmeOPINIONENė Kosovė ka ndodhė gjenocidi, kėtė e ka bėrė Serbia   
Nė Kosovė ka ndodhė gjenocidi, kėtė e ka bėrė Serbia

Në Kosovë ka ndodhë gjenocidi, këtë e ka bërë Serbia


 


Nga: Ragip Guraziu Më: 1 maj 2020 Në ora: 10:53

 



 


 


 


(Turpin e ish ushtrisë Jugosllave dhe eprorëve serb, për skenimin e vrasjeve të ushtarëve shqiptar dhe gjenocidit ndaj tyre, nuk mund ta lajë as Danubi). Me themelimin e gjykatës speciale, Kosova duhet uregjentisht të shtroj padi ndaj ish ushtrisë jugosllave, gjegjësisht shtetit Serb dhe eprorëve të saj, për 122 ushtarë shqiptarë të vrarë në APJ/Jugosllave, në periudhën 1981/1990.

 






Lista e 122 ushtarëve shqiptarë të vrarë në periudhën 1981 - 1990







2. Agron Haxhi Ferizi, u lind më 1957 në Deçan. U mobilizua në Ushtrinë Jugosllave më 6 janar 1984 në Novi Sad. Më vonë e transferojnë në Baçka Topollë, ku vritet më 25 gusht 1984. Arsyetimi: Ka bërë vetvrasje!




3. Aziz Sadik Kelmendi u lind më 15 janar 1967 në Kraçicë të Lipjanit. Më 1986 mobilizohet në ushtrinë Jugosllave në Leskovc të Serbisë. Emri i Aziz Kelmendit lidhet me inskenimin e Masakrës së Paraqinit të bërë nga sigurimi Jugosllav, në shenjë të krijimtit të urrejtjes mes popujve të federatës Jugosllve kundër popullit shqiptar. Për Azizin u tha se ditën e fundit të lirimit nga armata kishte vrarë dhe plagosur disa ushtarë të nacionaliteteve të ndryshme. Megjithëse dhoma ishte plotë nuk doli asnjë dëshmitarë, prandaj u akuzua Azizi dhe u vra pas shpine në të njëjtën ditë më 3 shtartor 1987 jashtë kazerme.




4. Abedin Sahit Krasniqi, u lind në Bardh të Madh të Fushë Kosovës më 1970. Më 15 qershor 1991 mobilizohet në ushtrinë jugosllave në Manastir të Maqedonisë. Më 14 shtator 1991 e dërgojnë në VP 13-18/6 në Knin të Kroacisë. Abedinin e dërgojnë në logoret e luftës, por pasi ai nuk ishte i sigurtë që të dërgohej në fronte sepse nuk pranonte të shkonte u vra nga Radolub Danoviç, i biri i komandantit të garnizonit të Shkupit Aleksandër Danoviç, më 11.02. 1992. Në shtëpi ju thanë se është vrarë në frontin e luftës kroate.




5. Agim Salih Gllareva u lind më 7 korrik 1971 në Vërbovc të Glogovcit. Në Armatën Jugosllave shkon më 1990 në Kërçovë të Maqedonisë. Prej këtu e transferojnë në Dvor në Uni të Kroacisë. Aty vritet më 14 tetor 1991. Nuk ka shënime. U vra në luftë.




6. Besim Xhemë Bajraktari u lind më 1958 në Junik të Deçanit. Më 1980 mobilizohet në Kazermën e Bihaçit (Bosnje e Hercegovinë). Më 5 gusht 1981 pranë Aeroportit të Ri të Banjallukës e vrasin eprorët e tij. Familjes së tij iu tha se ishte vrarë në një aksident komunikacioni, por pas hapjes së arkivolit u pa se trupi i tij ishte i mbushur me plumba automatiku.




7. Fadil Selim Berdynaj lindi më 1973 në Radavc të Pejës. Më 7 maj 1985 mobilizohet në Armatën Jugosllave në Prilep të Maqedonisë. Më 23 qershor 1985, nga presioni psiqik e fizik, thuhej se Fadili bëri vetvrasje, por fjala ishte për një vrasje me dhunë, sepse nuk kishte shenja të tjera.




8. Jetullah Haxhi Desku u lind më 15. 05. 1970 në Siçevë të Klinës. Më 18 mars 1990 mobilizohet në ushtrinë jugosllave VP 5920/12D të Suboticës (Vojvodinë). Pas dy muajve vritet në Kazermën “14 vojvigjanska divizija”, më 18 maj 1990.



9. Nazmi Abdullah Muja lindi më 25 maj 1962 në Gradicë të Gllogovcit. Në Armatën Jugosllave shkoi në shtator 1981, në Mostar të Bosnje e Hercegovinës, VP 7394/15. Më 25 maj 1982 oficerët e KOS-it e hodhën nga kati i tretë dhe thanë se bëri vetvrasje. Vrasës të tij ishin oficerët: Kapiteni Ante Allajbeg (VP 73-94 Mostar), nënkolonel Simeon Tumanoviç (VP 3945 Sarajevë), dhe nënkolonel Aleksandër Vasilieviç (VP 945 Sarajevë).




10. Raif Adem Isufi u lind më 5 maj 1960 në Kotorr të Skënderajt. Në tetor të vitit 1986 mobilizohet në ushtrinë jugosllave në Bileçe të Bosnje Hercegovinës. U aktivizua komandant reparti në Bohinjsko Bello të Sllovenisë. Më 5.12. 1987 në ora 22 e njoftojnë se gjoja ushtarët shqiptar në Kazermën e Bohinjsko Bello po rrahen me ushtarët tjerë. Raifi gjendej në kazermën e Bledit. E urdhërojnë të shkoj atje por veturë nuk i japin. Niset këmbë me dy shokë të tjerë. Rrugës e sulmojnë me një xhip ushtarak dhe e mbysin ndërsa plagosin rënd një ushtar tjetër nga Koshutova e Mitrovicës, i cili mbetet invalid i përjetshëm dhe me plagë më të lehta ushtari nga Presheva.




11. Shaban Sadik Prushi u lind më 1961 në Prush të Gjakovës. Në ushtrinë jugosllave u mobilizua në postkomandën e Garnizonit të banjallukës, VP 6372/3. Në vitin 1981 u soll i masakruar nga ushtria dhe u varros pa dhënë asnjë informat për familjen.




12. Osman Hajdar Ismajli lindi më 20 gusht 1968 në Gërbavc të Medvegjës. Në armatën Jugosllave në kazermën “Marshali Tito” në Titograd të Malit të Zi. Më 8 korrik 1988 u gjet i masakruar në lumin Moraça. U tha se kishte bër vetvrasje!



13. Setar Mustafë Ramadani u lind më 1972 në Osek Hilë të Gjakovës. Më 1991 u mobilizua në Armatën Jugosllave, të cilin e dërguan në frontin e luftës serbo-kroate. Nga mbrapashpina u vra më 1 shtator 1991 në Trebinje të Kroacisë, “sepse nuk kishte zbatuar urdhërat serbe!”



14. Yzeir Rrustem Sadiku u lind në fshatin Rahovicë të Preshevës më 25 janar 1957. Në vitin 1981 mobilizohet në ushtrinë jugosllave, garnizoni “Lora” të Splitit. Më 12 prill 1982, sipas një informate të tërthortë të oficerit Franjo Tot, oficeri i lartë i shërbimit ushtarak Frane Dobravqiç e ka thirrur Izeirin në raport dhe e ka hedhur nga kati i tretë, ku ka pësuar lëndime për vdekje.




15. Haki Rexhep Shatri, u lind më 9.07.1958 në Tomoc të Istogut. Më 2 shkurt 1985 mobilizohet në Armatën Jugosllave. Ishte stomatolog në VP 2667/9 të Novi Sadit. Pastaj e transferojnë në Garnizonin Ushatrak të Sarajevës. Ditën e fundit të shërbimit e vrasin në pabesi. U tha se bëri vetvrasje në gjendje të rënd nervore!




16. Hamit Jahë Haxhiu u lind më 1. 5. 1957 në Batushë të Gjakovës. Ishte kapiten i klasit të parë në Garnizonin e Nishit. Më 1.2.1990 një ekspeditë tankiste nga Nishi pa pjesëmarrjen e Hamitit ishte hyrë në Podujevë dhe kishte vrarë një qytetar para shtëpisë (Fadil Tallën). Në shenjë aktiviteti për të mbuluar reagimin e mëvonshëm të Hamitit, atë e helmojnë dhe vdes më 22 qershor 1990.



17. Ejup Fejzë Sahiti u lind më 2.2. 1961 në Papaz të Ferizait. Më 1984 mobilizohet në shërbimin ushtarak në Valevë të Serbisë VP 2666. Disa ditë pa mbaruar ushtrinë, me të marrë rrobet civile vritet. Nuk kishte asnjë shpjegim nga ushtria. Edhe gjyqi ushtarak u mbajt por nuk u dhanë informacione për familjen.




18. Rasim Ramadan Zeka lindi më 1.5.1961 në Metërgofc të Podujevës. Më 4 nëntor 1981 mobilizohet në Garnizonin e Komandës Ushtarake të Sinjit (Kroaci), në VP 2427/12. Më parë familja kishte informata se ai po torturohej nga sigurimi ushtarak dhe shkojnë ta vizitojnë por nuk u lejohet. Në natën në mes të 6 dhe 7 prillit 1982 ushtarakët Kapiteni Filipoviç, koloneli Zdravko Barac, majori Janko Janko Milobratiq dhe kapiteni Ivan Kovaqeviç e varën në kabllon e rrymës në kuzhinën e kazermës.




19. Xhavit Alush Berisha u lind më 16. 11. 1967 në Prugovc të Prishtinës. Më 17 shtator 1989 mobilizohet në ushtrinë jugosllave, në Sombor të Kroacisë, VP 3065/4-3. Vetëm dy muaj më vonë e dërgojnë në klinikën ushtarake të Beoradit. Më 12.12.1989 vdes dhe dërgohet pa asnjë shënim për varrim. U helmua.




20. Sami Daut Shabani u lind më 21..1961 në Zaskok të Ferizajit. Në maj të vitit 1985 shkon ushtar në Kazermën ushtarake të Koprivnicës (Kroaci), VP 3790/42. Më 9 janar 1986 vritet pas shpine. U varros pa asnjë dëshmi dhe nënmbikqyrje ushtarake.




21. Ismet Muharrem Bojku lindi më 3 prill 1962 në Gjakovë. Jetonte në Deçan. Më 8 tetor 1981 e dërgojnë urgjentisht në shërbim në Garnizonin Ushatarak të Shtipit VP 444/4 VE-1, në Maqedoni. Më 19 shtator 1982 është helmuar nga komandanti Zvonimir Kostiq dhe me të ardhur në shtëpi vërejti pasojat e helmimit. Komanda ushtrake nuk pranoi rishikimin as Spitali i Shkupit. Vdiq në përjekje për të jetuar më 7 tetor 1982 në spitalin e Pejës.




22. Sami Ali Gashi u lind më 1961 në Prishtinë. Në Armaten Jugollave është mobilizuar në shtator 1980, Garnizonin e Kikindes (Vojvodinë), e pastaj është transferuar në garnizonin Ushtarak të Vërshacit (Vojvodinë). Pas disa ditë bisedash në sigurimin ushtarak më 8 gusht 1981 vritet duke marrë një breshëri plumbash në gjoks.




23. Ali Nazif Sahiti lindi më 1971 në Komogllavë të Ferizait. Më 15 mars 1991 është mobilizuar në armatën jugosllave në Garnizonin e Shtipit(Maqedoni) VP 6381/3 ndërsa më 22 mars 1991 në VP 6381/22. Më 14 shtator 1991 e transferojnë në frontet e luftës në Sllunj të Kroacisë VP 7260/5. Ali e ndiente rrezikun nga Brenda më shumë se nga jasht dhe për këtë i shkruante edhe familjes dy muaj më pare. Më 19. 12. 1991 një ushtar nga Rashka (Serbi) e vret në mes të poligonit të kazermes por ushtria e mbajti në morg 26 ditë me radhë pa e njoftuar familjen.




24. Sefer Bislim Çukoci lindi më 1976 në Cërnillë të Ferizait. Në vitin 1993 organet shtetrore e kërkojnë ushtarë për ta dërguar në frontet e luftës, por Seferi nuk përgjigjet dhe del në ilegalitet. Më 23 gusht 1993 policia dhe ushtria rrethojnë fshatin e tij të lindjes dhe e vrasin Seferin ende pa i veshur rrobet ushtarake.




25. Fahrush Emrush Emini lindi më 1.12.1971 në Zhiti të Vitisë. Më 16 mars 1991 mobilizohet urgjentisht në ushtrinë jugosllave në Derventa të Bosnje Hercegovinës, VP 8840/10. Më vonë e transferojnë në banjallukë. Nga Banjalluka e dërgojnënë frontet e luftës në Staragradishka. Më 16 shtator 1991 goditet me një predhë nga mbrapa në kokë dhe vdes. Në shtëpi u dërgua pa shjegime.




26. Bedri Nimon Bajgora lindi më 5.3.1959 në Vushtrri. Më 1986 mobilizohet ushtar në Garnizonin ushtarak të Pirotit (Serbi) VP 8297/39. Në tre muajt e fundit Bedriu merret vazhdimisht në biseda informative. Më 14 janar 1987 gjendet i varur në parkun e makinave.




27. Halil Halim Binaku lindi më 1952 në Gllobar të Gllogovcit. Më 1981 mobilizohet në ushtrinë jugosllave në Shibenik të Kroacisë. U tregua shumë i zoti në ushtri dhe mori graden edhjetarit. Në mesnatën e 26 nëntorit 1982 u vra në tradhëti.




28. Tahir Azem Gashi lindi më 25. 7. 1971 në Vërbovc të Gllogovcit. Më 16 qershor 1991 mobilizohet në ushtrinë jugosllave në Osjek të Kroacisë, VP 5530/10. Vetëm një javë pas fillimit të ushtrimeve dërgohet në frontet e luftës kundër forcave çlirimtare të kroate, por ushtria jugosllave humb luften dhe fortifikohet në kazermë duke i detyruar vetëm ushtarët shqiptarë që të bëjnë roje. Më 16 shtator Tahiri plagoset rëndë dhe pas tri ditë vuajtje vdes në një veturë, kue gjejnë ushtarët kroat dhe e varrosin në varrezat qëndrore të Osjekut.




29. Tafil Zahir Hyseni lindi më 7. 5. 1962 në Lumbardh (Velikorekë) të Podujevës. Më 3 dhjetor 1984 mobilizohet në ushtrinë jugosllave, por i dërmuar nga jeta në burgje lirohet përkohësisht . Më 17.12.1986 regrutohet në Ajdovqinë të Slolovenisë VP 1266/8B. Nuk e lejojnë të vizitohet asnjëherë nga familja, prandaj më 4 shtator 1985 largohet nga kazerma pa leje drejt shtëpisë. Sigurimi ushtarak e kap dhe e kthen në kazermë ku ushtrohet dhunë deri në vdekje. U tha se bëri vetvrasje.




30. Afrim Bahtir Hyseni lindi më 1. 7. 1970 në Lumbardh (Velikorekë) të Podujevës. Më 17 mars 1991 mobilizohet dhunshëm në armatën jugosllave në Vernik të Vojvodinës. Në ndërkohë në kazermë kupton se do t’i dërgojnë në luft në fronton e Vukovarit. Në fillim të prillit heq uniformen ushtarake dhe ik nga kazerma dhe vjen në vendlindje. Dy javë qëndron në ilegalitet por pas dy javësh policia rrethon fshatin dhe ekzekuton Afrimin me refal automatiku në mes të fshatit duke e lënë kështu dy ditë për ta parë të gjithë.




31. Shefqet Avdyl Prekazi lindi më 1952 në Prekaz të Gllogovcit. Më 1982 mobilizohet në ushtrinë jugosllave në Novi Sad. Më 22 tetor 1982 në vizitë i shkon i vëllau dhe vendosen në Hote “Novi Sadi”. Më 24 tetor 1982 policia speciale e godet Shefqetin në lift me një mjet të fortë dhe e hedh në gropen e liftit.




32. Ibrahim Isuf Kastrati lindi më 1962 në Turjakë të Rahovecit. Më 1984 mobilizohet në Garnizonin e Suboticës. Pas një perleshje ushtarësh Ibrahimi intervenon dhe shuan rrahjen por pasi kjo rrahje mes ushtarësh ishte e programuar nga policia sekrete Ibrahimi denohet me pesë vjet burg të rëndë. Më 30 shtator 1987 vritet në qelinë e burgut në Pozharevc.


33. Miftar Sylë Tali lindi më 15.2.1965 në Babaj të Bokës, Malsia e Gjakovës. Më 20 qershor 1986 mobilizohet në ushtrinë jugosllave në Garnizonin e Pazinit në Istri të Kroacisë, VP 6116/11, ndërsa më 15.1.1987 transferohet në VP 4969 të Pazinit. Për shka se ishte familje kufitare në Miftarin bëhet presion që të bashkëpunoj për nevoja ushtarake kundër popullatës kufitare. Miftari nuk pranon dhe e njofton familjen se ka kaq shumë presion sa nuk beson të kthehet gjallë në shtëpi. Qëndon më shumë në burgje e spitale se sa në ushtri. Më 23 prill 1987 e njoftojnë familjen dhe e lëshojnë Miftarin me shumë plagë në trup. Në trenin Zagreb - Beograd Miftari ishte bashkë me vëllaun Haxhiun. Policia speciale u hodhi sprej syve dhe tërhoqi Mitarin duke e hedhur për dritare nga treni afër qytetit të Kutinës (Kroaci). Haxhiu e kupton këtë vetëm pasi arrijnë në Beograd, por policia ushtarake nuk e lejon ta kërkoj as në kupetë e tre! nit dhe e urdhërojnë që të shkoj në shtëpi. Vetëm tri ditë më pas trupi i shkatrruar i Miftarit kthehet në shtëpi.


34. Adem Binak Osmanaj lindi më 29. 12. 1963 në Turbuhovc të Istogut. Më 9. Tetor 1982 mobilizohet në Garnizonin e Lublanës (Slloveni). Me të arritur në kazermë fillon dhuna mbi te. Në një letër familjes, i njofton se nuk e di a do të mund të kthehem i gjallë në shtëpi. Në natërn 5 qershorit 1983 e hedhin në hekurudhen e trenit dhe e vrasin.


35. Abedin Selman Bala lindi më 30. 12. 1960 në Korreticë të Gllogovcit. Ishte mnjeri me një intelektualitet të jashtëzakonshëm Njihte shumë gjuhë. Më 4. 1. 1981 mobilizohet në Maribor të Sllovenisë VP –3672/1. Më vonë e dërgojnë në Postonje (Slloveni) VP 1427. Ditën që lirohej u organizua një proces policor dhe u arrestuan 15 shqiptar gjoja të organizuar të cilët pas nëntë muajve u dënuan nga 3 deri në 13 vjet burg të rëndë. Abedini mbajti burgun në disa vende të Jugosllavië, deri në natën ndërmjet 11 e 12 janarit 1985 kur policia ushtarake hyri në qelnë e burgut dhe e mbyti përdhunshëm. U tha se bëri vetvrasje!







Nga Deēani, Premte, 01 Maj 2020 19:29, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.17304 sekonda me 30 veprime