Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmeOPINIONEQan e qesh atdheu   
Qan e qesh atdheu

 


Qan e qesh atdheu


Nga: Nonda Bulka – i riu Më: 2 maj 2020 Në ora: 17:07


 



Foto ilustrim




Sot në mëngjes, në fushëtirat e Lipjanit, arriti drejt e nga Spanja vetë Sanço Pança, shqytari i të famshmi Don Kishot, hipur, si gjithnjë, mbi gomar. Në fillim, i çuditur që po e shihja vetë Sançën nën shiun pranveror, madje nga hutimi harrova ta përshëndesja. Po çuditesha më shumë si kish mundur të vinte hipur mbi gomar që nga atdheu i luftës së demave. Hajde të kish ardhur mbi shpinë të Rosinantit, kalit të fismë të Donit, nuk to të ishte dhe aq befasi.



-Tungjatjeta, Bulkë! – më përmendi Sança.



-Erdha të shihja në kish zbritur Gërmia në Lipjan, siç thoshte ai çalua juaj, me shkop.



-Është e njëjta gjë. Në në vërtetë Bulkë, erdha për diçka më të rëndësishme! E këtej i rashë duke shpresuar se do ta shihja Gërminë midis Lipjanit.


-Po çka qenka kaq e renesishme, o Sançë?


-Vendimi i Kushtetueses suaj, që e rrëzoj dekretin për nominimin e Dullë Hot Rahoveclisë për kryeministër.


-E pezulloi përkohësisht, Sançë. Sa për t’u dhënë kohë ministrave të blejnë rroba të shtrenjta e të kapardisen para grave të veta sa të pushtetshëm janë dhe me çfarë fati kanë kanë lindur ato që do ta vënë kokën në një jastëk me këta dinjitar kaq të pushtetshëm.


-Ku i di ti misteret diplomatike, Bulkë? Nuk po i di krej as unë që njëherë e një kohë kam qenë sundimtar i një guberne, e po i di ti, që asnjëhë s’e ke provuar magjinë ngasëse të fronit të sundimtarit!

-Jam tepër rebel për të qenë diplomat, Sançë, e pranoj. Po thuaje me shpejt idenë e mbarësisë që na paske sjellë!


-Është ide gejniale, Bulkë, ta thotë Sança ty! Që ministart që i ka bërë gati Dullë Hot Rahoveclia, për të mos shkuar humbur, le të formojnë Ekipin Kombëtar të Guxharëve, le të dërgohen në trajnim në Livadhet e Bradashit. Shpejt do të mbërrijnë majat e guxharisë së botës.


-Vërtet m’u dukka ide gjeniale. Edhe do të ngushëllohen, edhe do të bëjnë famë, edhe do të bëhen të dobishëm për shtetin.


-E sheh! Dhe prapë thuaj se s’jam shqytari më i mençur i kësaj bote rrumbbullake!

-Vetëm një nuk e the, Sançë – kë do ta kenë trajner? Dullë Hot Rahoveclia është shumë i mefshtë. Ai ishte i mirë për shqytar të Isë Mustafës, por nuk bën për trajner.


Por, të gjitha i kish menduar Sança. Dullë Hot Rahoveclia, megjithatë, duhej të mbetet trajner sa per t’u ngushëlluar se trajner i guxharëve kjo do të thoshte kryeministër. Por kryetrajner i përjetshëm i këtij ekipi guxharësh do të emërohej Agim Veliu. Vetëm ky mund ta ngjiste ekipin në majat e lavdishme të guxharisë së botës.






Nga Deēani, Shtunė, 02 Maj 2020 19:23, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.13546 sekonda me 30 veprime