Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmePOLITIKASuperkriminelėt e Baton Haxhiut!   
Superkriminelėt e Baton Haxhiut!

Superkriminelët e Baton Haxhiut!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri  Më 5 maj 2020 Në ora: 12:25


Baton Haxhiu është i njohur tashmë për publikun e gjerë shqiptarë, jo për shkak të punës së tij si gazetar, por për shkak të mbështetjes së fuqishme që u ka bërë superkriminelëve të pasluftës në Kosovën e lirë e të pavarur deri në lumin Ibër!

Andej Ibrit superkriminelët e Batonit kurrë nuk e morën mundimin që të shfaqen përveç për ndonjë vizitë spektakulare në liqenin e Ujmanit me 1 mijë Policë të Njësisë Speciale të Kosovës.

Superkriminelët tashmë të njohur më shumë sesa Baton Haxhiu iu kanë vërsul si hienat Albin Kurti posa e mori në dorë Qeverinë, derisa punën e parë që e bëri ishte pikërisht zhbërja e superkriminelëve nga institucionet publike që e kanë kapur.
Megjithatë, nuk e lanë hienat të vazhdoj punën e tij, pasi që, supërkriminelët u zgjuan nga gjumi, u bënë bashkë të gjithë pa dallim partie për të mbrojtur interesin e përbashkët që e kanë, super krimin e tyre dhe fitimet milionëshe nga krimi i organizuar, korrupsioni e kontrabanda, pikërisht andej lumit Ibër në Mitrovicën e kontrolluar nga kriminelët tjerë serbë e që bashkëpunojnë fuqishëm më supërkriminelët këndej!


Këshilltari i Ramës dhe Thaçit

Këshilltari i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, dhe bashkëpunëtori i Jovica Stanishiqit tashmë i përmendur nga shumë personalitete të Kosovës me emër e mbiemër, Baton Haxhiu, i ka quajtur superkriminelë Albin Kurtin, kryeministër në detyrë dhe Arbën Vitinë, ministër në detyrë i Shëndetësisë në Qeverinë Kurti, vetëm pse e kanë shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës, për të mbrojtur qytetarët nga pandemia botërore dhe vdekjeprurëse COVID-19.
Ndoshta, po them ndoshta Baton Haxhiu si këshilltar i dy eprorëve të tij të lartcekur, e kanë edhe një qëllim që akoma nuk e kanë thënë publikisht, por që Serbia e kishte këtë qëllim, vdekjen dhe largimin e shqiptarëve nga Kosova.

Qëllimi për zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët

Edhe gjatë luftës këtë metodë e përdori Serbia, vrau mijëra civilë shqiptarë, gra, pleq e fëmijë të pambrojtur dhe largoi mbi 1 milionë shqiptarë nga Kosova, duke shpresuar që kjo tokë do të iu mbesë atyre, mirëpo fal miqve tanë botërorë me në krye SHBA-në, Kosova u çlirua, megjithatë, superkriminelët ia arritën një qëllim, e ai është që pjesa veriore e Kosovës të i mbetët përsëri Serbisë!
Serbia që nga paslufta ka derdhur miliona euro për pjesën veriore të Kosovë, kurse superkriminelët tanë shqiptarë, asnjë cent nuk e kanë dhënë për shqiptarët në veri.
Shqiptarët atdhetar s’e lëshojnë veriun
Për këtë kemi edhe fakte, përveç disa familjarëve të SHIK-ut që janë nga veriu, shqiptarët tjerë që kanë luftuar dhe vazhdojnë të luftojnë me serbët kriminelë në veri, kanë mbetur si mos më keq.
Njëri prej tyre është edhe Adem Mripa, një shqiptar atdhetar ku iu janë dhënë miliona euro nga Serbia, dhe pas shumë presioneve të shqiptarëve të organizatës SHIK, ka arritur që të qëndroj stoikisht në shtëpinë e tij në veri, konkretisht në lagjen e Boshnjakëve.
Të quhen superkriminelë Albin Kurti dhe Arben Vitia është marria më e madhe në Kosovën e lirë dhe të pavarur!
Mirëpo, nuk është çudi se mbetjet serbe, të cilët u vranë një herë në luftë, pastaj u ngjallën si ‘shpirti i Krishtit’, dhe na u vërsulen ndaj atdhetarëve duke i quajtur me epitetin e tillë, kurse superkriminelët që bënë miliona pasuri nga krimi i organizuar, vrasjet dhe nga kontrabanda në veri po na dalin heronj të gjallë e më të mëdhenj sesa familja legjendare Jashari nga Prekazi.
Ja pra miq, superkriminelët i kemi këtu, në mesin tonë. Këta u rritën me supërkriminelët serbë, pastaj e gërryen Kosovën tonë të dashur, dhe u bënë heronj!
Familja Jashari ua mbyll dyert superkriminelëve!
Mos të harrojmë se familja Jashari nga Prekazi – shumë këtyre superkriminelëve ua ka mbyll dyert e tyre!
Kur nj familje kombëtare dhe atdhetare e që dha plotë heronj për këtë tokë, ua mbyllë derën disa politikanëve dhe komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aty nuk bëhet fjalë prishje miqësie por për një familje legjendare dhe për superkriminelët në anën tjetër!
“Shkelësi i Kushtetutës”, thoshte Kurti dikur, është “superkriminel”, kjo është një super deklaratë e Albinit që e komentoi Baton Haxhiu, por që ky i fundit i mbron superkriminelët e vërtetë për ta quajtur Kurtin e Vitinë.
Kurti jashtëzakonisht ka pasur të drejt për shkelësit e Kushtetutës që janë superkriminelë, por superkriminelë janë edhe ata i mbrojnë shkelësit e Kushtetutës për të bërë dallavere e për t’u pasuruar në kurriz të qytetarëve të Kosovës.

Haxhiu dhe lidhjet e tij me Stanishiçin

Në vazhdim po tregoj pak më shumë për Baton Haxhiun, një biografi e shkurtër për të për t’i treguar lexuesit dhe ta ketë më të qartë se kush po flet për superkriminelët.

Baton Haxhiu, është njeriu që e përgatiti idenë për copëtimin e Kosovës? Kështu kemi pasur akuza që kanë rënduar mbi Haxhiun.
Haxhiu, ka qenë koordinator i shefit të UDB-së serbe, Ivica Stanishiçit, dora e djathtë e diktatorit Sllobodan Millosheviç.
Baton Haxhiu ishte drejtor i Përgjithshëm i TV “Klan Kosova”. Karrierën e filloi në vitin 1987, përderisa 12 vite më pas në vitin 1999 u shpall gazetari më i mirë i viti, nga CPJ, Nju Jork, duke u shpërblyer me këtë çmim prestigjioz.
Gjatë viteve të kaluara ka punuar në gazetën “Koha Ditore”, si Kryeredaktor dhe drejtor i informacionit. Haxhiu ka themeluar dhe udhëhequr për një kohë Asociacionin e Gazetarëve Profesionist të Kosovës (AGPK).
Më parë, Haxhiu ishte anëtar i Bordit të RTK-së, pastaj, drejtor i përgjithshëm i Gazetës Express. Në tetor të vitit 1999, kur Baton Haxhiu u kthye në Kosovë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e kishte akuzuar Baton Haxhiun së bashku me Veton Surroin se kanë bashkëpunuar me Serbinë.
Në vitin 2008 kur Baton Haxhiu ishte drejtori i Përgjithshëm i gazetës Express, kishte publikuar identitetin e një dëshmitari të mbrojtur të prokurorisë të procesit gjyqësor ndaj Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt përmes një artikulli të botuar në këtë gazetë.
Në këtë rast ai ishte arrestuar më 20 maj të vitit 2008. Me pas ai ishte paraqitur në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Hagës, pasi që ishte akuzuar nga Prokuroria për shpërfillje të Gjykatës.

Petkoviç flet për Haxhiun

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Sllavisha Petkoviç, në mars të vitit 2006, i pakënaqur me disa emërime të fundit në Qeverinë e Kosovës, ngrinë përkohësisht funksionin e tij, pasi sipas tij nuk janë përmbushur marrëveshjet që ka bërë me Qeverinë.
E kush është Baton Haxhiu?, ka pyetur ai dhe ka vazhduar menjëherë: "Prej vitit 1990 Baton Haxhiu është bashkëpunëtor i Sigurimit Shtetëror të Serbisë. Nuk ka qenë Sllavisha Petkoviqi ai që në vitin 1994 ka mundur të hapë gazetën "Koha Ditore", por këtë ka mundur ta bëjë Baton Haxhiu. Nuk është Sllavisha Petkoviqi ai që, në kulmin e luftimeve, në kohën kur në Kosovë binin viktimat, është ulur dhe ka pirë uiski në Brezovicë me njeriun e parë së Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Jovica Stranishiqin, në vitin 1998. Nuk e kanë ruajtur forcat speciale të MUP-it Sllavisha Petkoviqin, por Baton Haxhiun. Dhe shtrohet pyetja, çka në të vërtetë dëshiron të arrijë Baton Haxhiu me shkrime të tilla", ka pyetur ministri.
"Ndoshta dëshiron që në mënyrë ekspresë ta kthejë kohën e Milosheviqit, ashtu që të mund të pasurohet më tej në llogari të njerëzve të kidnapuar apo të vrarë. Por, këtë më nuk do të mund ta bëjë. Dhe po e njoftoj publikisht, përmes mediumeve: Z. Haxhiu, Milosheviqi ka vdekur. Me të ka vdekur edhe koha e tij, andaj e keni kot", ka shtuar Petkoviq.
Si është e mundur që në kohën kur është formuar UÇK-ja Haxhiu ka mundur të shkojë e të vijë ku ka dashur, të marrë intervista nga UÇK-ja e askush nga policia serbe të mos e prekë?

Kur Haxhiu shpalli vetëvrasjen

"Dhe është një detal shumë i çuditshëm që ka ndodhur gjatë kohës së bombardimeve. "Tanjug ka publikuar lajmin se z. Baton Haxhiu është vrarë. E dini pse është dhënë ky lajm. Sepse z. Baton Haxhiu është frikësuar se shqiptarët do të dëgjojnë se po e ruajnë njësitë speciale të MUP-it dhe mu për këtë mund ta vrasin. Andaj e ka shpallur vetëvrasjen e tij. Ka marrë telefonin e policisë dhe me të e ka thirrur vetë agjencinë dhe e ka shpallur vdekjen e vet", ka pohuar Petkoviq duke shtuar se ka edhe shumëçka tjetër të thotë për bashkëpunimin e tij me shërbime të ndryshme.
"Nëse diçka nuk e ka të qartë, nga ky vend e ftoj në duel televiziv të drejtpërdrejtë. Kur të dojë dhe ku të dojë ai vetë", kishte thënë Petkoviq në vitin 2006.
Thaçi e kishte quajtur “vampir” Haxhiun
Haxhiu ishte akuzuar nga diktatori Milosheviq gjatë dëshmisë së tij në Hagë, si një bashkëpunëtorë i regjimit të tij, ndërsa pas luftës ai qe akuzuar edhe nga Hashim Thaçi, si mafioz dhe përkrahës i regjimit të Milosheqivit, përkatësisht “Vampirit” si kishte thënë Thaçi, duke e paralajmëruar se njerëzit mund të hakmerreshin për këtë, dhe njerëzit si ai e meritonin ndëshkimin. Por, Stanishiq nga shqiptarët kujtohet se kishte miqësi me Baton Haxhiun.




Nga Deēani, Martė, 05 Maj 2020 13:33, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.14811 sekonda me 30 veprime