Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmeLajme Nga KosovaĒka dėshmoi Hashim Thaēi para prokurorit tė EULEX-it pėr “rastin Kleēka”?   
Ēka dėshmoi Hashim Thaēi para prokurorit tė EULEX-it pėr “rastin Kleēka”?

Ēka dėshmoi Hashim Thaēi para prokurorit tė EULEX-it pėr “rastin Kleēka”?


 


Thaēi: Nuk mė kujtohet se kur jam takuar herėn e fundit me Fatmir Limajn

Ish- anėtarė tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, udhėheqės tė Drejtorisė politike tė saj i janė kthyer tė kaluarės, por kėsaj radhe duke i sjellė si dėshmi tė njė procesi gjyqėsor shumė rrethana tė ndodhura gjatė periudhės sė luftės. Dėshmitė pėr rastin “Kleēka” i kanė dhėnė kryeministri Hashim Thaēi, ministri i FSK-sė, Agim Ēeku, ish- shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, Bislim Zyrapi , si dhe disa ministra, deputetė dhe zyrtarė tjerė.


Dėshmitė e tilla tashmė i janė bashkuar dosjes sė ēėshtjes gjyqėsore tė njohur si rasti “Kleēka”.


Nė cilėsinė e dėshmitarit i ėshtė pėrgjigjur pyetjeve tė prokurorit edhe kryeministri i shtetit, Hashim Thaēi.


Nė procedurėn e intervistimit i pashmangshėm ka qenė interesimi i prokurorit pėr takimet e tė intervistuarve me Fatmir Limajn, i akuzuar nė ēėshtje penale pėr krime lufte.


Prokurori Salustro e ka pyetur kryeministrin.


Prokurori: A e dini nėse Limaj, ka qėndruar nė Kosovė deri nė fund tė luftės?


Kryeministri: Jo, gjatė muajit prill ai ka shkuar nė Shqipėri.


Prokurori: A ju kujtohet se kur e keni pa z. Limaj pėr herė tė fundit nė Kosovė para se ai tė largohej nė Shqipėri?


Kryeministri: Gjatė asaj kohe ai ishte caktuar si zėvendės ministėr i Mbrojtjes. Nuk mė kujtohet data. Limaj dhe Zyrapi janė caktuar pėr pėrgatitjen e operacionit Shigjeta. Pasi qė ministri i Mbrojtjes gjendej nė Shqipėri, ata duhej tė shkonin atje pėr tė performuar detyrat e tyre. Kėshtu qė unė Limajn e kam pa nė Kosovė pėr herė tė fundit nė prill, mirėpo nuk mė kujtohet data. E di se gjatė kėsaj periudhe edhe Sylejman Selimi ka shkuar nė Shqipėri.


Nė pyetjen e prokurorit nėse i kujtohej qė Zyrapi dhe Limaj u larguan si pjesė e tė njėjtit grup, Agim Ēeku i ėshtė pėrgjigjur:


Agim Ēeku: Mua nuk mė kujtohet, ajo ka qenė hera e parė qė unė takova shumė nga ata dhe poashtu ishte hera e parė nė atė zonė, kėshtu qė nuk kam njė kujtesė tė saktė se kush u largua dhe me cilin u largua. Ajo qė mund tė them ėshtė se pas kėtij takimi, cilido qė kishte tė bėnte me operacionin shigjeta u largua pėr nė Shqipėri.


Nė deklaratėn dhėnė prokurorit, ish- shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm Bislim Zyrapi, ka deklaruar se nuk e ka parė Limajn nė Kosovė duke iu referuar fillimit tė prillit tė vitit 1999.


E nė organet e drejtėsisė tashmė janė deponuar edhe dėshmitė e ministrit tė Arsimit, Ramė Buja, ministrit Fehmi Mujota, deputetit Adem Grabovci, kryetarit tė komunės sė Lipjanit dhe dėshmitarėve tė tjerė.


Dosjes sė provave tė rastit ‘Kleēka’ i ėshtė shtuar edhe ditari i dėshmitarit X, tė cilin e kishte mbajtur pasi ishte shpallur dėshmitar bashkėpunues, oraret e seancave tė marrjes nė pyetje, sqarime pėr nėnshkrim tė dokumenteve pėrfshirė kėtu tė paktėn tri tė tilla ku dėshmitari ka potencuar t`i ketė nėnshkruar pa ditur se ēka pėrmbajnė.


Njė tjetėr dorėshkrim qė besohet t`i pėrket dėshmitarit X ėshtė i datės 3 korrik 2011, qė mes tjerash shkruan pėr presionet qė dėshmitari ka pasur nga prokurori i rastit pėr nėnshkrim tė njė dokumenti. Detaje tė shkrimeve flasin edhe bindjet e dėshmitarit se po shfrytėzohet nga organi i akuzės.


E derisa pritet qė vazhdimi i procesit gjyqėsor tė trajtojė gjithė deklarimet e palėve nė kėtė ēėshtje, mbrojtja e tė akuzuarve mbron qėndrimin se vdekja e dėshmitarit ka krijuar njė rrethanė tė re pėr procesin.


Shqetėsimet e familjes sė dėshmitarit X pėr rrethanat e vdekjes sė tij e tė adresuara nė EULEX, kanė marrė njė pėrgjigje ndonėse jo atė qė e prisnin.


Nė pėrgjigjen kthyer familjes pėrmes avokatit Naim Qela, EULEX thotė: se familjarėt e Zogajt si hap fillestarė duhet tė mbushin njė formular nė Panelin pėr shqyrtimin e tė drejtave tė njeriut.


Bėhet e ditur se gjykimi nė “Rastin Kleēka” ėshtė shtyher pėr 1 dhjetor, pėr shkak tė njė rasti vdekjeje nė familjen e tė pandehurit Sabit Shala. Ai ėshtė lejuar tė marrė pjesė nė varrim, si dhe nė ngushėllimet qė zgjasin 7 ditė.


Kolegji i gjykatėsve nė rastin ‘Kleēka’ ka marrė vendim qė seanca e radhės tė shtyhet pėr datėn 1 dhjetor, pasi qė tė pandehurit Sabit Shala i ka vdekur vėllai.


Gazeta “Bota sot” nė disa vazhdime do tė sjell para jush nė mėnyrė stenografike dėshmitė kryesorė tė Hashim Thaēit, Agim Ēekut, Fehmi Mujotės, Adem Grabovcit, Ramė e Shukri




Nga Albin, Mėrkur, 16 Nėntor 2011 07:19, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 4.70805 sekonda me 39 veprime