Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmeAKTUALEGruaja e Komandant Bjeshkės1 del publikisht nė pėrkrahje tė Kurtit, ja ēka thotė pėr Haradinajn   
Gruaja e Komandant Bjeshkės1 del publikisht nė pėrkrahje tė Kurtit, ja ēka thotė pėr Haradinajn

Gruaja e Komandant Bjeshkës1 del publikisht në përkrahje të Kurtit, ja çka thotë për Haradinajn


Nga: A.Zh Më: 2 maj 2020 Në ora: 18:51


 



Abaz Thaçi, i njohur me nofkën Komandant Bjeshka1



Alma Thaçi, bashkëshortja e heroit të Kosovës Abaz Thaçit, i njohur me nofkën Komandant Bjeshka1, ka thënë se Kosova sot ka nevojë për “figurën e pastër” të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.




Në një reagim të dërguar në redaksinë e gazetës “Bota sot”, ajo e ka quajtur Kurtin “njeri të shpresës”.



Ajo ka thënë se i dhemb gjaku për gjithçka që panë këtyre ditëve në ekrane në pikun e hallit me pandeminë e Koronavirusit.


Thaçi ka kritikuar ashpër komandantët që, sipas saj, mbijetuan në mënyrë “tinëzare e të mençur si Ramush Haradinaj me shokë”.



Reagimi i saj i plotë pa ndërhyrjen e redaksisë:


KOSOVA, ME TE MIRET SHKUAN...


Kam qene ne vitin 2000, ate kohe, tamam ne Prishtine, dashuria per te cilen ndodhi ashtu e menjehershme, e forte dhe perderisa piva ujin e saj, si tregojne atje duke qeshur, e desha me fort se Tiranen - vendlindjen time.


Shkela Kosoven e lire, per te plotesuar nje amanet te burrit tim te vrare Abaz Thaçi - Hero i Kosoves.


Punova ne UNMIK per disa vjet ne Banken Qendrore. Ishte tamam fund viti 1999 dhe dimri 1999-2000, dimer i acarte, i rende per t'u mbajtur mend, pas vdekjeve, vrasjeve, humbjeve te njerezve, shkaterrimit psiqik dhe ekonomik.

Fillim shekulli i ftohte. Mbaj mend korbat, sorrat dhe zogj te zinj, me shumice, qe cirreshin krrau - krrau. Toka plot te vdekur.


"Me te miret shkuan", keto fjale qe m'i thane dy shoket e tim shoqi, teksa po pinim nje mbremje nje caj, tek Grand Hotel, nuk di pse, por keshtu e kam identifikuar Kosoven e pasluftes.


Shekulli 21, beri tok dy Shtete Shqiptare ne Ballkan. Qe per hir te se vertetes jane me Ballkan se i gjithe Ballkani.


Theksoj se terminologjia Ballkan, perdoret gjeresisht ne Bote, per te identifikuar zona me grindje, konflikte te gjata dhe shume etnike.

Kosoves se pas luftes i mungon respekti per te vraret, pjeses me te shendoshe te saj, shumica me 90% te ardhur nga emigracioni ne Perendim.


Sepse per ta Kosova ishte dashuria qe i solli nga ishin neper Europe e Amerike, me nje force thithese gravitacionale. Per te hyre ne lufte, per t'u perballur me rrezikun dhe vijen e pare.


Kosharja, nje nder epopete me rrenqethese te luftes, korridorit nevralgjik Shqiperi-Kosove.



Qenia jone ate kohe, ishte gjithe sy e veshe per kete beteje.


Dhe sot e kesaj dite, 21 vjet pas vitit kuptimplote 1999, Kosova vuan dhe nuk gjen rehat, termetohet dhe gdhin me e shkaterruar se kurre, tamam tek Institucionet e saj.


Na dhemb shume kjo panorame tigrash te uritur, na copeton zemren kur shohim luftera te poshtera politike, nga ato me intensitet te erret drakonian, me lloj lloj skenaresh alla Ballkanike. Na dhemb zemra kur shohim te deklaruar si ushtare te UÇK, kater-pese here me shume ne numer, nga njerezit e rreme te etur per sende dhe benefite materiale. Sikur tallen me gjakun e te vdekurve ne ate lufte te madhe.


Gati gati, na duket se te renet ishin budallenj qe iken dhe u vrane, dhe ata qe mbijetuan ishin me tinezaret e te mençurit, si Rambo me shoke. Pa folur per fenomenin qe


Shqiptaret vrane Shqiptare ne ate lufte, vetem se ky Komandant apo ai tjetri po eklipsonin zoterinjte e shtabit te UÇK ne Tirane, ne hotel Rogner.


Zakonisht serbet, shqiptaret i kane vrare me shqiptare.


Na dhemb gjaku per gjithçka pame keto dite, neper ekrane, ne pikun e hallit me pandemine.


Lufte per pushtet. Lufte kunder Albin Kurtit, sepse ai paska mbetur tamam i paster qelibar, si njerezit e atyre viteve. E akuzuan si Marksist Leninist, si te paafte, si bukeshkeles me Amerikanet, me "zoteriun" Grenell, kaq i padeshirueshem per Gjermanet ku sherben si Ambasador.


Oh Zot! Ne gjithe kete qamet, parti te copetuara, pa gjymtyre, pa tru po e po, qe drejtohen nga figura te dale boje, me çehre te verdha e te keqija, korruptive deri ne palce, u beren aleate per te fshire nga faqja e dheut zgjedhjen e popullit, spresen e popullit - Albin Kurtin.


T'i shpallesh lufte Albin Kurtit sot, eshte njelloj si t'i shpallje lufte Adem Jasharit ne vitin 1998 – shprehet Ismail Kadare.


Perhere kujtoj ate dite te vitit 2000 tek Grand Hotel, Prishtina, kur miqte e tim shoqi me thane pikellueshem se me te miret shkuan.


Kosova sot ka nevoje per figuren e paster te Albin Kurtit. Njeriun e shpreses.


Sepse duhet te respektoje se pari gjakun dhe amanetet e djemve te saj qe u vrane ne agim te jetes se tyre






Nga Deēani, Enjte, 07 Maj 2020 08:54, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.02295 sekonda me 30 veprime