Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmeOPINIONEĒfarė dialogu mes Kosovės dhe Serbisė, pėrse?!   
Ēfarė dialogu mes Kosovės dhe Serbisė, pėrse?!

Çfarë dialogu mes Kosovës dhe  Serbisë, përse?!


Nga: Gani I. Mehmeti Më: 7 maj 2020 Në ora: 12:44


 



Josep Borrell




Kosova, me  ndihmën e NATOS e shteteve tjera perëndimore u çlirua.




Kosova në koordinim me shtetet e tjera Shpalli Pavarësinë, sipas Kushtetutës së Ahtisarit.



Kosovën shtet e pranoi edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.


Dialogu, qe thënë se do të zhvillohet vetëm teknikisht, çka nuk kupton fare një dialog politik e as atë të kufijve.



Deri kur bisedimet mes shqiptarëve dhe serbëve të shkojnë gjithmonë në dëm të shqiptarëve!? Përse Europa luan edhe tani me ne sikur para më shumë se njëqind vitesh? A pak kanë marrë nga tokat dhe popullata jonë serbët, malazezët e maqedonët, të cilat kryesisht janë në territoret shqiptare? Ata, përveç që morën tokat, zhdukën e asimiluan edhe popullsinë shqipatre, pse nuk donin të kishin në tokat e tyre shqiptarët. Kështu, disa i asimiluan, tjerët i vranë, i prenë dhe i ndoqën prej tokave të veta shqiptarët.


Deri kur të dëmtohet vetëm i ligu, për ta pajtuar të fortin?


A do duhej të ishim më të drejtë?


A vetëm mashtruesi e tradhtari duhet të stimulohen, për të qenë më “rehat” nga ankimet e tyre?


A e  njohin historinë politikanët, historianët e juristët evropianë, apo vetëm kur kush çka u thonë, duhet të dëgjojnë?

Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm, se historia jonë e kaluar, kryesisht është e shkruar nga të tjerët, për çka nuk kemi reaguar, por pse ajo ka qenë shkruar ashtu si ishte, nuk kemi reaguar. Lidhur me këtë, mund të shihen harta nga më të vjetrat e deri tek ato të fillimshekullit XX.
Dhe, po të nisemi nga lashtësia e deri sot.


Prej parahistorisë Ballkani, Iliria e atëhershme, ka qenë i banuar prej Ilirëve që sot janë pasardhës të tyre Shqiptarët.



Vazhdimisht në Ballkan erdhën edhe popuj të tjerë. Nuk po i dihet si erdhën e nga erdhën, apo si u formua populli grek, por në relacion me shqiptarët, edhe ky popull është shumë i vonshëm, i cili, ani pse quhet Greqi e vjetër dhe e re, si popull është më i ri se Ilirët dhe i vendosur në truallin ILIRIK, që sot ka marrë pjesën më të madhe, se para 100 vitesh, Europa i dha ende edhe toka tjera shqiptare, përfshirë Çamërinë e më shumë, që sot lëngojnë nën sundimin grek. Përveç që iu dha ky territor, grekët u keqsollën me popullatën shqiptare në mënyrën më çnjerëzore, duke vrarë, prerë, masakruar e prndjekur popullsinë shqiptare nga trojet e veta para syve të Europës.


Të mos flasim për Serbinë, e cila, sa do që hiqet si e vjetër me termin “Serbia e vjetër”, ajo ëashtë shumë e re në krahasim me lashtësinë e popullit shqiptar në Ballkan. Ajo thirret në emër të kishave e manastireve “ortodokse serbe”, të cilat i vodhën dhe i tjetërsuan nga kisha shqiptare, në kisha e manastire serbe në Kosovë e më gjerë. Europa ia dha Serbisë tokat shqiptare prej përtej Nishit e deri në kufijt e sotëm të Kosovës më 1878, në Kongresin e Berlinit. Europa ia dha edhe Kosovën në vitet 1913 e 1919 Serbisë, e cila kishte ardhur si pushtuese në Kosovë me rastin e ikjes së Perandorisë Osmane nga Kosova, për çka, osmanët vazhdimisht e kishin ndihmuar Serbinë në pushtimin e tokave shqiptare.


Forcat e shteteve fqinje të shqiptarëve, deshën ta copëtonin me planet e tyre tërë territorin edhe të asaj Shqipërie të quajtur Londineze, po të mos ndërhynte kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Vilson, i cili  vendomërisht tha:  SHQIPËRI DO TË KETË! Por, ai nuk ishte aq i njohur me shtrirjen territoriale të shqiptarëve, çka mundësoi copëtimin e tokave tjera shqiptare, si Kosova që iu dha Serbisë me territore tjera, si Lugina e Preshevës dhe sanxhaku, ndërsa Çamëria iu dha Greqisë, duke mbetur jashtë Shqipërisë edhe shqiptarët e Maqedonisë, siç u quajt më vonë.


Dihet, se krejt kjo ishte bërë me qëllim të dobësimit të popullsisë shqiptare në Ballkan, për të mos qenë faktor historik e politik nël të ardhmen. E kësaj ia ndihmuan vazhdimisht edhe udhëheqësit që erdhën në krye të shtetzit shqiptar. Kjo po shihet edhe sot tek politikajt e Kosovës, që, asnjëri nuk mendon, apo nuk ka guxim a njohuri ta thonë të vërtetën për popullin e tyre – shqiptarët!


Vallë, si ne tani t’i besojmë Europës, me çka, kur Borelli hap temën e kufijve në bisedimet  mes Kosovës dhe Serbisë? Kur, më 2011 është thënë se do të zhvillohen vetëm bisedime teknike e jo edhe politike mes Kosovës dhe Serbisë. Nga doli kjo sot? Borelli përfaqëson BE-në, prandaj duhet të jetë tepër i matur në atë çka flet, se nuk flet vetëm në emrin e vet.


A mund ta vendosi Beroelli dhe Lajçaku, se nëse zhvillohen bisedime për kufijt mes Kosovës e Serbisë, duhet të ndahet edhe Maqedonia, Mali i Zi si dhe Greqia?


Unë e di se nuk mundet! E di se edhe nuk është për këto bisedime mes këtyre shteteve.


Pastaj, si mendon ai, nëse pajtojnë bashkëbiseduesit? A e di se edhe Sanxhaku i Novi Pazarit janë shqiptarë? Çfarë mendon ai, duhet vetëm t’i jepet Serbisë për të kënaqur apetitet e saja e jo edhe t’i merret? Edhe Sanxhaku duhet të kalojë me Kosovën, edhe Presheva, edhe Medvegja e Bujanoci. A i kthen këto troje Serbia?


Unë e di se disi, politikajt tanë, historinët e gjeografët shqiptarë, kanë rënë në gjumë e nuk mendojnë fare të kërkojnë tokat e tyre, por kjo është kështu.
Nëse mendohet të formohen shtetet etnike, atëherë edhe shqiptarët janë etnikë në të gjitha vendet e tyre ku jetojnë, përfshirë Greqinë, Maqedonin. Malin e Zi e Serbinë, me të cilat kufizohemi.


Këto, e më shumë, duhet t’u thuhen atyre që janë në krye të dialogut mes Kosovës e Serbisë, pastaj të mendojnë se si të veprojnë dhe si të flasin.


Prandaj, prerazi, duhet t’i thuhet Serbisë nga ndërkombëtarët, se nuk do të ketë as shkëmbim territoresh, as korrigjim, as ndarje të Kosovës, e dashti apo nuk e dashti ajo këtë.


Përndryshe, duhet të mendojë Europa se si e në çfarë mënyre duhet të formohet edhe vetëm një shtet Shqiptar Etnik në Ballkan.


Hartat që dëshmojnë vendbanimet e Ilirëve dhe të shqiptarëve në Ballkan e më gjërë:


Image
Harta


Image
Harta e mësipërme është marrë nga ky libri për KELTËT. Nëse nuk kam harruar, është në faqe 9. Kur Ilirët janë kufizuar me Keltët dhe kur Greqia nuk ka ekzistuar. Pra, gjithçka që shkruhet për Greqinë e lashtë, ajo është ILIRE!

----



Image
Harta


 


Jemi të vetëdijshëm se tokat Ilire nuk mundemi t’i riktzhejmë, por të dëshmohet se kush në tokën e kujt është.


Duke qenë të vetëdijshëm se deri ku kemi ardhur, nëse hyjnë gërshërët në Ballkan, Shqipëria Etnike duhet të jetë kjo me këta kufij, ose lëreni Kosovën pa u prekur në kufijt e saj.


Image
Harta







Nga Deēani, Enjte, 07 Maj 2020 17:26, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.12911 sekonda me 30 veprime