Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmeOPINIONEThirrje publike e parafundit pėr Hashim Thaēin   
Thirrje publike e parafundit pėr Hashim Thaēin

Thirrje publike e parafundit për Hashim Thaçin


Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 10 maj 2020 Në ora: 05:50


 



Hashim Thaçi




E fundit, duhet të ishte më 28 maj, një minutë para orës 12 të apo, para datës 29të, kur Gjykata Kushtetuese ta sjellë vendimin historik për fatin e Kosovës



Hashim Thaçi, tërhiqu nga politika, para së të bëhet tepër vonë sepse, edhe ashtu është bërë vonë. Ke shkelë shumë keq dhe shumë rëndë. Kosova është në rrezik  nga ajo që ti po i përgatit që, është baraz më tradhti. E, kjo nuk tolerohet, Hashim.



Më veprimet tuaja, ja ke trasuar rrugën qorre dhe të pashpresë Kosovës më fajin tëndë, e cila po përballët më sfidat për të mbijetuar si shtet e lere ma  për të ju bashkuar kombeve tjera të Bashkimin evropian dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ti, ja mundësove Serbisë të ushtrojë pengesa diplomatike siq është rasti i tërheqjes së njohjeve pa marrë parasysh rendin dhe ndikimin e tyre.


E ke sjellë vendin në rrezik duke i imponuar politikat tuaja dhe të rrethit tëndë partiak dhe atyre të cilët e kanë humbur rrugën në oborr më partitë e tyre më gardën e vjetër e cila, mu për faktin së tu bashkëngjiten ty dhe politikës sate të dëmshme për Kosovën, elektorati i ka ndëshkuar keq dhe, asesi nuk do të pajtohet që kjo elitë e vjetër bashkë më ty dhë të gjitha partitë tjera që ishin në koalicion me ty, respektivisht  ish partin tende, PDK- në që 20 vjet në pushtet në forma të ndryshme, ja qitën futën e zezë Kosovës.



Krahu i luftës, e keqëpërdori luftën për të ardhur në pushtet dhë për të abuzuar më hajni e keqëpërdorim të pushtetit, hartuan popullin e varfur, u pasuruan për veti.


Kosova, është lodhë më ty dhë politikën tënde antishtetërore në bashkpunim më armikun tonë, Serbinë, arësyet, motivët dhë shkaqët, i dinë ti vetë.


Duhët të jesh i bindur së, më largimin tëndë nga udhëheqja më Kosovën, Kosova do të frymojë ma lirshëm, Serbinë do ta heqim qafe, krimin, korrupcionin dhë nepotizmin si politikë dhë “ fillozofi” e jotja e instaluar në ish partinë tënde që u vërtetue më rastin e aferës “ Pronto”, nuk do të veprojë ma kurrë


Fryma e re në politikë dhë udhëheqje më shtetin, duhët të ndryshojnë për të mirën e popullit dhë të shtetit. Populli, definitivishtë u përcaktue për këtë për mos tu kthye kurrë prapa sepse, u ka ardhë laku në fytë nga sjelljët e juaja monarkofashiste.


Ti, nuk mundë ti ikësh përgjegjësive për akuzat të rënda që të ngarkojnë, nese nuk ke deshmi që mundë të “lirojnë” nga ato akuza.


Më 29 nentor, është afati i fundit kur Gjykata Kushtetuese duhët taj jep vërdiktin për shkelje të kushtetutës nga ti, nga i cili varët fati i Kosovës, dhë, stabiliteti apo, nxitje për ngritje të tërë popullit të Kosovës në demonstrata masive, sipas paralajmërimit më shkasë, i cili, asesi nuk do të pranojë që vota e tyre të anashkalohët, të injorohët e mos të respektohët.

Që, nuk do të lejojë të luhët më kufijtë egzistues më qfardo qmimi qoftë ai, nuk ka asnji dyshim. Pér këtë, duhët të jesh i bindur, pa marrë parasyshë së, kush qëndronë pas teje. Miku sado i mirë dhë i sinqertë të jetë, nuk duhët dhë, nuk mundé të bëhët zot shtepie në shtepinë tende. Athere, ai, mundë të quhët uzurpator kundër të nji të dobëti. Kësajë, nuk i thohët miqësi, anipse, ky far individi më preteksin së ëdhtë Amerikë, në faktë, nuk është dhë, nuk konsiderohët Ametikë.


Veprimët tuaja, shkojnë në këtë drejtim sepse, ti je ai që, i dhae dritë jeshile prekjës së kufijve dhë, ndarjës së Kosovës.


Klasa politike në krye më ty më partitë që u solidarizuan më komplotin tëndë politik e tentim puqin ushtarak, LDK, PDK, AAK, Nisma e AKR, që, në nji mënyrë janë partitë të cilat, posaqërishtë të krahut të luftës, ballafaqohën më akuza të rënda për krime ndaj shqiptarve në krye më ty, korrupcion e nepotizëm në mënyrën ma të papërgjegjëshme që e dëmtuan buxhetin e varfur të Kosovës.


Pasurim i jashtëligjshëm, jo më punë e djersë por, më vjedhje. Si do ti arësyetoni ato pasuri marramëndëshe, përderisa, populli përballët më skamje ekstreme.

 E shkatërruet, gjendjën ekonomike, politike, diplomatike në marrëdhëniet nderkombëtare qoftë edhe më shtetët mike, më të cilat, abuzuet, mashtruat dhë, bashkpunuet kur ju duhëj destabilizimi politik brenda Kosovës për qellimët tuaja politike, për ti rikthye në pushtet ata të cilët sovrani i largojë pa kthim prapa më arësye.


Pra, shkelja e Kushtetutës në bisedimet më Serbinë më veprime krye në vete, dhë, veprimeve tjera destruktive dhë të rrezikshme në kohën e pandemisë duke dhënë  urdhëra për moszbatimin e vëndimeve të Qeverisë, kur ishin në pyetje masat emergjente kufizuese për mbrojtjen e qytetarve nga koronavirusi, ju, për qëllimët tuaja meskine, karieriste dhë, tentim amnestimi për vepra kriminale, për ti  ikë Gjykatës Speciale, ishte sjellja ma destruktive ma e rrezikshme dhë destabilizuese për vëndin kur, ma së shumti i duhëj uniteti që ishte edhe rroli i yti parësorë në rrolin presidentit ceremonial unifikues e jo urdhëdhënës e kundërshtues duke i vërë në konfuzitet shërbimët policore dhë, shëndetësore që, në vete përmbanin rreziqe më përmasa të gjëra. .


Ti, si kordinator më partitë politik përkrahëse të tuajë, por, jo më të gjitha, bile duke e anashkaluar partinë fituese të zgjedhjeve të fundit, u dakorduat për rrëzimin e qeverisë përmes mocionit të mosbesimit në rrethana të jashtëzakonshme edhe në bashkpunim dhë koordinim më të dërguarin special për bisedime Kosovë-Serbi, që, veprove në mënyrën ma të papëgjegjshme dhë të papranueshme në këto rrethana.


E keqëpërdore miqësinë më SHBA-t, duke i akuzuar të tjerët si antiamerikan dhë, luajte më ndjenjat dhë respektin të cilin populli shqiptar kudo që jetonë, e ka në zëmër dhë, është shumë i ndijeshëm i cili, në asnji mënyrë nuk do ta pranonte nji keqësim më Amerikën. Ishe i ultë, i mjerë dhë gënjeshtar.

E mashtrove në mënyrën ma të pandershme edhe të dërguarin Special të Presidentit Trump, duke gënjyer së, ky ose ai, kjo ose ajo parti, janë pro dhë, antiamerikane.  E fute në punët e brendëshme të shtetit duke bërë presion që, ata që nuk e përfillin kërkesën e tijë, lexo, jo të Amerikës, sepse, ky, anipse administrator i nominuar e tani i shkarkuar nga posti i ushtruesit të detyrës së Drejtorit për Siguri Kombëtare, nuk mundë të jetë ai, i cili, rrëzonë e formon qeveri pa votën e popullit, përmes deputetve të shantazhuar, të korruptuar dhë, të dirigjuar nga shefat e partive politike. Ky, është, fundi i demokracisë. Kjo, është tragjedi demokratike.


Zoti president, në rastë të trazirave që po paralajmërohën, adresa e parë ku ata do të orientohën, do të jetë Predidenca në krye më ty sepse, të gjitha dëmët, pasojat dhë rreziqët, kanë ardhë dhë vijnë ende nga ti. Ti, je e zeza e këtijë vëndi.


Grupi i juaj në krye më ty, pasë masave që i ka ndërmarrë Qeveria dhë tani në detyrë, po zbulohën skandale e keqëpërdorimeve sa që, juve ju ka mbetë e vetmja zgjedhje, të largohi nga pushteti ose, tu shkarkojnë nga posti që ta shpetojnë Kosovën.


Më ty në krye të Kosovës apo qfardo posti politik, partiak apo shtetërore, Serbinë do ta kemi prezent, qoftë në mënyrë direkte përmes strukturave paralele apo indirekte të cilët, përmes teje dhë bashkëpunetorve tu partiak e shtetëror, po tentonë ti realizoni qëllimet e juaja siq është qeshtja e korigjimit të kufijve më ndarjën e pjesës veriore të cilën, ti bashkë më bashkëpartiakun tëndë, tani në krye të PDK-së, në vitin 1999, ja dorzuat KFORI-t franqez dhë, kurrë ma nuk u kontrollue nga institucionet shtetërore të Kosovës. Kosova, ende nuk e ushtronë pushtetin në atë pjesë. Pse?


Pra, nji president i vëndit që e shkelë Kushtetutën sa here që hynë në kabinetin e tijë, ai, nuk mundë të qëndrojë ma në pushtet në postin e presidentit ceremonial.


Kosova, në momentin kur duhëj ta finalizojë shtetësinë e sajë, ajo, kurrë nuk ka qënë ma në rrezik i cili vjenë nga ti, zoti president.


Shpetimi nga ky rrezik, është në duar të Gjykatës Kushtetuese e cila, më nji vëndim racional, pragmatik dhë real sipas vërdiktit të 6 tetorit, duhë të shkohët në zgjedhjët e reja ku, popullit ti ipët përseri rasti që më votën e tijë ta zgjedhe qeverinë që ai besonë e preferonë dhë, e pranonë. Une, nuk po aludojë në askëndë kësiheri.


Tentim formimi i nji qeverie të arrnuar nga ata që populli i largojë, është, baraz më nji destabilizim serioz i cili në vete do të përmbanë rreziqe të shumëllojshme të cilat nuk do të jenë lehtë të kontrollueshme, të parapara më  dëmë të rënda dhë, shumë vështirë të sanuedhme.


Hashim, ik, para 28 nentorit, 29 nentori, nuk duhët të gjejë ty në zyre.






Nga Deēani, Enjte, 14 Maj 2020 16:58, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.1367 sekonda me 30 veprime