Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmeOPINIONERrėzimi i Qeverisė Kurti - arsyet qė nuk ishin   
Rrėzimi i Qeverisė Kurti - arsyet qė nuk ishin

Rrëzimi i Qeverisë Kurti - arsyet që nuk ishin

Nga: Flamur Radoniqi, Kanada Më: 25 maj 2020 Në ora: 10:52


Qeveria Kurti

Në kohën kur popullata e gjërë filloi të dëgjojë përshpërimat se Qeveria Kurti ishte në telashe, në çarqe të caktuara ato telashe ishin strategji e planifikuar dhe veç ishin në lëvizje.
Inçizimi i Agim Veliut me 4 Shkurt 2020, një ditë pasi u votua qeveria e re tregon shumë. Të sqarohemi, nuk po flasim për një kryetar nëndege por për nënkryetarin e tërë LDK-së, duke folur para elektoratit të LDK-së, partnerit të dytë në koalicionin qeveritar.
Po në të njëjtën kohë, poashtu për popullatën e gjërë, filluan të bëhen publik zërat për “anti-amerikanizmin” e Albin Kurtit që gjoja kishte sjellë raportet me SHBA-të “në pikën më të ulët” në historinë e Kosovës.
Që plani i parapërgatitur ishte në lëvizje, tregon dërgimi i Skender Hysenit në SHBA në kapacitetin e një “zyrtari të lartë” të LDK-së. Pse e dërgoi LDK-ja Skender Hysenin në SHBA dhe sa domëthënëse ishte deklarata e Kujtim Shalës në lidhje me preferencat e SHBA-ve se pikërisht Albin Kurti, Kryeministri i Kosovës, nuk mund të udhëheqë me dialogun?
Dhe më e rëndësishmja këtu, duke e ditur vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që i jep Kryeministrit autoritetin Udhëheqës me dialogun, çka bëri LDK që ta mbrojë Kushtetutën në atë rast?
A e shkeli LDK Kushtetutën e Kosovës duke ju “bindur preferencave të Grenellit”, sepse me kthimin e Skender Hysenit nga SHBA-të filloi edhe rrëzimi i qeverisë.
Të kuptohemi, deri më sot nuk ka deklaratë zyrtare nga Departamenti i Shtetit në lidhje me rrezikun nga çasja e Albin Kurtit; por deri në këtë pikë, e tërë kjo mjegull u plasua nga LDK dhe “u fry” nga PAN-i për të shpërnda një rrezik që nuk ekzistonte.
Në retrospekt, tani po kuptojmë që Isa Mustafa e paska njoftuar Kryeministrin Kurti se LDK do të dalë nga qeveria pas përfundimit tē pandemisë. Fjala kyçe - pas përfundimit të pandemisë. Në këtë kohë në ekuacionin politik hyn Thaçi, kërkesa e tij për gjendje të jashtëzakonshme, animi i Agim Veliut ndaj kësaj kërkese dhe shka*kimi i tij të cilën LDK e morri si shkas për të përshpejtuar atë që ashtu kështu do të ndodhte.
Në kohë pandemie, u rrëzua qeveria e shtetit për arsye paranoike që ekzistonin vetëm në çarqe të interesave të ngushta.
E këto inteese u konvenuan vetëm atyre që kurrë nuk ditën të kthjellen qysh nga 6 Tetori kur ata, një nga një, e kuptuan se LVV ishte realiteti i ri, dhe se platforma për luftimin e korrupsionit dhe çkapjen e shtetit nuk ishte vetëm premtim elektoral, ashtu siç kishin bërë tjerët për 20 vite.
Ata u frikësuan andaj u bënë bashkë për një kauzë që nuk ishte as “ruajtja e raporteve të mira me SHBA-të”, as “luftimi i anti-amerikanizmit të Kurtit” e bile as “mbrojtja e Kosovës nga keqmenaxhimi i pandemisë”.
Asnjëra nga këto nuk qëndron.
Kauza e vetme ishte ruajtja e interesave klanore të atyre që e sollën shtetin në kollaps arsimor, shëndetësor dhe ekonomik.
Kjo shpjegon edhe aktivizimin e çdo sateliti që e kishin instaluar dhe fuqizuar gjatë këtyre 20 viteve. Media, analistë dhe “këshilltarë” nga të gjitha anët filluan që njëzëri të trumpetojnë rrezikun që i kanosej Kosovës nga “avanturat e Kurtit kundrejt Amerikës”.
Kjo solli deri te dekretimi i Avdullah Hotit si “Kryeministri i ardhshëm”, që në vete është shkelje e Kushtetutës.
Duke mos dashur të aludoj se jam jurist, unë vetëm di që Kushtetuta jonë nuk cakton afat për partinë fituese të emëroj mandatarin. Në këto rrethana “vlerësimi” i Thaçit se LVV e kishte konsumuar “afatin e arsyeshëm” është shkelje e Kushtetutës dhe çdo vendim që rrjedh nga veprimet e Thaçit janë rrjedhojë e shkeljes kushtetuese.
Si përfundim, përderisa PLAN-i në krye me Thaçin çjerren duke thënë se Qeveria Kurti bëri “shkelje flagrante” të Kushtetutës, mos të harrojmë se ato u bënë për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve të Kosovës pa asnjë prapavijë politike. Këtyre “shkeljeve”, Gjykata Kushtetuese u japi 2 javë që të tërhiqen vetëm sepse nuk ekzistonte ligj i nevojshëm. Dmth jo sepse e cenomin integritetin e qytetarëve apo shtetit.
Këto “shkelje” sollën menaxhimin më të suksesshëm të pandemisë në rajon.
Të gjitha këto, deri sa shkeljet e Kushtetutës nga PLAN-i, të cekura më lartë, sollën krizë institucionale dhe politike në kohë të pandemisë për avancime të interesave të ngushta politike.
Në fund, afër popullit të Kosovës u gjend vetëm qeveria dhe masat a saj, çfarëdo që ishin ato që sollën menaxhimin Më të mirë në rajon, përderisa opozita bëri vetëm kritika dhe zero kontribut në kohë pandemie.




Nga Deēani, Hėnė, 25 Maj 2020 16:32, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.02392 sekonda me 30 veprime