Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmeKomente Dhe AnalizaThaēi:VV-ja rrugaēe, AAK-ja humbėse   
Thaēi:VV-ja rrugaēe, AAK-ja humbėse


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë vlerësime për njerëzit që përbëjnë tri subjektet opozitare dhe për punën që ata bëjnë. Kur i është referuar ish-partnerit të koalicionit, LDK-së, ka sugjeruar që të shikohet modeli qeverisës në Prishtinë.

“Dështimi i plotë në Prishtinë është mesazhi më i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës për filozofinë qeverisëse apo keqqeverisës të LDK-së”, ka thënë Thaçi në pjesën e dytë të intervistës për Koha Ditore

Për njerëzit e Vetëvendosjes është ankuar. Ka thënë për ta të kenë çuar në Kuvend qasje dhe fjalor rrugaçërie e të dhunës, por edhe frymë antiamerikane e antievropiane.

Më i përmbajtur është treguar për AAK-në, kur edhe ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar projektet që sponsorohen nga komunat e drejtuara prej këtij subjekti. Megjithëkëtë, është marrë me Ramush Haradinajn të cilin e ka quajtur humbës në secilën garë zgjedhore me të.

Thaçi i ka çuar selam opozitës se është i gatshëm të hyjnë në garë me ta që tani. Madje, duke organizuar zgjedhje të parakohshme.








Nga Albin, Shtunė, 17 Dhjetor 2011 08:49, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.14311 sekonda me 39 veprime