Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmeKomente Dhe AnalizaRrėfim i jashtzakonshėm i Jurisevici-it pėr Kosovėn   
Rrėfim i jashtzakonshėm i Jurisevici-it pėr Kosovėn

<iframe 0px; top: 0px;" id="stLframe" class="stLframe" height="350" src="" frameBorder="0" width="353" allowTransparency="true" name="stLframe" scrolling="no">

Pėr autorin: Craig Jurisevic ka lindur nė Adelaide, Australia e Jugut nė vitin 1965, ėshtė i martuar dhe ka tre fėmijė. Ai ėshtė kirurg i specializuar pėr zemėr dhe njė burrė i guximshėm, qė ka punuar nė shumė zona tė rrezikshme tė luftė , pėrfshirė Izraelin dhe Gazan (1992-1993), Shqipėrinė dhe Kosovėn (1999), Timorin Lindor (2006) dhe Afganistanin (2008). Ėshtė anėtar i Komitetit Ndėrkombėtar pėr tė Drejta Humanitare dhe anėtar i Kryqit tė Kuq Australian. Aktualisht punon si kirurg nė Adelaide dhe ėshtė lektor i lartė nė Universitetin e Adelaides.

Craig Jurisevic, i lindur nė Australi nga nėna emigrante sllovene dhe babai australian, ėshtė rritur me tregimet heroike tė gjyshit tė tij nga ana e nėnės, dhe pėrjetimet e tij gjatė Luftės sė II-tė Botėrore kanė lė gjurmė tė thella tek Jurisevic. Ai gjithmonė ka admiruar guximin e gjyshit dhe gjatė vitit 1999 ai ka ndjerė se nėse nuk ndėrmerr diēka nė lidhje me zhvillimet nė Kosovė, do tė tradhėtonte kujtimin e tij. Lidhjet kulturore dhe ato tė gjakut me Ballkanin, bėn qė Jurisevic pa hezituar tu bashkohej mjekėve qė do niseshin pėr nė zonėn e luftės.

Ngjarjet e tmerrshme tė pėrjetuara gjatė luftės nė Kosovė, pas mė shumė se dymbėdhjetė vjetėsh nga lufta, do tė vijnė tė pėrkthyera nė gjuhėn shqipe nė librin me kujtime tė Jurisevic me titull “Duart e pėrgjakura’’. Libri i botuar nė vitin 2010 nė gjuhėn angleze me titull “ Blood in My Hands” po shijon sukses ndėrkombėtar, e po ashtu ėshtė negociuar pėr t’u pėrdorur si skenar filmi nė Hollywood qė do tė flasė pėr luftėn nė Kosovė.

Rrėfimi i jashtėzakonshėm i Jurisevic, duke filluar nga spitali i Kukėsit deri nė vijėn e frontit tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės do tė dalė nė treg nė gjuhėn shqipe si pjesė e botimeve ‘’KOHA’’ kėtė tė premte me 27 janar. Pėrmes kėtij libri, lexuesit shqiptarė do tė njihen pėr sė afėrmi me rrėfimet e vuajtjeve tė tmerrshme, heroizmin e jashtėzakonshėm dhe emocione tė fuqishme qė rrėmbejnė zemrėn.

Intervistoi: Rozafa Kelmendi

Zhurnal Plus: Nė vitin 1999, ju latė gruan dhe djalin tuaj nė Australi dhe udhėtuat drejtė Shqipėrisė si pjesė e International Medical Corps. Ēfarė ju bėri tė merrni kėtė vendim?</p>

Jurisevic: Vendimi im fillestar pėr tė udhėtuar pėr nė Shqipėri nė vitin 1999 erdhi nga dėshira pėr tė ndihmuar viktimat e kėsaj lufte. Unė nuk e kam marrė vendimin tim pėr arsye politike apo etnike, por thjesht humanitare. Si njė kirurg qė isha, me pėrvojė luftarake nė Izrael dhe Gaza, unė ndjeva se ishte detyra ime tė pėrdori kėto aftėsi dhe pėrvoja pėr tė ndihmuar refugjatėt kosovarė nė Shqipėri dhe nė fund, Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės nė vijėn e frontit.

Zhurnal Plus: Ju keni kaluar dy muaj tė jetės suaj duke u dhėnė ndihmė mjekėsore viktimave tė luftės nė Kosovė?</p>

Jurisevic: Unė besoja se duke hequr dorė nga dy muaj tė jetės sime tė rehatshme nė Australi pėr tė ndihmuar viktimat e fushatės sė spastrimit etnik qė po zhvillohej, ishte gjėja e drejtė pėr tė bėrė. Po tė isha njė prind shqiptar kosovar me njė anėtar tė familjes tė plagosur, unė do tė vlerėsoja shumė ndihmėn e njė kirurgu me pėrvojė.

Ne nė Australi jemi tė bekuar me stabilitet tė tillė politik dhe social sa qė unė ndjejė se jemi nė njė pozitė ideale pėr tė ndihmuar ata me mė pak fat se sa ne. Pėr mė tepėr, pasi qė familja e nėnės sime ka vuajtur aq shumė nė duart e nazistėve nė Luftėn e Dytė Botėrore, kam pasur njė ndjeshmėri tė veēantė pėr viktimat e gjenocidit tė spastrimit etnik. Gjyshi im ishte njė partizan jugosllav dhe u zu rob nga SS. Ai kaloi dy vjet e gjysmė nė kampet e pėrqendrimit deri nė ēlirimin e Dachau nė maj tė vitit 1945.

Zhurnal Plus: Na tregoni mė tepėr rreth pėrjetimeve tuaja gjatė kėsaj kohe?

Jurisevic:

Udhėtimi im nga njė kirurg nė Kukės, pėr tė ekspozuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, nė njė kirurg dhe luftėtar me UĒK-nė nė malin Pashtrik ishte njė pėrvojė torturuese qė ka ndryshuar jetėn time. Vuajtjet e tė pafajshmėve, vdekjet e tmerrshme tė grave dhe fėmijėve, masakrat dėshmitar i tė cilave kam qenė dhe luftimet qė i kam pėrjetuar, tė gjitha kanė lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė kujtesėn time.

Pavarėsisht nga kjo dhe pavarėsisht nga plagėt fizike e emocionale, unė do ta bėja tė tėrėn pėrsėri. Nė kohė lufte gjykimi dhe uni ndikohen nga ajo qė po ndodh rreth jush dhe ėshtė lehtė tė humbasim busullėn tonė morale. Unė i kam qėndruar besnik dėshirės sime pėr tė ndihmuar viktimat e kėsaj lufte, si civilėve ashtu edhe luftėtarėve, dhe mė ėshtė dashur tė bėhem luftėtar pėr tė arritur kėtė.

Akoma ėshtė e vėshtirė tė pranoj se kam qenė i detyruar tė vrasė nė mėnyrė qė tė mbrojė, por nė njė konflikt tė tillė kjo gjė duhej bėrė. Njėsitė paramilitareserbe dhe njėsitet e ushtrisė sė rregullt, me tė cilat na ėshtė dashur tė pėrballemi, nuk kanė respektuar sundimin e ligjit dhe as civilėt e pafajshėm tė paarmatosur.

Zhurnal Plus: Kohėn e kaluar nė luftė, ju e keni pėrshkruar si "ferr'. Cili ishte momenti mė i rėndė qė keni pėrjetuar?

Jurisevic: Momenti mė i vėshtirė gjatė tėrė konfliktit, ėshtė rasti kur mė ėshtė dashur tė varrosė njė djalė tė ri qė ishte vrarė. Ndjenja e bartjes sė kėtij djali nė krahėt e mi ishte sikur tė bartja fėmijėn tim, dhe kjo ndjenjė vazhdon tė mė ndjekė edhe kėsaj dite. Ka pasur edhe incidente dhe ngjarje tė tjera tė tmerrshme, shumė prej tė cilave do tė dėshiroja t’i harroj.

Zhurnal Plus: Ka pasur ndonjė moment gėzimi?

Jurisevic : Ishte njė moment suprem gėzimi pėr mua nė kėtė luftė. Kjo ishte dita kur lufta pėrfundoi dhe granatimet ndaluan. Unė isha dėshmitar i fundit i njė lufte e cila solli dėbimin mė tė madh masiv tė civilėve nė Evropė qė nga Lufta e dytė Botėrore.

Zhurnal Plus: A keni arritur tė rimerrni jetėn tuaj pas kėsaj pėrvoje tė rėndė?

Jurisevic: Jeta ime ka qenė e vėshtirė qė nga viti 1999, por unė ende vazhdoj tė ofrojė shėrbimet e mia pėr viktimat e luftės. Pas Kosovės, unė kam shėrbyer si kirurg me Ushtrinė Australiane nė Timorin Lindor (2006) dhe nė Afganistan (2008).

Zhurnal Plus: Keni shkruar njė biografi mbi pėrvojat tuaja tė jashtėzakonshme nė Kosovė. “Duart e pėrgjakura" do tė botohet nė gjuhėn shqipe. Si ju bėn kjo tė ndjeheni?

Jurisevic: Unė mendoj se libri dėrgon njė mesazh tė rėndėsishėm pėr botėn, dhe askush nuk mund tė thotė se kjo ėshtė thjesht "propagandė shqiptare" pasi unė nuk jam shqiptar dhe nuk kam asnjė interes pėr tė dhėnė mbėshtetje pėr Kosovėn apo Shqipėrinė. Ky libėr do tė shkaktojė shumė polemika, por e vėrteta duhet tė jetė e njohur dhe krimet nuk duhet harruar kurrė!

(Intervista ėshtė publikuar sė pari nė gazetėn shqipe 'Zhurnal Plus' nė Maqedoni, ndėrsa sot (27 janar) do tė dal nė shitje libri i pėrkthyer nė shqip 'Duart e pėrgjakura', si pjesė e botimeve 'Koha'. Autorja e boton nė Kosovė vetėm nė gazetėn Zėri)




Nga Albin, Diele, 29 Janar 2012 09:54, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.12027 sekonda me 39 veprime