Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmeOPINIONEHargalisja e Hagės dhe ambasadorėt e vendit tė Ramė-agės   
Hargalisja e Hagės dhe ambasadorėt e vendit tė Ramė-agės

Hargalisja e Hagës dhe ambasadorët e vendit të Ramë-agës

Nga: Ylli Mece  Më: 1 korrik 2020 Në ora: 19:04



Ylli Mece

            Pa as më të voglin dyshim, çdo ditë që kalon e më tepër, Evropa po vërteton dhe pohon me gojën e saj, se kolonializmi i vjetër e arkaik i tre katër shekujve më parë, ka ngelur po ai ; por tashmë i maskuar me demokracinë euro perndimore, që në fakt duhet përkthyer si një neokolonializëm i ri i tipit modern, brëndapër brenda një bashkësie. Por Evropa e djallëzuar, më shumë se djalli vet ,di t’i luajë bukur kartat, duke veshur lëkurën e engjëllit për t’i mbajtur të nënshtruar popujt e vegjël, nënshtrim ky, i cili shkon deri në kufijtë e poshtërimit kombëtar, paçka se hiqen... se gjoja janë shumë të interesuar për prosperitetin dhe begatinë e Shqipërisë e të Kosovës. Poshtërimin e parë ajo e bëri duke nëpërkëmbur “Çështjen tonë të Madhe Kombëtare,” sepse që me fillimin e luftës çlirimtare të Dardanisë shqiptare, ajo do të dilte kundër saj. Pyes ju zotrinj ambasadorë, shërbëtorë të zuskës plakë...është kështu apo jo ? Pra, Evropa e juaj kurrë dhe për asnjë moment historik nuk ka qenë për zgjidhjen drejt të çështjes tonë kombetare, përkundrazi ashtu si dikur edhe sot, e ka nxjerrë në tregun evropian, ku për fatin tonë duhet të vendosi ajo, Evropa e juaj, por jo e jona.
            Populli ynë luftoi jo Serbinë dhe popullin serb, por shovinizmin e egër, këtë sëmundje shekullore të tyre, që ju në vend ta shëronit sëbashku me forcat e progresit, e inkurajuat atë dhe më shumë. A nuk isht Dick Marty i juaj, i cili na quante ne terroristë, kur ne i thoshnim se ishim çlirimtarë? E dini ju zotërinj ambasadorë pse e bënte këtë Dick Marty dhe Xhaferri i Solanës ? Sepse donte të na vendoste në të njëjtën peshore me okupatorin dhe shovinizmin serbo-madh. Dhe ata ja arritën qëllimit sepse për fatin tonë të keq, ishte e para herë që në historinë e një Kombi nuk pati burra shteti, por karabythecër si puna e juaj. Ata u njehesuan njësh me ju, madje u tjetërsuan aq keq, saqë “tanët” filluan të flitnin më mirën gjuhën tuaj, se sa atë amëtare...teksa ju mësonit shqipenkundër shqiptarve.
            Është kështu apo jo ? Ju drejtohem juve zotrinj bythëpërdredhur të Evropës, që nuk latë gjë pa kurdisur kundër shqiptarve! Do thoni se nuk është ashtu ?! Po si nuk qenka ashtu, kur ne edhe mbas fitores mbi shovinizmin dhe shpalljen e pavarasisë, ju vrapuat si të marrë për të penguar bashkimin e Shqipërisë me Dardaninë? Dhe ju ja arritët qëllimit, ia arritët sepse luftëtarët tanë, luftën për çlirim e konsideruan vetëm deri në kufijtë e pushimit të luftës dhe tërheqijes së trupave pushtuese militare e paramilitare serbe e jo deri në bashkimin me Shqipërinë me trungun amë. Pse ju nuk e dini se Dardania është tokë shqiptare ? Nëse e dini dhe vepruat qëllimisht, ju akuzoj se jini rreshtuar në të njëjtën barrikadë me shovinistët serbë, por dhe nëse nuk e dini akoma më keq për ju, sepse kjo tregon se Evropa në Shqipëri paska mbledhur gjithë ambasadorët idjotë - gjë, që unë nuk e besoj, nuk e besoj, sepse ju nuk jini aq budallenj sa tregoheni në pamjen e jashtëme.
            Për të na hedhur hi syve thirrët në Hagë Milosheviçin, Mlladiçin dhe disa “viçër” e dema dhe i dënuat për krime lufte, teksa të tjerët që ju gjasme i mbanit mbyllur në burgjet e Kosovës çuditërisht nën hundën tuaj arratiseshin , por dhe aq çuditërisht shqiptarët që ju mbanit në burgjet tuaja të KFOR apo UMNIK ruheshin me kujdesin më të madh. Ju qeshni dhe zgërdhiheshit sepse mbasi ia arritët qëllimit dhe e nënshtruat Dardaninë i vendosët kufirin midis Shqipërisë dhe vet asaj. Ju pyes përse e bëtë këtë ? Pse për kaq budallenj i merrni ju shqiptarët , mos vallë ju mendoni se ne nuk e dinim se ju kurrë s’kishit për të dënuar shovinizmin e egër serbo-madh ?
            Por dhe të mos i dënonit ju, duhet ta ngulni mirë në vesh se ata i dënoi historia me turp dhe me disfatë. I dënuam ne popujt ballkanikë kroatë, sllovenë, boshnjakë shqiptarë që vendosën flamurin e fitores në zemrat e tyre. Ju zotërinj ambasadorë të fuqive të mëdha, që dukeni sikur përfaqsoni popujt tuaj, a jini në një mëndje me konventat ndërkombëtare që vet i kini firmosur dhe vulosur për të drejtën e popujve për të qenë të barabartë midis tyre dhe të jenë vet ata që vendosin për fatet e tyre? Apo këtë e kini si maskë për t’i nanarisur me fjalë të bukura me efekte dopingu mbi sovranitetin dhe lirinë e tyre?! Deomos që na mashtroni, sepse nuk jini për lirinë dhe luftën e popujve për çlirim kombëtar e shoqëror. Ju i trembeni asaj si “djalli nga tejmani” edhe pse e deklaroni nëpër letrat tuaja që janë bërë për të fshirë menderen, se jini vërtetë për sovranitetin, por pa e përcaktuar saktë atë, duke lënë hapsirën boshe të tipit alla Brezhnjevian, dmth për “Sovranitet të kufizuar”, që ne shqiptarët i themi liri me pikatore, të kontrolluar nga Evropa. Për fatin tonë e një të pafati dhe vet “idjotokracia” jonë, që kemi në krye, për tre dekada rresht po u bie në gjunjë e u lutet : Sehr geehrte Botschafter Europas ! Bite frau Merkel .. na e bëj hallall por ju lutemi na pranoni dhe ne në Evropën tuaj, sepse u turpëruam para popujve tanë ( Kini parë ju kështu, që dhe vet udhëheqësit tanë e pranojnë indirekt se nuk kanë shumë dëshirë të bashkohen? Duke thënë popujt tanë!..) Uauuuu duan bashkim me Evropën dhe jo me Dardaninë ?!.. (Ja këta janë bashibozukët kolaboracionistë të shitjes së interesave kombëtare)
 Dhe ju për të qenë të “asnjëanshëm” deklaroni se ende nuk i kini qëruar hesapet me terroristët shqiptarë dhe se do t’i ata thërrisni në Hagë një e nga një, të gjithë të dyshuarit për krime lufte. I thërrisni !
            Por duhet të thërrisni në rradhë të parë me të vërtetë kriminelët dhe terroristët ( që i kini nën sqetullat tuaja në Serbi e jashtë saj) dhe jo komandantët legjendarë të luftës çlirimtare. Unë do të isha në një mëndje me ju, që të gjithë ti thërrisnit , madje dhe ti dënonit ashpër sepse ata e shkelën betimin ushtarak duke mos e bashkuar Dardaninë me Shqipërinë. Ju a dini se shkelja e betimit ushtarak në kohë lufte përbën një akt të rënde tradhëtie ?! Dhe pikërisht për faktin se as Qeveria e Tiranës nuk i përkrahu vëllezërit e vet, duke i lenë ata të braktisur e të pabashkuar .Ja për këtë dhe ata duhet t’i therrisnit në Hagë sepse kanë shkelur vendimet e ONU për barazinë dhe të drejtën e popullit për të vendosur vet për tu bashkuar. Nëse liderat tanë nga të dy anët e ndarjes artificiale do i thërrisni për këtë motiv, do të vija dhe unë në Hagë për të dëshmuar se si na tradhëtuat jo vetëm ju, por dhe udheheqsit tanë. Ju me nderë zotërinj, kini dhe përdorni për të njëtat çështje, dy masa të ndryshme sepse në kohë lufte nuk donit të na lejonit për të dalë nga “bashkim – vllazërimi” i Titos dhe Milosheviçit edhe pse ne dëshironim dhe ende dëshirojmë me të vërtetë që me çdo popull në botë të konsiderohemi si vëllezër... Kur ne e dëshirojmë vet këtë gjë, atëhere pse me vëllezrit tanë të vërtetë të një territori një gjuhe e gjaku, nuk na lini të bashkohemi. ?!..A e kuptoni se sa hipokritë jini si me ne, ashtu dhe me veten tuaj?!
            Sigurisht kjo e ka një domethënie, sepse dihet që mbas çdo lëvizje politike ka interesa të caktuara. Ju duke mos qenë për luftrat çlirimtare, jini për nekolonializmin, si psh ai filofrank. Mos vallë do t’i leverdiste psh Francës, që 14 vende afrikane të ngrihen në luftë për të shpartalluar ndikimin dhe pushtimin ekonomik që u ka bërë Franca dhe që për lirinë e tyre këto vende paguajnë aq shtrenjtë “Taksën e Pavarsisë” në miljona franka afrikane, që kalonë nëpër bankat e Parisit ?! Çudi e madhe me këtë Francën që i paska tatuar vendet afrikane me “Taksë pavarsie”..! Si shpjegohet që Franca përherë ka qenë kundër Shqipërisë dhe luftës së shqiptarve, apo mos vallë lufta jonë do shërbente dhe si shëmbull , që keta popuj të shkëputnin vargonjtë e skllavërisë politike e ekonomike franceze..Shiko..shiko Franca ec e kuptoje frëngun e botës ndaj ata janë bërë “ brekë e bythë” me ultrashovinizmin serb duke i bërë qejfin kështu dhe Rusisë? Po a e kuptoni ju zotërinj ambasadorë që përfaqsoni Evropën, se fuçia e barotit nën Urën e lumit Ibër qëndron përherë një rrezik i madh nëse nuk zgjidhet drejt çështja shqiptare?! Po kush do e zgjidhë ju...ju që përherë jua u kini patur me hile popujve ? Te ju unë nuk besoj, i besoj vullnetit të popullit tim i cili duhet ta marrë vet në dorë çështjen nacionale, sepse nëse ajo do të ngelet në dorën tuaj, ne do të jemi përsëri skllevër me zgjedhën në qafë por që shkruan ”Liri
            Po a duhet të shkojnë ish komandantët e UÇK-se në Hagë ?! Nëse ata më të vërtetë do të shkojnë atje le të shkojnë vetëm me motivin e qartë që tu kërkojnë llogari që përse Evropa përkrah shovinizmin duke vendosur në të njëjtën peshore çlirimtarë e pushtues – Kështu të paktën dhe vet ata që u borgjezuan mbi kurrizin e popullit duke harruar dhe gjakon e shokëve të tyre..do bënin mirë, sepse do lehtësonin sado pak mëkatet e tyre. Për të tjerat nuk vendos Evropa por populli ynë dardan i cili është fatkeqësisht i coptuar për interesa të Evropës dhe Rusisë ( nënkupto Serbisë)
            Për “ krime te tjera” kur lufta ka mbaruar i gjykon populli shqiptar i Dardanisë udhëhqsit e vet dhe jo Evropa. Nëse Evropës “ja mba suma” le të thërrasi Trampin për krimet barbare te imperializmit amerikan në të gjithë botën!
            Hëëë si thoni zotërinj ambasadorë të akredituar në vendin e Ramë agës.. a gjendet ndonjë trim midis jush që të kërkojë Trampin të jap llogari në Hagë ?!... Çpatët ore... pse e futët kokën nën tavolina !?..




Nga Deēani, Mėrkur, 01 Korrik 2020 19:50, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.02777 sekonda me 39 veprime