Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmePOLITIKASkenari qė mund tė vijė: Kėshtu Thaēi mund ta rrėzojė Qeverinė Hoti, ja kush i ndihmon   
Skenari qė mund tė vijė: Kėshtu Thaēi mund ta rrėzojė Qeverinė Hoti, ja kush i ndihmon

Skenari që mund të vijë: Kështu Thaçi mund ta rrëzojë Qeverinë Hoti, ja kush i ndihmon

Nga: BS Më: 20 korrik 2020 Në ora: 21:11

            Duke folur për “Bota Sot” për zhvillimet e fundit në skenën politike në Kosovë, dhe sulmet e vazhdueshme të presidencës ndaj kryeministrit Avdullah Hoti, profesori i njohur ndërkombëtar, doktor Enver Bytyçi ka paralajmëruar se presidenti, Haashim Thaçi përmes votave të Listës Serbe mund ta rrëzojë Qeverinë Hoti.
            “Megjithatë Hashim Thaçi e mban postin e presidentit me qëllim që të përmbushë disa ambicie egoiste të tijat. Në këtë aspekt duhet pritur që ai ta thellojë konfliktin me kryeministrin Hoti. Nuk është mësuar Thaçi që të lejojë njerëzit që sjell në pushtet që ta injorojnë atë. Madje mundet të fusë në lojë edhe presidentin e Serbisë për ta heq qafe kryeministrin e Kosovës. Mund t’i kërkojë Vuçiç që Lista Srpska të kërkojë votëbesimin e kryeministrit e të tërhiqet nga koalicioni. Atë që bëri me Mustafën kundër Kurtit, atë lloj loje mund ta bëjë në aleancë me Vuçiçin.  Zoti Hoti duhet të jetë i përgatitur për këtë skenar dhe nëse ndodh kjo, ai do t’i sillte Kosovës dhe LDK-së më shumë avantazhe nëse do ta çonte vendin në zgjedhje të reja”, ka thënë ndër tjerash për “Bota Sot”, doktor Enver Bytyçi.
            E kujtojmë se kohëve të fundit ka pasur sulme te vazhdueshme nga këshilltarët e Thaçit ndaj kryeministrit Hoti, pas takimit të këtij të fundit në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, takim ky i zhvilluar më ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, si dhe i përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.




Nga Deēani, Diele, 26 Korrik 2020 08:41, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.1467 sekonda me 30 veprime