Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmeLajme Nga KosovaDemaēi: Qosja t’ia falė tokat e veta Serbisė   
Demaēi: Qosja t’ia falė tokat e veta Serbisė



Me deklarimin e akademikut Rexhep Qosja, që veriu i Kosovës t’i jepet Serbisë, e Lugina e Preshevës Kosovës, nuk pajtohet veprimtari Adem Demaçi. Ai madje thotë se “Serbia e Qosja mund të këqyren kah dielli”.


“Po ku ka sot Kosova me dhanë tokë falë për Serbinë?! Po a e dini ju se Serbia na i ka borxh tokat tona deri në Nish. Kosova jo që nuk do t’ia jap Veriun, por sikur Mitrovica ashtu edhe Lugina e Preshevës janë dhe do të jenë pjesë të Kosovës”, ka thënë Demaçi për “Presheva Jonë”.


“Rexhep Qosja nëse ka diku ndonjë copë tokë apo truall të vetin, mund t’ia jap Serbisë”, shton ai. “Por, ne ia bëjmë me dije Serbisë dhe këtij Qosjes tonë se Kosova nuk ka asnjë pëllëmbë për t’ia dhënë falë Serbisë”.


Demaçi thotë se Lugina e Preshevës sot është pjesë e “Serbisë së madhe”, sepse Serbia me luftë, dhunë e presion e ka tkurrur Kosovën për çdo 20-30 vjet, “duke e shtyrë gurin e mezhdës prej Nishi, tek Molla e Kuçe”.


“Ngushto e ngushto deri në Leskoc, shtyje e shtyje deri në Vranjë, e sot e ka prurë gurin me sukses deri në Medvegjë dhe dëshiron t’i mbajë sot me zor edhe Preshevën e edhe Bujanocin e banuar me shumicë shqiptare”, thotë Demaçi, sipas të cilit Serbia kurdoherë shqiptarëve do t’ua kthej tokat e veta.


“Nëse ky serbi mundet me i mbajtur me zor, t’i mbajë! Kosovën a mundi ta mbante”?






Nga Albin, Martė, 21 Shkurt 2012 08:23, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.03121 sekonda me 39 veprime