Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmeLajme Nga BotaBlater mbėshtet Kosovėn   
Blater mbėshtet Kosovėn


Presidenti i FIFA-s konfirmon lejimin e ndeshjeve ndërkombëtare

Në fund të Kongresit të FIFA-s të zhvilluar në Budapest, Sep Blater ka folur sërish për çështjen e Kosovës dhe lejimin e përfaqësueses dhe klubeve të këtij vendi që të zhvillojnë miqësore ndërkombëtare. Ai ka konfirmuar se për “dritën jeshile” të dhënë nga Komiteti Ekzekutiv vetëm pak ditë më parë nuk ka kthim mbrapa.


Presidenti i federatës botërore reagoi pas spekulimeve të mediave serbe, sipas të cilave FIFA kishte pezulluar përkohësisht vendimin e marrë vetëm pak ditë më parë, për t’i hapur rrugën ndërkombëtarizimit dhe njohjes globale të futbollit kosovar.


Sipas mediave të Beogradit, “Blic” dhe “B92”, pezullimi i përkohëshëm i lejimit të përfaqësueses kosovare që të zhvillojë ndeshje miqësore me anëtarët e tjerë të FIFA-s ka ardhur pas presioneve nga Serbia dhe kundërshtimit të UEFA-s, me në krye presidentin Mishel Platini.


Nga Hungaria, Blater deklaroi se “vendimi për Kosovën nuk do të kthehet, ndërsa hapi i ardhshëm do të jetë modaliteti i implementimit”.


Ndërkohë, FIFA ka ftuar në dialog zyrtarët e UEFA-s, të cilët ishin kundër vendimit që Kosova të luajë miqësore ndërkombëtare, duke e cilësuar atë sit ë ndikuar nga politika. Takimi do të zhvillohet më 31 maj në Zyrih, ndërsa i pranishëm aty do të jetë edhe delegacioni serb. Raportimet më të fundit thonë se në të njëjtën ditë, UEFA do të mbajë një mbledhje urgjente në selinë e saj në Nion të Zvicrës.




Nga Albin, Premte, 25 Maj 2012 21:52, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.11771 sekonda me 39 veprime