Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmeLajme Nga KosovaAAK vendos javėn e ardhshme!   
AAK vendos javėn e ardhshme!

Liderët


Java e ardhshme është vendimtare nëse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të hyjë apo jo në bashkëqeverisje me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).


 


Burime brenda AAK-së i kanë thënë “Zërit” se Aleanca ia ka parashtruar disa kushte PDK-së, ku përveç tjerash, kushti kryesor është që lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj të jetë kryeministër, gjë që nëse nuk ndodh, nuk do të ketë koalicion të përbashkët.


“Javën e ardhshme do të dihet gjithçka. Ne kemi kërkuar pozitën e kryeministrit dhe disa ministri, por në PDK ka hezitim. Nëse Hashim Thaçi nuk lëshon pe, atëherë do të vazhdojmë të mbesim në opozitë”, sqaron ai.


Ky burim tregon se përveç postit të kryeministrit, AAK-ja kërkon gjithashtu edhe disa ministri, shumica e të cilave kanë të bëjnë me forcimin e ligjit dhe ndryshimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.


“E kemi kërkuar Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Integrimeve Evropiane, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, dhe kemi kërkuar që të themelohet një ministri e re, përkatësisht, Ministria e Energjetikës”, ka treguar ai...




Nga Albin, Premte, 07 Dhjetor 2012 08:51, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.02845 sekonda me 39 veprime