Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmeLajme Nga KosovaKrasniqi: Grabovci, tė mė kėrkoj falje!   
Krasniqi: Grabovci, tė mė kėrkoj falje!

ihaaa


Pas kërkesës për falje drejtuar qytetarëve të Kosovës nga ana e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka reaguar edhe kryekuvendari i Kosovës, Jakup Krasniqi, emri i të cilit është lakuar nga zyrtarët e lartë të PDK-së, në bisedat e përgjuara telefonike. Në një prononcim për Telegrafin, kryekuvendari ka thënë se do të ishte më mirë që Grabovci të kërkonte falje në mënyrë të qartë.


“Unë nuk e di se si është ndjerë Grabovci, por mbaj qëndrimin që e kam shprehur edhe më herët, se duhet kërkuar falje për nivelin e ulët të përdoruar gjatë atyre bisedave”, ka deklaruar Krasniqi për Telegrafin.


Gjatë një konference për gazetarë, Grabovci u ka kërkuar falje të gjithë qytetarëve të vendit në rastin e përgjimeve, mirëpo ka munguar kërkimfalja edhe për Jakup Krasniqin.


“Unë të gjithë qytetarëve u kërkoj falje për shqetësimin më të vogël, me cilindo veprim që kam bërë. Ndërsa bashkëpunimi im me përfaqësuesit e institucioneve ka qenë korrekt, është korrekt dhe do të jetë korrekt”, ka deklaruar Grabovci.


Kryekuvendari Krasniqi ka qenë emri më i përfolur në bisedat ndërmjet Adem Graboovcit, Hashim Thaçit e Sami Lushtakut. Ky i fundit nuk kishte ngurruar që fliste fjalë të rënda për kryekuvendarin, ndërsa edhe kryeministri Thaçi e etiketonte me nofkën “Jakupovski”. /Telegrafi/




Nga Albin, Hėnė, 24 Dhjetor 2012 16:23, Komentet(1)
Komentet
Albin
24 Dhj 2012
oh oh oh kėta politikanėt ton si hesapi i kallximit ė njė historie nė kohėn e Qumilit. Cima dhe Leci hahahaah Bjen kungulli, hyp pocerka... Valla Jkup aferim nga krahu i luftės qe ishe u tregove mė i menēuri dhe mė trimi, po dihet Jakupi ka pak ma shumė shkollė dhe ka mė shumė dije ... hajt se edeh kta dikur kan me u ba te meēėm dhe vetem atėhere do tė kėrkojnė falje o Jakupi ynė i madh!


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.11306 sekonda me 39 veprime