Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmeLajme Nga BotaSulmi i parė kamikaz nga al-Kaida nė Mali   
Sulmi i parė kamikaz nga al-Kaida nė Mali

Dita e premte solli në Mali sulmin e parë vetëvrasës, që prej nisjes së ndërhyrjes franceze në janar, me qëllim zmbrapsjen e militantëve islamikë nga pjesa veriore e vendit.


Kamikazi iu afrua një grupi ushtarësh me motoçikletë përpara se të shpërthente rripin me dinamit që e mbante të vendosur rreth shtatit, duke vrarë veten dhe plagosur një prej ushtarëve francezë.


Al-Kaida mori përsipër përgjegjësinë për këtë sulm të ndodhur në Gao, qytetin më të populluar në veri të Malit.


Sipas analistëve, ky mund të jetë fillimi i një taktike të destabilizimit të vendit dhe luftës guerile, pas pamundësisë për të rivalizuar një fuqi të madhe si Franca.


Mediumet e huaja raportuan se fraksione rivale brenda ushtrisë shkëmbyen zjarr në kryeqytetin Bamako, në një tjetër zhvillim shqetësues brenda vendit të varfër afrikan me 15 milionë banorë.


Franca, ish-zotëruesi kolonial i Malit, pranoi më 10 janar thirrjen e qeverisë vendase për ndihmë, pas avancimit të militantëve islamikë në veri.


Falë ndërhyrjes së Parisit, aktualisht është rikthyer kontrolli i qeverisë mbi të gjitha qendrat e mëdha të banuara në vend, por ka shumë pikëpyetje për të ardhmen e vendit, pas tërheqjes së paralajmëruar të francezëve dhe zëvendësimit të tyre me një koalicion trupash afrikane në muajin mars.


Mali ka një sipërfaqe të përafërt me atë të Francës, Gjermanisë e Italisë së bashku.


 




Nga Albin, Premte, 08 Shkurt 2013 18:53, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.10981 sekonda me 39 veprime