Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmeLajme Nga BotaNadin zbulon Flamurin e Skėnderbeut nė afresket e njė kishe nė Venecia   
Nadin zbulon Flamurin e Skėnderbeut nė afresket e njė kishe nė Venecia

Flamuri i kuq me shqiponjë, pikturuar nga Veronese, është shquar në Kishën e Shën Sebastianit.
Kush ka pasur rastin të vizitojë Venecian dhe mrekullitë e saj të artit dhe të kulturës me famë botërore, dhe i ka rastisur të vizitojë Kishën e Shën Sebastianit, -sipas sugjerimit të ndonjë miku italian, njohës i veprave monumentale të Rilindjes Italiane, zor se ka vërejtur një gjë të rrallë, tejet emocionuese: flamuri që valëvitet në një nga tri hapësirat ovale të tavanit të kësaj kishe,- që tregojnë historitë biblike të Esterit dhe të Mardokut-paraqet një shqiponjë të zezë në një sfond të kuq; në ditët tona, deri para pak muajsh, ky flamur është konsideruar si flamur i Asburgëve. Në fakt, flamuri asburgas nuk dëshmohet të ketë pasur kurrë një sfond të kuq, por të çelur. Themi deri para pak muajsh, kur Lucia Nadin dha “lajmin” e madh dhe tronditës; jo vetëm për historinë dhe kritikën e artit venencian, por dhe për lidhjen e tyre me historinë, kulturën, me jetën spirituale të Shqipërisë, në bregun përballë, me të cilat ka dhënë e marrë në shekuj...


 



 




Nga Albin, Mėrkur, 20 Shkurt 2013 07:33, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.13529 sekonda me 30 veprime