Me 10-tė pyetje, 10% ia rriti votuesit Albin Kurtit!
Me 10-të pyetje, 10% ia rriti votuesit Albin Kurtit! NGA: KIMETE BERISHA MË: 15 MARS 2021 NË ORA: 16:10
Kimete Berisha
1. Nuk je në pozitë të shtrosh pyetje, Envero. Për të shtruar pyetje duhet të jesh i pafajshëm dhe i painformuar. 2, Ku ke parë Ti kësi yrrneku: Në emër të PDK-së, e merr në pyetje Albinin për problemet që i ka shkaktuar PDK-ja! 3. Ti duhet të japësh përgjegjësi për pyetjet e t'ua. 4. Sot PDK po kërkon nga Albini Kurti dhe Vjosa Osmani t'i ndreqin gabimet e PDK-së! 5. E kaluara nuk ndryshohet. Prandaj, mendohet se bash sherri këtij fakti, njeriu është i pafat. 6. Kryetarët i ke në Hagë. Pse nuk e pyete Albinin: Si ndodhi që veç Ti nuk e votove Gjykatën Speciale? Pse nuk e kushtëzove Albinin ta ndryshojë qëndrimin për Gjykatën Speciale? 7. Pyetje e vërtetë është kjo: Pse votuesit nuk patën mëshirë për burgosjen e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit? E ke parasysh çka do të thotë të shkosh në burg, nga pozita e kryetarit të shtetit? 8. Albinin është dashur ta befasosh. Ta gjesh të papërgatitur. Ti ia jep Albinit atë që e pret prej teje, je tmerrësisht i paparashikueshëm. PDK, përveç e dështuar, shkaku yt po duket edhe e papjekur dhe qesharake! 9. Mirë e ke veç kur thua se PDK nuk e ka për obligim t'u ndihmojëbkundërshtarëve të ngriten në karrierë. 10. Nëse më pyet dikush 'A mendoj ende se je një kastravec', i them Po. Dhe për ata që nuk e dinë, sipas Fjalorit Shqip, kur i thua dikujt kastravec, figurativisht i thua 'I papjekur dhe pa përvojë në jetë; budalla'.
P.S. Të jeni të bindur se sot, me 10-të pyetjet t'ua, 10% ia ke rritur votuesit Albin Kurtit.. Për PDK-në nuk është koha e luftës, por e shërimit. Sepse, PDK është e 'plagosur' gati e 'vrarë' nga vet krijuesit e saj! Të plagosurit kërkojnë shërim, jo mejdan. Secili që sot bën ironi me fitoren e madhe të Vetëvendosjes, gabon shumë. Sepse, asnjë fjalë e keqe sado e rëndë të jetë kundër VV, sot nuk ia merr anën fitores së madhe. Për ta mundur Albin Kurtin duhet të bëhesh 'i mirë'. Për t'u bërë i mirë, është proces, nevojitet kohë.