Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmeLajme Nga KosovaKomandantėt e hoteleve, rikthejnė Serbinė nė Kosovė pėrmes eshtrave tė shqiptarėve!   
Komandantėt e hoteleve, rikthejnė Serbinė nė Kosovė pėrmes eshtrave tė shqiptarėve!


 


Komandantët e hoteleve, rikthejnë Serbinë në Kosovë përmes eshtrave të shqiptarëve!


17.12.2013 | 07:29



Nga Kimete Berisha




Të pafalshmit!'U hodh gur e asfalt' mbi trupat e shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga shteti serb, në varrezën masive që u zbulua në Rashkë të Serbisë. 

 

Dhe atë rrugë serbët e pagëzuan 'Kosmetski put'

 

Pra, në Kosovë serbët kthehen vetëm duke shkelur nëpër trupat e vrarë e të masakruar të shqiptarëve! 

 

Por, ende pa u kthyer viktimat shqiptare për t'u varrosur në Kosovë, në Kosovë u kthye Serbia!

Përpara viktimave shqiptare, në Kosovë u kthye Serbia!

 

Njejtë ia bën Isa Boletinit. 

E hodhën në një gropë mbi të cilën ndërtuan parking e pas parkingut ndërtuan luna-park për fëmijë!

 

Dhe, përsëri shqiptarët nuk mundën pa Serbi!

Përsëri në Kosovë u kthye Serbia!

 

Komandantët e hoteleve shqiptare, e kthyen Serbinë në Kosovë, pa asnjë kusht! 

 

Serbia, as nuk shprehu keqardhje formalisht, as Hajredin Kuçi me kryeministrin e tij, Serbinë nuk e paditën për krime kundër njerëzimit!

 

Pra, e falën Serbinë! 

E pse e falën Serbinë me kaq lehtësi dhe ia plotësuan të gjitha dëshirat, në fund ia rehabilituan vrasësit, paramilitarët, kriminelët më të tmerrshëm!

Sepse, punëtorë të Serbisë janë vetë!

 

A është e rastit! 

Pse për mbi dhjetëmijë shqiptarë të vrarë nga Serbia, u akuzuan vetëm dy serb! 

 

Për t'u kthyer në Kosovë, për t'u bërë policë të Kosovës e Metohisë policët e paramilitarët serb që vranë e masakruan shqiptarët në luftë, Serbia e 'shiti' informacionin për varrezën masive në Rashkë, informatë që e kanë ditur dhe e kanë fshehur UNMIK-u!

 

Kosova e Hashim Thaçit me shokë nuk mundet pa Serbi! Përfshirë komandantët e Dukagjinit, që kurrë nuk i kanë thënë JO tradhtive kombëtare të kompanisë Thaçi!

 

Kush ka luftuar? 

Këta kanë luftuar?

Ne i kemi parë vetëm duke luftuar me mish me shpirt për ta kthyer shtetin serb në Kosovë-dhe e kthyen!

 

Kush ka luftuar-është vrarë!

 

E, neve asgjë më nuk na ngushëllon!

As idea se një ditë tradhtarët e PDK-së, që në emër të UÇK-së e kthyen Serbinë në Kosovë, s'do ta kenë një varr për vete në Kosovë, siç nuk guxojnë prej Serbisë krejt shqiptaria bashkë ta varrosin Isë Boletinin në vendlindjen e tij! 

 

Lum ai që nuk ka vdekur për atdheun e Kosovës e Metohisë! 

 

Tash, që e kthyet Serbinë në Kosovë, vazhdoni e faluni...dhe lutuni pesë vakteve për mëshirë! 

 

E, Zoti nuk fal! Se, sikur të falte Zoti, nuk do ta kishte krijuar ferrin!/standardi.info


   



Nga Albin, Mėrkur, 18 Dhjetor 2013 21:22, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.02595 sekonda me 39 veprime