Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmeLajme Nga KosovaFlet publicisti i njohur: Ja kush e krijoi Ushtrinė Ēlirimitare tė Kosovės   
Flet publicisti i njohur: Ja kush e krijoi Ushtrinė Ēlirimitare tė Kosovės

Flet publicisti i njohur: Ja kush e krijoi Ushtrinë Çlirimitare të Kosovës


Nga: D.RR Më: 29 qershor 2019


Publicisti i njohur, Gazmend Islami, në një prononcim të tij, ka thënë se UÇK-në asnjëherë nuk e krijoi “Shtabi i Rognerit” dhe njerëzit të cilët thirren në emër të UÇK-së, por atë e krijuan dy shtyllat kryesore, të cilët sipas Islamit ishin Zahir Pajaziti dhe Adem Jashari.


Në proponcimin e tij për “Bota sot’ ai thotë se: “UÇK-në asnjëherë nuk e krijuan “Shtabi i Rognerit” dhe njerëzit të cilët thirren në emër të UÇK-së. Atë e krijuan njerëzit të cilët ishin të gatshëm për të vdekur për çlirimin e vendit dhe këtu në Kosovë, pra bënin pjesë nga të gjitha subjektet politike që ishin së pari LDK-ja, por edhe qytetarë që nuk ishin pjesë e asnjë partie politike. Të gjithë shqiptarët kanë dhënë kontribut në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por dy shtyllat kryesore që e formuan UÇK-në ishte Zahir Pajaziti dhe Adem Jashari. D .m . th. shtrirja e UÇK-së bëhej në këto dy shtylla kryesore. Edhe pse disa protagonist që më vonë janë munduar ta zhvlerësojnë punën e këtyre dy heronjve, nuk mund t’i hedhin hi syve të qytetarëve e as historisë së Kosovës. Po e ndërlidhi këtë me “shtabin e Rognerit” pasi që Zahir Pajaziti në të gjitha deklaratat e tij nuk e kishte përmendur asnjëherë anëtarët e “shtabit të Rognerit” e as nuk kishte pasur kontakt me ta.




Image
Gazmend Islami


“Shtabi i Rognerit” më shumë merrej me plane se si ta merrnin pushtetin apo si ta merrnin nën kontroll figurën e Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit. Këta ishin edhe pengesa kryesore edhe e Xhavit Halitit që ky i fundit e pengonte ardhjen e Fehmi Lladrovcit në luftë, pas thirrjes që ia bëri Adem Jashari, mirëpo Xhavit Haliti edhe pse kishte marrë detyra që ta priste Lladrovcin me grupin e tij në aeroport, ai nuk e bëri këtë dhe ata kanë rënë në pritë”, është shprehur Islami për “Bota sot”.


 




Nga Deēani, Shtunė, 19 Tetor 2019 08:28, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.02868 sekonda me 39 veprime