Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmeLajme Nga KosovaOsmani: Marrėveshja me Serbinė duhet ta ketė bekimin e SHBA-sė   
Osmani: Marrėveshja me Serbinė duhet ta ketė bekimin e SHBA-sė


Vjosa Osmani gjatë intervistës dhënë për Radion Evropa e Lirë.




 


Vjosa Osmani e cila ishte kandidate e Lidhjes Demokratike të Kosovës për postin e kryeministres, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë shprehet optimiste se koalicioni i ardhshëm qeverisës me Vetëvendosjen do të formohet pas certifikimit të rezultatit zgjedhor. Ajo po ashtu flet për dialogun me Serbinë dhe marrëveshjen finale, për cilën thotë se nuk duhet të arrihet pa bekimin e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve evropianë.



Radio Evropa e Lirë: Zonja Osmani, ku qëndron aktualisht procesi i bisedimeve midis Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për një koalicion të mundshëm qeverisës?


Vjosa Osmani: Siç e dini, të dy partitë kanë shprehur vullnet të mirë që të negociojnë për një koalicion qeverisës. Tani ne përkundër faktit që e presim certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve për të arritur një marrëveshje finale, natyrisht që puna apo kontaktet ndërmjet LDK-së dhe Vetëvendosjes nuk janë ndërprerë në asnjë moment. Përveç takimeve formale kemi edhe kontaktet joformale pothuajse në baza ditore, kurse takimet ndërmjet grupeve punuese të cilat po tentojnë harmonizimin e programit po mbahen vazhdimisht dhe takimi i radhës është nesër, pra të mërkurën, ku do të diskutohet edhe më tej për fuzionimin e ministrive, për mënyrën se si mund të funksionojnë ato, por edhe për disa çështje të tjera programore që do të jenë sfidat e para me të cilat do të ballafaqohen të dy partitë.

Një nga temat e radhës, për të cilën duhet të kemi një harmonizim 100 për qind është fusha e politikës së jashtme dhe besoj që pas këtij takimi të mërkurën, ne do të dakordohemi me Vetëvendosjen për një takim të radhës ku edhe do të diskutojmë, siç e thash, për këtë fushë ku kryesisht fokusi do të jetë te dialogu Kosovë-Serb


Por, kryesisht këto ditë po flasim për ekonominë për çështjet sociale, pra ka tema të shumta për të cilat është më rendësi ta gjejmë pajtimin tani në këtë fazë që po i presim rezultatet finale, në mënyrë që pastaj mos të humbim shumë kohë pas certifikimit të rezultateve dhe të arrijmë një marrëveshje politike lidhur me bashkëqeverisjen, gjithnjë duke marrë parasysh këtë vullnet të mirë që e kanë treguar të dyja partitë.


Radio Evropa e Lirë: A ka dallime të mëdha mes dy partive që mund të pengojnë tutje arritjen e një marrëveshjeje?


Vjosa Osmani: Nuk e besoj. Dallime natyrisht që ka sepse po flasim për dy parti të ndryshme që jo vetëm që kanë ideologji të ndryshme politike, por edhe programet tona dallojnë në disa fusha, sidomos te fusha e ekonomisë, te çështjet sociale. Deri diku kemi dallim edhe te politika e jashtme, mirëpo këto çështje patjetër që ne duhet t’i harmonizojmë.


Tani unë besoj se është në interes të Kosovës që të formojmë një qeveri të ndryshimit të madh, një qeveri e cila do t’i japë fokus luftës së krimit dhe korrupsionit dhe të merremi me nevojat më imediate të qytetarëve tanë duke u fokusuar në investime shumë më të mëdha në fushën e arsimit, në fushën e shëndetësisë dhe mbi të gjitha të punësimit, e sidomos te punësimi i të rinjve.


Kjo nuk do të thotë që të lihet anash edhe politika e jashtme apo procesi i dialogut me Serbinë, por unë jam shumë optimiste se të gjitha këto, madje brenda një afati të shkurtër, do të arrijmë pajtim dhe do të kemi një qeveri në një afat më të shkurtër sesa që ka ndodhur në të kaluarën sepse për dallim nga e kaluara, kur sidomos kjo qeveria e fundit, ku kryesisht diskutimet në mes të partive kanë qenë pazare politike, fokusi ynë tani është te programi qeverisës në mënyrë që të kemi një qeveri që vërtetë ndryshon jetën e qytetarëve për të mirë. Prandaj edhe siç e thash, besoj që ...natyrisht dallimet ekzistojnë, por nuk besoj që janë aq të mëdha sa do të mund ta pengoni një koalicion të ardhshëm.


Radio Evropa e Lirë: Ku janë këto dallime të mëdha që ju i konsideroni?


Vjosa Osmani: E përmenda, janë kryesisht në program, janë në fushën e ekonomisë janë në deri diku te çështjet sociale dhe ka dallime edhe te mënyra se si ne e shohim politikën e jashtme. Megjithatë, ende nuk kemi hyrë në detaje për të parë se sa ka fleksibilitet edhe nga pala tjetër, për të gjetur zgjidhje të cilat funksionojnë dhe të cilat janë më të mira dhe më në interes të qytetarëve.


Radio Evropa e Lirë: Pra, siç thoni ju, parimet kryesore mbi të cilat do të mbështetet marrëveshja nuk kanë të bëjnë me pozitat udhëheqëse, por me programin?


Vjosa Osmani: Dhe nuk do të duhet të lidheshim shumë me pozitat udhëheqëse në qoftë se qëllimi ynë është vërtetë të kemi një qeveri të ndryshimit dhe një qeveri e cila më në fund e kthen investimin te kapitali njerëzor apo te njerëzit tanë, që janë potenciali më i madh i shtetit tonë. Prandaj edhe natyrisht që për pozitat do të vijë koha që do të diskutohen edhe ato dhe secila parti i ka prioritetet e veta, mirëpo assesi unë nuk përkrahi gjuhën kushtëzuese lidhur me pozitat të cilat vetëm mund të pengojnë apo mund të dëmtojnë një raport mirëbesimi, i cili tashmë është në ndërtim e sipër në mes të dy partive tona.






Nga Deēani, Martė, 22 Tetor 2019 14:41, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.11453 sekonda me 39 veprime