Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmeOPINIONEMos i vini gurė koalicionit midis Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe Vetėvendosjes!   
Mos i vini gurė koalicionit midis Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe Vetėvendosjes!

Mos i vini gurë koalicionit midis Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes! 


Prof. Dr. Asoc. Enver BytyçiNga Prof. Dr. Asoc. Enver Bytyçi Më 5 nëntor 2019 Në ora: 15:30



Albin Kurti dhe Vjosa Osmani




Lutfi Haziri ka thënë se “Pozita e kryeministrit kalon nga zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës”! Ishte kjo deklaratë r nënkryetarit të partisë së Rugovës një tjetër gur në kilometrazhin e procesit të krijimit të koalicionit qeverisëse midis LDK-së dhe Vetëvendosjes. Eshtë gjithashtu një dekoratë me disa domethënie:



Së pari, zbulon faktin që një kategori e caktuar dhe e akuzuar për bashkëpunim me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, PDK-në dhe SHIK-un e Kosovës punon kundër qeverisjes së përbashkët midis Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit. Kjo do të thotë se ky grupim politik brenda LDK-së shërben si patericë e presidentit të Kosovës dhe mesa duket është i detyruar për shkaqe të panjohura ë vazhdojë bashkëpunimin me SHIK-un famëkeq të Kadri Veselit dhe Elmi Raçiçës. Lutfi Haziri është përmendur shpesh si një prej anëtarëve të këtij grupimi, madje ndër më kryesorët. Grupimi në fjalë nuk synon vetëm mosarritjen e marrëveshjes midis Osmanit dhe Kurtit. Ai synon që ta detyrojë Isa Mustafën të heq dorë nga bisedimet me Vetëvendosjen dhe ta çojë LDK-në në bashkëqeverisje me Partinë Demokratike të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Të dyja këto parti nuk kanë shumicën e domosdoshme për qeverisje, por ato do të ndihmohen nga Alekandër Vuçiç, i cili ka urdhëruar Listën Srpska t’i bashkohet këtij koalicioni. Në mos kjo, Lutfi Haziri është treguar i gatshëm që ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, duke u mburr se LDK do të dilte e para. Një rreng ky, të cilin ai nuk e beson as vetë.




Së dyti, kasta e vjetër e LDK-së dhe e kompromentuar me PDK-në ka gjithashtu një interes tjetër imediat. Të kapë kreun e Lidhjes demokratike të Kosovës. Duke evituar koalicionin me Vetëvendosjen kjo kastë e korruptuar kërkon që ose ta eliminojë grupin reformues të partisë me Vjosa Osmanin, ose duke e çuar vendin në zgjedhje ta ngarkojnë atë me përgjegjësi për humbjen e rëndë që do të pasonte. Kjo lojë politike është dhe mbetet rreziku kryesor jo vetëm për Lidhjen Demokratike, por edhe për Kosovën. Interesi i Kosovës lidhet me forcimin e LDK-së, jo me dobësimin e saj, ndërkohë që një aleancë me PDK-në ose refuzimi i Vetëvendosjes do të ndëshkohej nga votuesit. Duke ditur këtë fakt Luta dhe mbështetësit e tij shtojnë pengesat dhe barrikadohen kundër marrëveshjes qeverisëse me Vetëvendosjen. Kjo do të thotë se interesat vetjake vijojnë të gjenerojnë kriza të panevojshme në Kosovë dhe të frenojnë shtet-ndërtimin dhe shtet-formimin në Prishtinë. Dhe më tej, kjo do të thotë se Serbia vazhdon të shpresojë që t’i realizojë interesat e saj në Kosovë duke përdorur politikanë të tillë, të cilët kanë vendosur interesin e tyre mbi atë të Kosovës.


Së treti, edhe Isa Mustafa duket se është mbërthyer në lojën e pengesave të koalicionit qeverisës me Vetëvendosjen. Ndonëse në publik ai shfaqet i moderuar, praktikisht duket se ka interes për një konflikt të brendshëm në LDK. Ai ia ka vënë syrin postit të presidentit të Republikës. Kërkon që së paku me mbarimin e mandatit të Hashim Thaçit të zërë vendin e tij. Por me të drejtë kjo pikë e marrëveshjes kontestohet nga ana e Vetëvendosjes. Posti i presidentit do t’i takojë Lidhjes Demokratike, por nominimi i emrit është një dëshmi e mungesës së demokracisë në këtë parti dhe në Kosovë. Prandaj dhe Isa Mustafa po luan rolin e urithit në bisedimet midis palëve. Ai e ka dominuar Lutfi Hazirin në grupin negociator qëllimisht për arritjen e ambicieve të veta personale, sepse nuk ka besim te Vjosa Osmani. Së katërti, viktima e parë e këtyre makinacioneve është Vjosa Osmani. Tani që ka janë shpallur rezultatet dhe vendi nuk është në fushatë elektorale ajo ka vetëm një mundësi: Ose të imponojë koalicionin e qeverisjes me Albin Kurtin, ose t’i shpallë luftë të hapur publike Lutfi Hazirit dhe bashkë me të edhe Isa Mustafës. Sigurisht që asaj i duhet të krijojë një aleancë të gjerë brenda LDK-së si dhe me qytetarët e Kosovës. Nëse nuk e kërcënon seriozisht me likuidim politik grupin e SHIK-asve, Vjosa Omani nuk do ta fitojë betejën politike dhe nuk do ta justifikojë besimin e 165 mijë qytetarëve, votues të saj.







Nga Deēani, Martė, 05 Nėntor 2019 14:56, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.15647 sekonda me 30 veprime