Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmeAKTUALEDeklarata tronditėse ish agjentit tė SHIK-ut: Tė gjitha vrasjet janė urdhėruar nga Thaēi, kurse Allaqin e vrau vet   
Deklarata tronditėse ish agjentit tė SHIK-ut: Tė gjitha vrasjet janė urdhėruar nga Thaēi, kurse Allaqin e vrau vet

Deklarata tronditëse ish agjentit të SHIK-ut: Të gjitha vrasjet janë urdhëruar nga Thaçi, kurse Allaqin e vrau vet


 


Nga: N.Sh Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 14:31

 



 



 


Hashim Thaçi


 




Ish-komandanti UÇK-së njëherësh, ish-ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e përkohshme, Rexhep Selimi ka folur edhe për komunikatën 59 , ku ka theksuar se këtë komunikatë e ka shkruar Hashim Thaçi.



 






“Komunikatën 59 e ka shkruar Hashim Thaçi. Hashim Thaçi e ka shkruar këtë komunikatë. Kaq mund te them sonte” ka thënë Selimi.










Pas kësaj deklarate të Selimit ka reaguar edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Policisë së Kosovës dhe SHIK-ut, Naim Miftari.




Miftari përmes një postimi në Facebook thotë se komunikatat i ka shkruar dhe shpërnda byroja politike nga Zvicra dhe Tirana, si dhe asnjë komunikatë nuk është lëshuar pa urdhrin e Hashim Thaçit.







Miftari tutje pohon se çdo vrasje gjatë luftës dhe pas luftës është bë me dijen dhe miratimin e Thaçit.




Image

Naim Miftari


Foto galeri



Ai e përmend edhe vrasjen e Behajdin Allaqit ku thotë se është vrarë nga Thaçi.




“S’ka këtu kurrfarë tronditje komunikatat i ka shkruar dhe shpërnda byroja politike nga Zvicra-Tirana (Rogneri) dhe asnjë komunikatë nuk është dal pa dijen dhe urdhrin e Hashim Thaçit. Qëndroj prapa fjalëve të deklarimeve të mija me vite se pothuajse çdo vrasje politike që është bë gjatë luftës dhe pas luftës është bë me dijen dhe miratimin dhe urdhrat nga Hashim Thaçit përveç rastit të atdhetarit Behajdin Allaqit ku në këtë rast Hashim Thaçi e vret me revole personalisht vet B. Allaqin”, shkruan Miftari, përcjell gazeta “Bota sot”.




Kujtojmë komunikata nr. 59, e lëshuar kundër Gani Gecit, personit më të afërt të ish presidentit Rugova, jo që ishte vetëm linçim për të dhe familjen e tij, por ishte edhe kundër institucioneve të Republikës së Kosovës, me president të parë Dr. Ibrahim Rugova.




Komunikata me numër 59 e lëshuar nga ish – Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë kohës së luftës në Kosovë ishte me pasoja fatale.







Dy kishin mbetur të vrarë dhe dy të tjerë ishin të plagosur pas luftës, përshkak të kësaj komunikate të lëshuar në atë kohë nga kreret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.




Besim Dajaku ishte përcjellës i presidentit Ibrahim Rugova, kurse Bekim Kastrati gazetar në “Bota sot”, medium ky që dha shumë për të vërtetën duke e paguar edhe me jetën e gazetarëve.








Nga Admin, Diele, 15 Dhjetor 2019 20:26, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.23341 sekonda me 30 veprime