Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmeAKTUALESHIK-u para Gjykatės Speciale   
SHIK-u para Gjykatės Speciale

SHIK-u para Gjykatës Speciale


Nga: A.J Më: 10 janar 2020 (raporton mergimtari.ch

Gjykata Speciale vitin e kaluar kishte qenë mjaft aktive në dërgimin e ftesave për ish-udhëheqësit dhe për ish-pjesëtarët e UÇK-së. Fillimi i këtij viti prap ka sjellë ftesat e para nga kjo gjykatë, derisa e fundit që u dërgua është për njërin nga deputetët e PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Ferat Shala.


Ky i fundit po ashtu ka udhëhequr Drejtorinë Kundër-Zbulim në SHIK. Paralajmërimet e para janë që gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti (janar – qershor) mund të priten edhe aktakuzat e para nga Gjykata Speciale. Ish udhëheqësit e Sherbimit Informativ të Kosovës (SHIK) duket se ketë herë përballjen më të rendë do ta kenë me Gjyaktën speciale. Derisa kreu i SHIK-ut Kadri Veseli ishte intervistuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar, dhe këtë e kishte berë të ditur edhe para mediave kur ftesa i kishte ardhur për paraqitje, pas tij për intervistim nga kjo gjyaktë është ftuar edhe Ferat Shala i cili ka qenë i angazhuar në SHIK.


Dy ndër kryesorët e Sherbimit Informativ të Kosovës (SHIK) Kadri Veseli e Ferat Shala edhe pse janë ftuar nga Gjykata Speciale dhe vet Veseli edhe është intervistuar, asnjeri nuk kanë treguar se në çfarë cilësie janë ftuar. Ndryshe, gjatë ditës se djeshme është njoftuar se i ftuari i radhës nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë, është deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala. Lajmin e ka bërë të ditur vet Shala përmes një njoftimi në Facebook.


Deputeti i PDK-së, do t’i përgjigjet kësaj ftese më datë 05 shkurt të këtij viti, ndërsa nuk ka treguar se në çfarë cilësie është ftuar nga Gjykata. Ai ka thënë se në gjithë veprimtarinë e tij jetësore atdhetare nuk është ndjerë asnjëherë më i respektuar dhe nderuar se në kohën kur ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shala shprehu falënderim dhe mirënjohje për bashkëluftëtarët, dëshmorët dhe heronjtë për sakrificën e tyre, e po ashtu falënderoi familjarët që e edukuan në rrugën e drejtë karshi popullit dhe atdheut.


Kujtojmë, se Kadri Vesli, Ferat Shala, Bekim Haxhiu e Elmi Reçica janë katër depuetet e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) të cilët edhe kane përberë SHIK-un ku dy të parët tashmë kanë marrë ftesa nga Gjykata Speciale, derisa dy të tjerët ende jo dhe nuk mund të spekulojmë se ata mund të ftohen ketë vit. Këta janë deputet e PDK-së në Kuvendit e Kosovës që dikur ishin pjesë përbersese dhe udhëheqëse e SHIK-ut.




Nga Admin, Premte, 10 Janar 2020 17:04, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.16632 sekonda me 30 veprime