Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmeOPINIONELetėr e hapur drejtuar Isa Mustafės   
Letėr e hapur drejtuar Isa Mustafės

Letër e hapur drejtuar Isa Mustafës

Pjetër Meta Nga Pjetër Meta Më 31 janar 2020 Në ora: 21:20



I nderuar Z. Mustafa!

            Ju lutem, i nderuari kryetar i LDK-së, pasardhësi i të madhit, të diturit, të shumëvlerësuarit, të respektuarit nga të gjithë shqiptarët dhe kombi shqiptar- Ibrahim Rugova, të pranoni nga unë (i panjohur për Ju), Pjetër Meta, nga Nikaj Merturi i Tropojës, vendlindja ime dhe vend-origjina e përbashkët, të ju drejtohem (edhe nepermjet Portalit Rajonal, PanShqiptar e Ndërballkanik “Limit.Al”) me dy- tre fjalë zemre, të cilat vijnë nga tradita e hershme, që burrat e kuvendit të malësisë i bënin njëri- tjetrin në situata të nevojshme kombëtare.

            Kur shekuj më parë, për arsye të kushteve të rënda ekonomike, të klimës së ashpër e të vështirësive për të mbijetuar, meshkuj (burra) të Nikaj- Merturit kanë migruar drejt vendeve më të mira për jetesë në Shqipëri dhe në Kosovë, të cilët kanë gjetur mjedise dhe terren më të mirë, më të zhvilluar, si nga ana ekonomike, ashtu dhe kulturore- qytetare me ç’rast këtyre nikaj-merturasve, iu krijuan mundësitë dhe rrethanat për të ndërtuar jetën e për të treguar fuqinë, vitalitetit, intelektin dhe mençurinë gjenetike të hershme.

            Një ndër ata jeni dhe Ju, i nderuari Isa Mustafa, pasi ndryshe, Ju nuk do të kishit arritur në nivelet e larta si njeri i dijes e shkencës, të politikës, si kryetari i njërës nga partitë më të rëndësishme të Kosovës, po ashtu dhe si ish kryeministri i Kosovës.

            Ju i nderuari Isa Mustafa jeni pasardhësi i Dardhoi Meshit, nipit të Bic Prend Ndreut, i cili u largua për arsye ekonomike nga Palçi i Merturit (Nikaj Merturit) dhe u vendos në Berishë të Brigjeve të Drinit. Dardhoi Meshi u largua dhe u vendos në Kosovë, e sot nga Dradhoi lindën një varg i gjatë brezash, shumë prej të cilëve burra të njohur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht. Nga Dardhoi, sot në Kosovë janë krijuar vllazni të reja si Berishë, Prishtinë, Dardhoi, Mustafë etj. Besoi dhe Ju i dini këto rrjedha të origjinës suaj.

            Kjo histori brezash, po shkruhet me detaje, përveç vllaznis Tuaj (ato mungojnë!), por unë përmes dhe këtij komunikimi, më duhet të bëj dhe thirrjen, e cila kërkon të përmbushë qëllimin e kësaj letre të hapur, duke iu drejtuar Juve për arsye madhore.

            Shumë burra nga trualli i Ndre Lek Pogut të Palçit, të Merurit (Nikaj Mertur), migruan në Kosovë si: Bic Prend Ndreu, Mem Kol Pepë Ndreu e Lulë Ndreu. Ndër breznitë e këtyre burrave, të tjerë erdhën më pas, të cilët tejkaluan çdo kufi vlerësimi, e për shkakun e fuqisë së genit përbashkues e bashkëorigjina nga Nikaj- Merturi u bënë prijës, mendimtarë, luftëtarë dhe fenomene njerëzore dhe emra të dëgjuar të kohës. Këto burra ishin Hasan Prishtina, Idriz Seferi, Jusuf Gërvalla, për të ardhur deri tek gjeneralët e njohur si Rrustem Berisha e Hisen Berisha.

I nderuar z. Isa Mustafa!

            Në emër të këtyre burrave, të cilët i kanë lartësuar vlerat e kombi shqiptar, të Kosovës dhe të vend- origjinës, në konsideratë dhe vlerësim të popullit trim, të urtë dhe tolerant në gen të Nikaj- Merturit, të bëjmë thirrje qytetare e burrërore, nga thellësia e shpirtit tolerant, që të ndërpritni pretendimet dhe kërkesat e barazvlefshme me Vetëvendosjen, pasi konkretisht partia Jua është në vendin e dytë. Ju duhet të zbusni këmbënguljen e deritanishme, duhet të jeni të arsyeshëm dhe të logjikshëm, në kërkesat për portofolet, që duhet të merrni; të ndani me drejtësinë e të qenit i drejtë, konsensual, bashkëpunues dhe të shihni horizontin, pasi do t’i jepni vlerë të madhe vlerësimit që morën votimet, qytetaria e treguar nga politika dhe qytetarët, nxjerrja e rezultatit në kohë rekord. Ndërkombëtarët e vlerësuan mjaft këtë moment delikat.

            Me këtë rast, ne ju kërkojmë të vendosni për krijimin e qeverisë së re të Kosovës sa më parë, pasi kjo tregon përgjegjshmëri, pjekuri, qytetari dhe respekt për votën dhe verdiktin e qytetarëve të Kosovës.

I nderuar z. Isa Mustafa!

            Nëse Ju do ta bënit këtë hap, vlera dhe vlerësimi për Ju dhe LDK-në e Ibrahim Rugovës, sot dhe në të ardhmen, do të jenë gjithëpopullorë brenda-kombëtare dhe ndërkombëtare njëkohësisht. Ne ju garantojmë z. Mustafa, se:- ato vlerësime që do të merrni Ju sot, pas formimit të qeverisë, për prestigjin Tënd, burrërinë Tuaj, për tolerancën dhe intelektin e treguar, por dhe për shërbimin që do i bënit popullit të Kosovës dhe të Shqipërisë njëkohësisht, vlejnë më shumë se një post presidenti, kryeministri apo kryetari kuvendi, qoftë veç e ve e të gjitha bashkë.

(Pjetër Meta, shkrimtar dhe studiues
) -Bota sot




Nga Deēani, Premte, 31 Janar 2020 21:24, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.12834 sekonda me 30 veprime