Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmeOPINIONEZgjedhje pa Edi Ramėn!?   
Zgjedhje pa Edi Ramėn!?

Zgjedhje pa Edi Ramën!?

Qamil Gjyrezi:Nga Qamil Gjyrezi Më 8 shkurt 2020 Në ora: 08:44 

 

Edi Rama

Zgjedhjet e parakohshme, me qeveri teknike pa Edi Ramën, do t’i japin fund qeverisjes 7 vjeçare të Rilindjes, tranzicionit 30 vjeçar dhe çeljes së një kapitulli të ri për demokracinë, reformat dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri.
Që nga 16 qershori 2019, P.D., Lulzim Basha opozita dhe qindra mijëra qytetarë para kryeministrisë, kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme me qeveri teknike pa Edi Ramën kryeministër.

Edhe sot mbas gati 1 viti të mbushur me skandale politike dhe dështime të qeverisë Rama, kërkesat e P.D.-së, Liderit Basha dhe opozitës janë të njëjta, qeveri teknike pa Ramën kryeministër. Rama dhe Rilindja e kanë “mbushur kupën” dhe për këtë janë të bindur jo vetëm shqiptarët, por edhe komuniteti ndërkombëtar që Edi Rama është shkaktari kryesor i krizës në Shqipëri.

Edi Rama ka vjedhur dhe ka blerë votat që me ardhjen e tij në pushtet, në 2013, në 2017, 2019 dhe është i gatshëm që për ka*rigen e tij dhe tenderat e oligarkëve të oborrit të tij, të cilët i bëjnë presion, të vjedhi dhe të shkatërrojë edhe zgjedhjet e parakohshme që po trokasin dita ditës.

Zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja e krizës, por që procesi të garantohet dhe rregullat e lojës të zbatohen vendit i duhet një qeveri e paanshme teknike.

Qeveria teknike do të jetë garanci për zgjedhje të lira dhe sic deklaron Zoti Lulzim Basha, siç funksion kjo formulë në Maqedoni, le të funksionojë edhe në Shqipëri, këtë pranverë!

Edi Rama dhe Rilindja duhet të largohen, këtë e kërkojnë shumica e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, për t’i hapur rrugën reformave të vërteta në vend dhe reformave të integrimit, sipas metodologjisë së re e cila i’u drejtohet rezultateve dhe jo letrave dhe burokracisë, anës formale.
Po ta shikosh nga jashtë me letra, qeveria e Rilindjes të krijon idenë e rregullit, kuponit tatimor, rendit, reformave të mëdha në letër, por në thelb kjo qeveri po e kalb vendin me korrupsion dhe evazion fiskal dhe largimin e shqiptarëve.

Për çfarë rezultatesh mund të flasi kjo qeveri, kur vendi po shkatërrohet dita ditës ekonomikisht dhe psikologjikisht dhe bandat e drogës bëjnë ligjin në të gjitha qelizat e shtetit, duke fituar para publike me thasë!

Rama duhet të iki dhe të mos vjedhi gjithashtu Shqipërinë dhe zgjedhjet.

Edi Rama është mjeshtër i vjedhjes dhe blerjes së votës. Mbas blerjes së votave brënda P.S-së, Rama i ka vjedhur votat që me marrjen e Bashkisë e Tiranës. Vetëm Lulzim Basha me një përpjekje të madhe të demokratëve dhe qytetarëve të Tiranës, e larguan ne 2012 nga ka*rigia e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Prandaj ka ardhur momenti që Edi Rama duhet të iki, që të mos lejohet të vjedhi zgjedhjet dhe me bandat e tija të gjithë Shqipërinë!
Edi Rama do të largohet shpejt, por vetëm me një qeveri teknike dhe zgjedhje të ndershme. Edi Rama do te largohet përsëri nga kundërshtari i tij politik, tashmë për postin e Kryeministrit Lulzim Basha dhe vota e lirë e shqiptarëve, të vjedhur këto 7 vite të një qeverisje të mbrapshtë!

Rama duhet te ikësh! Boll vodhe duke i varfëruar shqiptarët……




Nga Deēani, Shtunė, 08 Shkurt 2020 10:08, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.02317 sekonda me 30 veprime