Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmeOPINIONETri fazat e tradhėtisė sė Hashim Thaēit ndaj atdheut!   
Tri fazat e tradhėtisė sė Hashim Thaēit ndaj atdheut!

Tri fazat e tradhëtisë së Hashim Thaçit ndaj atdheut!


Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 26 shkurt 2020 Në ora: 19:16


 



Hashim Thaçi




Kthehu n'shpi Hashim, u zune me pelë për dore !



Në Washington ka kush e "ngjesh", ka pas gjithmonë dhe s'janë lazëm për Ty.
Këtu në Dardaninë tonë, e ke dhjerë punën, dhe atë ; jo sot, biles jo as vetëm me 19 prill 2013 e këndej, por prej se i ke hipë n'qafë vendit dhe fatit të tij.



Tri fazat e tradhëtisë së Hashim Thaqit ndaj Atdheut !


Hashim Broja !



Në vitin 1999, në marveshje dhe n'sinkron me DGSE-në dhe me shefin tënd, z.Denjaer Arnaud, si dhe me trupat franceze të KFOR-it, urdhërove UÇK-në, t'a lëshoj Veriun e Kosovës, dhe zbrazëtinë e krijuar e plotësoj Serbia me shpejtësi rrufeje, duke ri-kthye qizmën e regjimit gjenocidal të Millosheviqit deri në urën mbi Iber, dhe duke përzënë e përndjekë shqiptarët nga pronat dhe shtetpitë e tyre n'veri tue vendit ; me djegëje të prones, terror mbi popullsinë duarthatë dhe duke i vrarë dhe ekzekutaur pa pëngueshëm dhe para syve të KFOR-it francez, ku arriti kulmi krimit me 2 dhe 3 shkurt 2000 dhe mbetën sot e kësaj dite të pa ndeshkuar kriminelët serb të cilët ishin miq tuaj, dhe më pas edhe ortak n'qeverisjën e vendit.
- Nuk e mbajte premtimin, nuk e ktheve UÇK-në n'veri dhe as qytetarë shqiptarë në shtepitë e tyre, në pronën e tyre n'vendlindjën etyre dhe të t'parëve !


Hashim "Kryemnistri" !


Me 19 prill 2013, në ditën e nënshkrimit të Marveshjes ; Kosovë-Serbi në Bruksel, atë ditë në të cilën i njoftove qytetarët shqiptarë të Kosovës me lajmin bombastik : "Serbia sot e njohu Kosovën", paske pas nënshkru edhe një "marveshje" nderkombëtare në emër të Kosovës , si Monark, edhe pse ishe vetëm Kryemnistër i Kosovës, dhe n'kundershtim me Kushtetutën dhe kompetencat që t'jep ajo, ke bartë sovranitet shtetëror mbi një mekanizëm dhe organizatë nderkombëtare (NATO), dhe atë ; pikërisht për atë pjesë të teritorit të Kosovës, nga e cila kishe urdhëruar terheqjën e UÇK-së.


Pse Hashim "Kryemnistri" ?


A kishte me pak kompetenca NATO, n'veri të vendit se sa n'pjesën tjetër të vendit me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, dhe këtë doje t'ua plotësoje ti si një "Mbret" që je, apo ishte fakti se ti doje të siguroheshe me një marveshje, edhe pa ta kërkuar NATO-ja, se FSK-ja dhe as këmba e Ushtrisë së Kosovës nuk do të shkelë atë pjesë të Kosovës për të cilën ti si argat i DGSE-së franceze dhe me gjasë , edhe i BIA-së serbe, deshe t'i bënë sherbimin deri n'fund si një besnik i pashoq !
E kishe nga frika, se mos një ditë s'do të jeni më n'pushtet, dhe që t'mos rastis që Ushtria jonë t'shkelë atje, ku ti e kishe tradhëtuar !



Hashim Presidenti !


Në hapin e tretë, në atë të copëtimit të Kosovës përmes "korigjimit të kufijëve", gjë që nuk i doje si shqiptare, komunat e "falura" nga Rankoviqi dhe të cilat doje t'ia ktheje Serbisë "armike" edhe me vetëm Veriun e Kosovës deri në Urën mbi Ibër të Miitrovicës, se njëmend, edhe ashtu nuk po n'a "duhen" neve shqiptarëve se mjaftë kemi atdhe dhe biles po na tepron...!


Hashim palari, mos lajthit !


Njëmend jemi t'bekuar që kemi n'krah (aleat) Amerikën, edhe pse ti e thua me hile ngase je argat i tjetër kujt, por kurr i Kosovës dhe me Amerikën, por Kosova dhe shqiptarët, jemi t'mallkuar që t'kemi dhe aq ma keq, që je n'maja t'pushtetit dhe n'shtetkapje.



Je një gur tepër i rënd në qafën e Lodhur e t'dërmuar të Kosovës, nga armiqët e saj dhe argatët e tyre, sikur Ty.






Nga Deēani, Mėrkur, 26 Shkurt 2020 20:33, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.45296 sekonda me 30 veprime