Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmeOPINIONEI ēmendi   
I ēmendi

 


I çmendi


Nga: Kimete Berisha Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 21:12



Kimete Berisha




I çmendi.


Allah-allah, sonte në 'Natën e Dëshirave' (në natën e Regaip Kandilit) gruaja shtrufullog m'i thënë mashkullit 'zogëz'.



 Donika?
Albini qenka 'zogëz' 😂. Demek seksi.
Zogëz i thotë burri-vajzës kur do t'i vardiset...e jo gruaja - burrit të huaj...mo' Zo më keq.  

Se, zogëz 'të keqe' nuk ka, zogëza u thonë çikave 'të lezetçme e të mira' veç pse janë të reja.



Shoh shumë shumë, jashtë normales shumë sulme të portaleve ndaj Kryeministrit Kurti.


Lexojmë në pafundësi lajme të rreme, ku një portal ka arritur t'i fus 'burimet' e tij të fshehta edhe në kabinetin e Trumpit, në NATO, në NASA, Pentagon, në WC-në e Grenelllit dhe në Ambasadën Amerikane në Pr.


Lajmet po thyhen njëra pas tjetrës si enët e Dodonës.


Rrena të shkruara keq, pa stil dhe pa sharm.


Albini po i bën nervoz. Shumë shumë nervoz.
E vetë po rrin i qetë.
Se më së shumti i plas njerëzit me qetësi dhe me lumturi.
Bile buzëqeshja është postbllok për dushmanët.


   

Qetësohuni.


Me njerëz të vjetër nuk ka rezultate të reja, prandaj ka ardhur koha për ndryshime.


Ramushi e quan Amerikën-Rusi.
Por Rusia nuk ka kërkuar heqjen e taksës, po Amerika, ndërsa Kadri Veseli i kapitulluar e shpall veten ideator të taksës dhe ideator të heqjes së taksës.


Shohim se disa po çmenden.
Hyp se t'vrava-zhdryp se t'vrava.


   

Sa shumë sharlatanë e injorantë paskemi ne, sot po e shoh.
Prej mendjes së madhe, deri sot nuk ju kam parë.


P.S. Sonte në Natën e Dëshirave dhe Pendesës, mos flini gjithë natën, po lutuni për lumturi dhe pendohuni për mëkate.
Mjafton të pendoheni, dhe sipas 'legjendës' mëkatet-falen n'alla minutë.
Unë besoj.




 


 


 




Nga Deēani, Shtunė, 29 Shkurt 2020 12:47, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.03089 sekonda me 39 veprime