Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmePOLITIKAZbulime tronditėse, ja kush e bėri ndarjen e vėllezėrve Jashari, pėrkatėsisht, tė Hamzės nga Ademi – ky ishte skenari i errėt i ‘Rognerit’   
Zbulime tronditėse, ja kush e bėri ndarjen e vėllezėrve Jashari, pėrkatėsisht, tė Hamzės nga Ademi – ky ishte skenari i errėt i ‘Rognerit’

Zbulime tronditëse, ja kush e bëri ndarjen e vëllezërve Jashari, përkatësisht, të Hamzës nga Ademi – ky ishte skenari i errët i ‘Rognerit’

Nga: Bota sot Më: 2 mars 2020 Në ora: 20:34


 
Foto galeri
Foto ilustrim "Bota sot"







Idriz Zeqiraj, publicist i njohur, në një shkrim të dërguar ekskluzivisht për gazetën “Bota sot”, ka folur për disa detaje të patrajtuara më parë.

Ai më këtë rast ka bërë thirrje që qeveria e koalicionit VV-LDK, duhet të ndërhyjë në korrigjimin e shtrembërimeve të qëllimshme të meritave të heronjëve, pra të asaj se kush e bëri ndarjen e vëllezërve Jashari, përkatësisht, të Hamzës nga Ademi.



Zeqiraj thekson se ishin qëllimet errëtake të “komandantëve të Rognerit”, për t`i bërë vend e emër vetës, me tendencën për njëfarë kundërvënie ndaj dikujt tjetër.


Idriz Zeqiraj
Foto galeri
“Qeveria e koalicionit VV-LDK, duhet të ndërhyjë në korrigjimin e shtrembërimeve të qëllimshme të meritave të heronjve. Ndarja e Vëllezërve Jashari, përkatësisht, të Hamzës nga Ademi, është krim i politikës së kuqe. Qëllimet errëtake të ‘komandantëve të Rognerit’, për t`i bërë vend e emër vetës, me tendencën për njëfarë kundërvënie ndaj dikujt tjetër, që, në fakt, dështoi turpshëm dhe baltosi projektuesit, "komandantët" hileqarë e hiçër, tashmë, është e lexueshme për shqiptarët dhe më gjerë. Dihet mirëfilli se Adem Jashari nuk ka shkrepur asnjë pushkë, asnjë plumb më shumë se vëllai i tij, Hamëza. Ademi pa Hamzën nuk do të ishte ai që është sot. Atëherë, pse duhej ndarë e veçuar dy vëllezërit, luftëtarë të barazvlershëm?”, ka potencuar publicisti i njohur.


KËTU mund ta lexoni shkrimin e plotë, ku zbulohen shumë të pathëna

Mes tjerash ai deklaron se për këtë krim të politikës, kryesisht, të ‘komandantëve’ pa ushtarë, të cilët nuk u bënë kurrë pjesë e luftës, përgjegjësi mbanë edhe familja e nderuar Jashari.

“Për këtë krim të politikës, kryesisht, të ‘komandantëve’ pa ushtarë, të cilët nuk u bënë kurrë pjesë e luftës, përgjegjësi mbanë edhe Familja e nderuar Jashari, për heshtjen e saj, për padrejtësinë që i bëhet Hamzës, pas flijimit sublim. Familja e dinë se aksionet me armë, rezistencën ka*shi pushtuesit, deri në flijimin e tyre, e bënë së bashku. Asgjë nuk i ndau. Atëherë, pse duhej ndarë, pas vdekjes, në emërtime rrugësh, institucioneve e deri në buste e shtatore të bronzuara?! Shtatorët e kryeçetanikëve të parë, krijues të grupeve të armatosura, përkatësisht, në Deçan, Drenicë e Llap, duhet të përfaqësoheshin në komunat e tyre nga: Sali Çekaj, Hamëz e Adem Jashari, Zahir Pajaziti. Korrigjimi duhet filluar nga shtatorja e Ademit në Skënderaj, t`i bashkangjitët edhe shtatorja e Hamzës, duke pasuar me emërtimet e pëbashkëta të Vëllezërve Jashari”, shkruan mes tjerash Zeqiraj.




Nga Deēani, Shtunė, 07 Mars 2020 19:35, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.14484 sekonda me 30 veprime