Shenimi i Fundit - padukshem
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

mergimtari.ch LajmeRisi nė Mergimtari.chTi Hashim Thaēi a je president i Kosovės apo je Precjednik Serbije?   
Ti Hashim Thaēi a je president i Kosovės apo je Precjednik Serbije?

Ti Hashim Thaçi a je president i Kosovës apo je Precjednik Serbije?

Nga: Ejup Berisha Më: 20 mars 2020 Në ora: 12:31


Hashim Thaçi

            O Hashim oooo a tkan lënë mendët o i ziu Hashim ti a je këndej pari a jo më thuaj a ke mendjen apo të është avulluar. Në këtë situatë kaotike për mbarë njerëzimin dhe për popullin e Kosovës të bëshë grushteti është më tepër se budallallëk pra është çmenduri. Ti President po don ta bëshë atë që në këto rrethana shum të vështira për njerëzimin nuk e kishte bërë as Lideri Veri Korean Kim Jung Un pra  grushtshtetin tani nuk e kishte bërë as ai psikopati i Koresë së Veriut e ti po, ti po don ta bëshë. O Hashim mblidh mendjen nëse e ke në kokë dhe kuptoe se prioritet i Kosovës nuk është ndarja e saj por ruajtja e tërësisë territoriale dhe e sovranitetit të shtetit. Ndarja është prioritet i Serbisë armikut shekullor të Kosovës dhe I popullit kosovar  pra ky projekt famkeq është i Vuqiqit dhe i Daçiçit. Hashim Thaqi ti je Presidenti i Republikës së Kosovës e jo Precjednik Republike Sërbije prandaj ti je i detyruar dhe i obliguar që kategorikisht tu thuash jo kolegëve të tu Serb pra ti atyre duhesh tu thuash Ndarje të teritorit të Kosovës nuk do të ketë asesi se këtë gjë nuk e lejoj un dhe popull im i Kosovës sepse ai është pasuria e jonë e shenjtë dhe shekullore e lënë amanet nga baballarët dhe stergjyshërit tanë. Ti Hashim ke harruar se duhesh të jeshë në vijën e parë te frontit për mbrojtjen e Kosovls dhe të qyetetarëve të saj e jo të vehesh në shërbim të idesë së serbëve për ndarje. A bën të na tregosh atëher se pse luftove në vitin 1998/99 athua vallë luftove për çlirimin e Kosovës, për kthimin e lirise së saj dhe mbrojtjen e teritorit nga ndarja apo luftove që të bëhesh funkcionar i lartë me qëllim që më vonë apo tash në qetësi bashk me Vuçiçin kolegun tënd Serb ti përdorni metodat dhe variantet për ndarjen e Kosovës. Hashim Presidenti gërshërët për ndarjen e Kosovës që ti tani i mbanë në duart e tua e mbajnë markën Made in Russia and Made in Serbia e Jo Made in Kosova apo Made in Albania  prandaj hiqi nga duart e tua ato gërshërë dhe merri gërshërët Made in Kosova dhe me to prej ca rroba ushtarake në fakt ti për vete prej dhe qepi ca rrobe të Komandantit suprem të forcave të armatosura të Republikes së Kosoves dhe priju bijëve dhe bijave që do të dalin në vijën e parë të frontit në luftën e shenjtë dhe hyjnore për ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë teritoriale të Kosovës të cilat për ty për ne dhe për çdo armik si Serbia dhe armiq të tjerë duhet të jenë të paprekshme të pandashme dhe të panegociueshme. Hashim trego nëse ke frikë nga Vuçiçi dhe Daçiçi kërko ndihmë nga populli yt i cili të ka dashur dhe mbrojtur sa her që ke pasur nevojë ti për të të mbrojtur. Për faktin që ti frigohesh mos bën tregti me teritorin e Kosovës dhe me interest tona kombëtare sepse kjo ndër ne qytetarët e ka emrin tradhëti kombëtare.




Nga Deēani, Premte, 20 Mars 2020 16:25, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.0245 sekonda me 30 veprime