Shėnimi i Fundit - padukėshėm
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Forum
Shtator 21, 2021, 11:28:49 MD *
Mirė se vini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalėkalimin dhe kohėn e identifikimit
 
   Forumi   Ndihmė Chat Artikull Identifikohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshtė
  Printo  
Autor Temė: Miladin Popoviqin nuk e vrau Haki Taha, as Fadil Hoxha  (Lexuar 41 herė)
0 Anėtarė dhe 1 Vizitor po shikojnė kėtė temė.
Deēani
Administrator
*
Shtator 21, 2021, 11:28:49 MD

Popullariteti: 0
Jo Nė Linjė Jo Nė Linjė

Gjinia: Mashkull
Kosova Kosova

  • Data e Regjistrimit:Gusht 26, 2021, 09:45:49 PD
  • Identifikimi i fundit:Shtator 11, 2021, 08:41:48 PD
  • Postime: 6


    Email
    « : Shtator 09, 2021, 03:52:29 MD »

    Miladin Popoviqin nuk e vrau Haki Taha, as Fadil Hoxha Shaban Polluzhėn, as Esat Pashėn Avni Rrustemi dhe as Skėnderbeun nuk e mbyti malarja

    NGA: FAHRI XHARRA MĖ: 9 SHTATOR 2021 NĖ ORA: 12:50

    expand the original image
    Fahri Xharra
    Krimi sa do tė qė tė jetė i pėrsosur dhe me kujdesin mė tė madh, krimi i ka edhe tė metat e organizimin dhe analistėt mediko-juridik, specialistėt e shėrbimeve sekrete por edhe qytetarėt me njė nuhatje tė lindur mund t`i gjejnė gabimet e pėrsosmėrisė sė krimit. Por varet se a iu lejohet tė flasin dhe me ēka kėrcėnohen ata.

    Vrasja e Miladinit ėshtė bėrė me njė skenar tė “mrekullueshėm” serb nė mėnyrė qė autori tė jetė shqiptar, qė tė largohet ēdo dyshim pėr serbėt, shqiptarėt tė krenohen me diēka qė nuk e kanė bėrė dhe shekujt tė lundrojnė me njė krenari tė rrejshme shqiptare. Bile nė pyetjen se ēka mendon pėr Milladin Popoviqin, S. Vukmanoviq Tempo pėrgjigjet: “Populli krijon mite dhe mirė ėshtė nganjėherė ta lėmė qė tė jetojė me ato mite”?!

    Vrasja e Miladin Popoviqit?

    Autori Jevrem Jovoviq jep njė detaj interesant:

    Ekipi mjekėsor, i cili ka bėrė obduksionet pėr Milladin Popoviqin dhe mėsusesin Haki Taha, ka konstatuar se Haki Taha ėshtė vra para Milladin Popoviqit. Kjo e dhėnė demanton dezinfomimin qė pėrhapin ca “nacionalist” shqiptar, se gjoja Milladinin e ka vra Haki Taha.

    WERBUNG

    Ja shqipėrimi i kėtij studimi historik, i historianit Jevrem Jovoviq (pjesa pėrmbyllėse):

    ... Milladini shkėlqyeshėm iu kudėrvu Aleksandėr Rankoviēit e Millovan Gjillasit pėr ndarjen e Kosovės nė tri pjesė. (…)

    Me rastin e ardhjes nė Prishtinė nė krye tė PK tė PKJ pėr Kosovė, Milladinit i ėshtė ofruar Elaborati i Vasa Ēubrilloviqit: “Ēėshtja e pakicave kombėtare nė Jugosllavi”. Ky Elaborat ėshtė pėrpiluar mė 3 nėntor 1944 dhe fare pak ndryshon nga ai i vitit 1938, tė cilin njėzėrit e lejon dhe e tumir qeveria serbe. Milladini, me urdhėrin e Titos, kėtė elaborat e hedh poshtė, hidhėrueshėm e gris dhe ua gjuan pėrpara Rankoviēit, Gjillasit, Tempos dhe Spasoje Gjakoviqit. Kthehet nė Kosovė ku vazhdon punėn sipas udhėzimeve tė Titos dhe vendimeve tė AVOJ-it. Nė Kosovė poashtu vjen edhe Spasoje Gjakoviqi me detyrė tė Sekretarit krahinor pėr punė tė bredshme, atėherė e quajtur OZNA. Nė mėnyrėn se si zhvilloheshin situatat, Milladini gjithėnjė e mė tepėr po bėhej pengesė e kundėrshtar ideor i Rankoviēit, S. Vukmiroviqit, S. Gjakoviqit tė cilėve iu bashkohet edhe D. Mugosha. Svetozar Vukmanoviq Tempo kėtė e vėrteton mė 1981, nė intervistėn qė i jep gazetarit bullgar nė lidhje me librin “Lufta pėr Ballkanin”. Nė pyetjen se ēka mendon pėr Milladin Popoviqin, S. Vukmanoviq Tempo pėrgjigjet: “Populli krijon mite dhe mirė ėshtė nganjėherė ta lėmė qė tė jetojė me ato mite”?! A i duhet komet i veēantė kėsaj?

    Milladin Popoviqi mė 13 mars 1945, nė orėn 10 e 30 minuta ėshtė vra nė zyrėn e vet nė KKK. Tė njėjtėn ditė S. Gjakoviqi e D. Mugosha i dėrgojnė telelegram A. Rankoviēit dhe nuk pėrmendin kurrfarė emri tė vrasėsit – pėmendet njė kamerier por jo edhe emri i tij. Tė njėjtėn ditė me telegram njoftohet edhe Tirana pėr vrasjen e M. Popoviqit.

    Rankoviēi, mė 14 mars, i dėrgon telegram KKK, nė tė cilin, pos tjerash, njofton qė nė varrim nė emėr tė KQ tė PKJ do tė marrin pjesė Milenko Gjuroviq, S. Gjakoviq dhe Dushan Mugosha..

    Mė 15 mars sėrish i dėrgohet telegram A. Rankoviēit. As ditėn e tretė nuk pėrmendet asnjė emėr vrasėsi. Theksohet qė “janė arrestuar disa persona tė dyshimtė, nė mes tyre edhe njė zėvendėskomandant i regjionit”. As me kėtė rast nuk pėrmendet emri i Haki Tahės, pėr tė cilin S. Gjakoviqi, pas 40 vjetėsh, thotė se ėshtė vrasės i M. Popoviqit. Mėsuesi Haki Taha ėhtė vrarė nė tė njėjtėn ditė(?) Obdukcioni vėrteton se ėshtė vrarė pėrpara M. Popoviqit. Pėrse nuk pėrmendej emri i Haki Tahės nė telegram? Pėrse S. Gjakoviqi e D. Mugosha komunikojnė vetėm me Rankoviēin? Pėrse babai e nėna e Milladinit nuk lejuan qė S. Gjakoviqi e D. Mugosha tė merrnin pjesė nė varrim?
    (https://drini.us/kush-e-ka-vra-milladin-popoviqin-sipas-jevrem-jovovicit/ sipas versionit origjinal :Revista “Alternativa”, nr. 3-4, gusht/shtator 1989, Lubljanė, f. 63/65

    Njė analizė shumė e thjeshtė, nė ato vite kur Kosova ishe nė gjendje tė jashtėzakonshme, dhe ēdo gjė kontrollohej nga OZN-a, dhe ndėrtesa e OZN-ės ishte e ruajtur dhe e kontrolluar ashtu siē dinė serbė ka qenė e pa mundur qė dikush i pa autorizuar tė futet mbrende. Bile, as Fadil Hoxhės i ka qenė e pamundur. Pos si do tė hynte Haki Taha i armatosur dhe tė kryente vrasjen?

    Edhe njė gjė: Pėrse babai e nėna e Milladinit nuk lejuan qė S. Gjakoviqi e D. Mugosha tė merrnin pjesė nė varrim?

    Dhe tjetra, nėna e Milladinit nė momentin e varrosjes ka vajtuar : Joj Milladine , Ubilli su te tvoji ! Tė gjitha kėto pėshpėriteshin ndėr shqiptar, por vetėm nė dhoma shtėpiake dhe ndėr njerėzit e besueshėm ndėr veti.

    Vrasja e Shaban Polluzhės?

    Akademik Hakif Bajrami shkruan: -“Rasti i patriotit Shaban Polluzha, flet pėr njė skenar miserabėl, kunder tė cilit me kohė reagoi Fadil Hoxha qė mė 16 janar 1945". Por, ai e shton edhe kėte: “Pas 8 shkurtit 1945 Fadil Hoxha nuk kishte as pushtet e as funksion edhe pse figuron se ishte “nėnkomandant”. Lidhur me Shaban Polluzhėn, kur ėshtė vra mė 20/21 shkurt 1945 Fadili ishte nė Beograd pėr reagim kundėr diktaturės ushtarake. Dhe nga ajo kohė e deri mė 1966 ishte “I hetuar” nė heshtje. ‘


    Mandej: Pengesa kryesore ishte Shaban Polluzha dhe ai duhet likuiduar: Mė 21 shkurt tė vitit 1945 nė fshatin Tėrstenik tė Drenicės ėhtė vrarė Shaban Polluzha, njėri ndėr komandantėt mė tė njohur tė zonės sė Drenicės gjatė luftės sė Dytė Botėrore.” Pas vrasjes sė Shaban Polluzhės dhe “paralizimit “ total tė Fadil Hoxhės , e dime se ēka ndodhi mė tutje.

    Ju lutem tė keni vėmendjen nė datat e cekura nė shkrim :

    -8 shkurt 1945 instalimi i Diktatures Ushtarake nė Kosovė-
    Pas 8 shkurtit 1945 Fadil Hoxha nuk kishte as pushtet e as funksion
    - Mė 21 shkurt tė vitit 1945 nė fshatin Tėrstenik tė Drenicės ėhtė vrarė Shaban Polluzha

    Pra? Sikur ta kishte vra Fadil Hoxha , ky do tė ishte njė rast i madhe pėr likuidimin e ti.

    Pse askush nuk flet pėr Ali Shukrinė, pse Ali Shukrija nuk u bė subjekt i urrejtjes shqiptare?

    Pėrgjegja ėshtė shumė e thjesht se pse ai e gjuajti plumbin e parė nė Shaban Polluzhėn nė bashkėpunim me partizanėt e Ramiz Alisė.
    Prapė serbėt krijojnė mite: “Populli krijon mite dhe mirė ėshtė nganjėherė ta lėmė qė tė jetojė me ato mite!”  A i duhet komet i veēantė kėsaj?

    Esat Pashė Toptani

    “Nė kohėn qė italianėt po pėrgatisnin terrenin pėr kthimin e Esatit, plani pėr vrasjen e pashait po pėrparonte. Mė 21 maj, pas njė qėndrimi prej dy javėsh nė Tiranė, studenti nga Libohova, Avni Rustemi, ishte kthyer nė Itali... Vėshtirė tė dihet se me ē’njerėz u takua dhe ēfarė bėri Avniu gjatė qėndrimit nė Shqipėri mes datave 5 dhe 21 maj 1920, por kur kaloi kufirin me tren nga Italia pėr nė Francė, ai kishte nė xhep 6,800 lira dhe 300 franga, qė llogariten gjithsej nė rreth 4,255 dollarė me vlerėn e sotme. Avniu arriti nė Paris mė 31 maj dhe u vendos nė Hotel des Tuileries, qė ia kishin rekomanduar disa studentė italianė nė Romė.....


    .... Esati i kishte treguar Pashiēit dhe anėtarėve tė tjerė tė delegacionit jugosllav se kandidatura e tij pėr fronin shqiptar po bėhej gjithnjė e mė e mundur, sepse tani kishte arritur tė merrte edhe mbėshtetjen e Italisė. U kishte thėnė se do tė kthehej me kėnaqėsi nė Shqipėri, madje do ta bėnte kėtė menjėherė....

    ... Atė ditė, ai do tė hante drekė me Xhemilin dhe Elizėn nė restorantin L’Escargot d’Or. Nė orėn njė pa njė ēerek zbritėn tė tre pėr tė shkuar tek automobili, qė ishte parkuar nė tė djathtė tė hyrjes sė Continentalit. Esati kishte veshur njė xhaketė gri, mbi tė cilėn mbante rozetėn e Oficerit tė Legjionit tė Nderit dhe Kryqin francez tė Luftės... Pak minuta mė vonė u mėsua se ishte vrarė Esat Pasha dhe njeriu qė kishte shkrehur armėn kishte qenė Avni Rustemi. Ky kishte qėndruar i fshehur pas njėrės prej shtyllave tė hyrjes nė pritje tė pashait.” (https://lapsi.al/2018/10/17/rrefimi-si-u-vra-esat-pashe-toptani-nga-avni-rustemi-ne-paris/ )



    Serbė e vranė Esat Pashėn? pse, do tė thuani. Sepse ai kishte marrė ofertė mė tė mirė nga italianėt pėr tradhėtin e ti . Serbėt kėte e dinin.

    Pse u zgjodh Avniu si vrasės, dhe pse grushtat i kishte nga shoferėt e taksive ?

    Ju merr mendja qė vrasja e njė burrė-shtetit tė huaj nė Francė, aso kohe njė mike e madhe e Serbisė, tė dėnohej vetėm me tre muaj burg?

    Prapė serbėt krijojnė mite: “Populli krijon mite dhe mirė ėshtė nganjėherė ta lėmė qė tė jetojė me ato mite”?! A i duhet komet i veēantė kėsaj?

    A vdiē Skėnderbeu nė pyllė tė dimrit nga Malarja?

    Qė 550 vjet jetojmė me njė mashtrim tė madh turko-venedikas se Skėnderbeun e mbyti Malarj. Dhe as kush deri mė sot tė thotė diēka ndryshe.

    “Gjithėherė kam pase dyshime rreth vdekjes se beftė tė Heroit tonė Kombetar nė Lezhė me 17 Janar 1468, kur thuhet se “vdiq nga malarja” …Nga malarja nė janar? Vdekja e tij vjen nė nji kohė kur Venediku ishte shterngue me mbrojte zotnimet e veta prej osmaneve ne ate qe quhej Shqipnia Venedikase – “Albania Veneta” – shkruan Ilir Seci nė studimin e tij.

    Me anė tė marrėveshjeve me osmanėt Venediku hoqi qafe rivalėt e hershėm Republiken detare tė Gjenovės. Kėshtu qė nė fillimin e luftės me Osmanėt nė vitin 1467 venedikasve iu interesonte mbeshtetja dhe pėrthithja e tanė potencialit shqiptar pėr me perballue osmanėt por nuk i interesonte Skėnderbeu si komandant legjendar i cili nuk pranonte nėnshtrim ndaj askujt, as ndaj Venedikut. Ishte Janari 1468 njė rast i mirė pėr venedikasit me e hjeke qafe njė kundėrshtar qė kishte shkaktuar vetėm andrralla pėr ta? Perveē venedikasve ishin edhe osmanėt tė interesuem pėr vdekjen e Skėnderbeut, ata kishin qenė tė interesuem nga dita e parė…Ta kenė helmue njė nga kėto tė dy fuqi, Osmanėt ose Venedikasit? Ku i dihet…por malarja nė muajin Janar mė duket si e zorshme me u kapėrdi…

    (https://lexo-shqip.net/archives/179004/dyshime-rreth-vdekjes-se-befte-te-heroit-tone-kombetargjergj-kastriotit/ )

    Duke e llogaritur se ēfarė dimrash tė ashpėr ishin para 500 e kusur vjetėve, po si mund tė fluturonin mushkonjat nė ato temperatura?

    Edhe e dyta, mushkonjat tona e kanė pushimin letargjik tė dimrit.

    Pak njohuri: “ Riprodhimi nis kur meshkujt dalin nga gjendja e pupės dhe temperatura mesatare arrin 21 °C. Mashkulli dhe femra ciftėzohen ne fluturim, duke fekonduar vezėt nė 10-15 sekonda. Mashkulli ngordh pak kohė mė mbrapa dhe femra menjėhere duhet te thithi gjak deri sa vezėt tė arrijnė nė pjekjen etyre. Mbasi ėshtė ushqyer, depoziton vezėt nė siperfaqe tė ujit. Vezėt hapen mbas disa ditėsh duke nxjerrur larvat te cilat ushqehen me mbetjet vegjetale ne dekompozim. Nė dy javė ato transformohen ne pupė, qė ėshtė dhe faza finale, kėshtu kryejne metamorfozen nė formėn e rritur, fazė kjo qė zgjat disa ditė. Kur tė rriturit dalin prej ujit, meshkujt ushqehen me nektar, kurse femrat duhet te presin disa ditė deri sa tu forcohet aparati i gojes, qe tu bėjė tė mundur tė ushqehen pėr herė tė parė me gjak. Nė temperaturat e ulta, femrat e fekonduara dimėrojne deri nė pranveren e ardhshme dhe zakonisht ngordhin pasi depozitojnė vezėt" (fxh, mėsim nga libri i Biologjisė )

    Si e thash edhe nė fillim, ēdo krim sa do tė jetė i organizuar nė mėnyrėn ma ideale, edhe pas 550 vjetėsh dalin kokat qė me njė tė menduar tė mpreht e shpalosin sekretin e krimit.

    Ky shkrim do tė ngjallė mospajtime, varėsisht se nga jemi dhe sė cilės ideologji i takojmė, por unė e bėra mė tė mirėn, qė mos jetojmė nė rrenat e serbė, dhe pėr Skėnderbeun nė mashtrimin pesė shekullor tė “Albania Venetes”.

    Identifikuar
    Faqe: [1]   Shko Lart
      Printo  
     
    Shko te:  

    Mundėsuar nga MySQL Mundėsuar nga PHP Powered by SMF 1.1.21 |SMF © 2013, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!
    Faqja u krijua nė 0.066 sekonda me 18 veprime.


    MKPortal C1.2 rc2 ©2003-2008 mkportal.it
    Faqe e krijuar nė 0.01957 sekonda me 28 query